Author: shqiperia

Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se “kur studentët dalin në protestë, kjo flet më shumë për dështimin e atyre që për vite kishin pushtetin, sesa për ata që sot po punojnë për të gjetur zgjidhje”.Nga VLEN gjithashtu thonë se BDI sot po e instrumentalizon pakënaqësinë e studentëve dhe po përpiqet të përfitojë politikisht nga një problem që vetë e ka lënë zvarrë.”Kjo është skandaloze. Kishte ministra, institucione, mekanizma dhe gjithë pushtetin e nevojshëm për ta mbyllur këtë çështje njëherë e mirë. Nuk e bëri. Jo pse nuk mundi, por sepse ishte e zënë me hajni, me Soravi,…

Lexo më shumë

Nga partia opozitare maqedonase LSDM, thonë se politikat katastrofike ekonomike të Qeverisë së Hristijan Mickoskit po i lënë mijëra familje pa punë, pa mjete jetese, në rrugë.Nga LSDM thonë se derisa paratë po pompohen brutalisht përmes tenderëve kriminalë, mbi 1,500 punëtorë kanë mbetur pa punë në periudhën e kaluar.”Kjo do të thotë 1,500 fate njerëzore, tavolina bosh dhe një e ardhme e pasigurt për mijëra qytetarë. Javën e kaluar, “Arteks” nga Koçani pushoi së punuari – 100 punëtorë tekstili mbetën në rrugë, pa punë dhe pa pagat e tyre të larta. Vetëm pak javë më parë, punëtorë u pushuan nga…

Lexo më shumë

Studentët shqiptar të universiteteve në Maqedoninë e Veriut, sot duke filluar nga ora 12:30, do të protestojnë, ndërsa kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.Studentët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve, pasi siç thonë kjo nuk është vetëm ‘lufta’ e tyre, por është ‘luftë’ për mbrojtjen e gjuhës.Për shkak të protestës, do të ketë kufizime në trafik. Studentët kanë thënë se se rruga e lëvizjes do të jetë nga përpara sheshit “Karposhovo Vostanie”, rrugës “11 Mars”, përmes Urës së Gurit, dhe do të vazhdojë përgjatë rrugës “Nikola Vapcarov” dhe do të përfundojë në rrugën…

Lexo më shumë

Mot sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë. Temperatura maksimale që arrijnë 23 gradë, sipas informacionit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.Deri në fund të ditës, moti do të mbetet i qëndrueshëm, me vranësira të lehta deri në mesatare dhe erë të lehtë deri në mesatare nga veriperëndimi.Nesër pritet mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me temperatura minimale nga 0 deri në 9 gradë, ndërsa temperaturat ditore do të lëvizin nga 19 deri në 25 gradë.

Lexo më shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Llugë të Podujevës. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.“Sot rreth orës 18:00, në fshatin Llugë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Ahmeti.Sipas saj, me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

Lexo më shumë

Nga 1 shtatori pritet të vihet në përdorim linja e parë e Trenit Urban nga Zelenikova deri te Qendra Transportuese Shkup, me gjatësi 25 kilometra. Këtë e paralajmëroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikolloski, i cili tha se paraprakisht do të kryhen testime. Për dy linjat e tjera do të shpallet një tender për të shkurtuar afatin për përfundimin e plotë të këtij projekti për më pak se një vit. Ai theksoi se dinamika e punimeve është e mirë dhe të tre linjat do të jenë funksionale në fund të vitit 2027.Linja e parë që shkon nga Zelenikova përmes…

Lexo më shumë

Më 5 prill 1994, bota e muzikës u trondit nga lajmi i vdekjes së Kurt Cobain, këngëtarit dhe liderit të legjendarit grupi Nirvana. Ai u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Seattle, në një ngjarje që autoritetet e klasifikuan si vetëvrasje. Në moshën 27-vjeçare, Cobain iu bashkua kështu të ashtuquajturit “Klubi i 27-ave”, duke u bërë pjesë e një liste tragjike artistësh të rinj që humbën jetën në kulmin e karrierës. Cobain ishte zëri i një brezi të tërë. Muzika e tij, e mbushur me emocione të forta, dhimbje dhe revoltë, reflektonte pasionin dhe pasiguritë e rinisë së…

Lexo më shumë

Deputeti Salih Murat nga Fronti Evropian ka reaguar ndaj qeverisë së koalicionit OBRM-PDUKM, VLEN dhe ZNAM, duke e akuzuar për diskriminim të vazhdueshëm dhe të qëllimshëm ndaj komunitetit turk.Murat thekson se që nga themelimi i shtetit, por veçanërisht nën qeverisjen aktuale, turqit në Maqedonia e Veriut po përballen me përjashtim sistematik në pothuajse të gjitha institucionet shtetërore.Sipas tij, qeveria po injoron në mënyrë të vetëdijshme parimin kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe proporcional, duke shpërfillur amendamentet kushtetuese, vendimet e gjykatave, raportet e Ombudspersonit dhe dokumentet ndërkombëtare.Murat ka renditur disa nga shembujt konkretë të kësaj, duke theksuar se: Në 64 pozita…

Lexo më shumë

Kompania që është përzgjedhur nga tenderi për të kryer punimet është vendore dhe sipas projektit të miratuar, edhe segmenti i dytë i rrugës Shkup-Bllacë do të jetë me statusin e autostradës dhe jo të magjistrales, siç kanë qarkulluar zëra në opinion se mund të ketë ndryshim që projekti të kushtoj më lirë, thonë udhëheqësit e Ministrisë së transportit dhe lidhjeve. Sikurse Ministri Aleksandër Nikollovski ashtu edhe Zëvendësministrja Kaltrina Zekolli patën thanë për TV21 që më së voni në janar 2026 do të fillojnë punimet për segmentin e dytë në terren. Edhe ky afat i caktuar u shkel dhe nuk dihet…

Lexo më shumë

Një nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si po trajtohet politika gjuhësore në Maqedonia e Veriut, duke e cilësuar atë si të paplotë dhe të pamjaftueshme për një shtet multietnik.Sipas tij, në shtete me përbërje të larmishme etnike, përgjegjësia kryesore bie mbi elitën politike dhe shoqërore që të ndërtojë politika të qëndrueshme ligjore dhe institucionale, të cilat pasqyrojnë realitetin multietnik dhe frymën e diversitetit në çdo segment të shoqërisë.Mexhiti thekson se ligji aktual për gjuhët është “gjysmak”, duke paralajmëruar se zgjidhjet e pjesshme prodhojnë pasoja të pjesshme dhe nuk adresojnë problemin në thelb.Në…

Lexo më shumë