Author: shqiperia

Nuk dihet kur do të lirohen 128 milionë euro nga programi IPARD 3. Komisioni Evropian nuk ka dhënë afate konkrete për shqyrtimin e raportit që qeveria e Maqedonisë e dorëzoi lidhur me skandalin e korrupsionit me drejtorin e Agjencisë së Pagesave, Ile Stoilev, që çoi në pezullimin e pagesave.Ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski, në emisionin Biznis 21 tha se në takimin në Bruksel kërkuan që raporti të shqyrtohet sa më shpejt, por nuk morën përgjigje konkrete, vetëm një sinjalizim që do të merret në shqyrtim.“Diskutuam për raportin e dorëzuar, që të shqyrtohet sa më shpejt dhe ai në mënyrë praktike…

Lexo më shumë

Vendimi i Këshillit të Prokurorëve që të mos vazhdojë mandatin e prokurores Ivana Aleksova – Trajçeva, e cila për një vjet e gjysmë punoi në lëndën “Pulse”, krijoi shqetësim te te familjarët e viktimave, të cilët kërkojnë efikasitet në procedurë.Ata theksojnë se vazhdimësia në këtë rast nuk është formalitet, por parakush kryesor për procedurë efikase.“Me ndryshimin e prokurorit, lënda kalon te një prokuror i ri, i cili do të duhet që nga fillimi të njihet me teorinë e rastit, provat dhe të gjithë procedurën. Kjo sjell një rrezik real për vonesa shtesë, zvarritje të proceseve gjyqësore dhe cenim të vazhdimësisë”,…

Lexo më shumë

Moti sot do të jetë i vranët me kushte për reshje lokale të shiut në pjesën lindore të vendit.Temperatura minimale do të jetë nën 0 gradë celsius, kurse temperatura ditore do të arrijë deri në 18 gradë celsius.Stabilizim të motit do të ketë nga dita e hënë, kurse të martën dhe deri në fundjavë moti pritet të jetë i ndryshueshëm me reshje të shiut, posaçërisht në pjesën perëndimore të vendit.

Lexo më shumë

Nuk dihet kur do të lirohen 128 milionë euro nga programi IPARD 3. Komisioni Evropian nuk ka dhënë afate konkrete për shqyrtimin e raportit që qeveria e Maqedonisë e dorëzoi lidhur me skandalin e korrupsionit me drejtorin e Agjencisë së Pagesave, Ile Stoilev, që çoi në pezullimin e pagesave.Ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski, në emisionin Biznis 21 tha se në takimin në Bruksel kërkuan që raporti të shqyrtohet sa më shpejt, por nuk morën përgjigje konkrete, vetëm një sinjalizim që do të merret në shqyrtim.“Diskutuam për raportin e dorëzuar, që të shqyrtohet sa më shpejt dhe ai në mënyrë praktike…

Lexo më shumë

Prokuroria Themelore Publike në Ohër ka hapur zyrtarisht hetimet për vrasje nga interesi kundër 53-vjeçarit Zh.G. nga fshati Bërvenicë i Tetovës, duke zbardhur një skenar rrëqethës ku vrasja ka ndodhur për të parandaluar të ndjerin Klime Mitreski (76 vjeç) që të anulonte kontratën për mirëmbajtje të përjetshme.Kjo kontratë, e nënshkruar te noteri në shkurt të vitit 2025, parashikante që pas vdekjes së të moshuarit, i dyshuari nga Bërvenica do të trashëgonte një pasuri të madhe të paluajtshme, por viktima kishte nisur procedurat për ta shkëputur këtë marrëveshje.Sipas organit të akuzës, më 25 mars 2026, pas një debati të ashpër për…

Lexo më shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e shtetit, nëpunës policorë kanë privuar nga liria 12 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.Prej tyre, shtatë kanë vozitur pa patentë shoferi, nga të cilët njëri është ftuar për bisedë zyrtare në Sveti Nikollë.“Ndërsa, gjashtë të tjerët janë privuar nga liria në Tetovë, Kumanovë, Dellçevë, Manastir dhe dy në Kërçovë. Katër shoferë në Tetovë, Kumanovë, Berovë dhe Resnjë kanë drejtuar automjet nën ndikim të alkoolit. Ndërsa, dy shoferë në Shkup dhe Strugë kanë drejtuar automjet edhe pse kishin ndalim aktiv për drejtim…

Lexo më shumë

Sondazhi i sotëm pasqyron qartësisht mbështetjen popullore për qeverisjen me duar të pastra të VLEN-it. Padyshim që lufta e pakompromist ndaj korrupsionit, investimet kapitale dhe rehabilitimi i tërësishëm i komunave tona përkthehet në përkrahjen e madhe për modelin qeverisës të VLEN-it, ka reaguar kështu kryetari i Lëvizjes Deemokratike, Izet Mexhiti pas publikimit ë anketës së fundit e cila e nxjerr VLEN-in para BDI-së me mbështetje tek qytetarët.Sipas Mexhitit ky sondazh është demanti më i mirë, siç tha ia ndaj fushatave kaotike dhe lajmeve të rrejshme.‘’Mbështetja publike konfirmon se qytetarët e përkrahin ndryshimin e materializuar nga VLEN-i dhe vlerësojnë rezultatet konkrete,…

Lexo më shumë

Shoqata e Infermierëve të Maqedonisë së Veriut është bërë zyrtarisht anëtar i Federatës Botërore të Infermierëve.Ata thonë se bota po i vlerëson ata por shteti jo. Sipas tyre, trajtimi i dobët sistemik po i detyron infermierët të hiqen dorë nga profesioni i tyre.“Shoqata sot zyrtarisht kalon në unionin e shoqatave të infermiereve, e cila mbledh të gjitha shoqatat e infermiereve, pesë në numër të cilat i kryeson shoqata “Për ne”. Me nënshkrimin e këtij memorandumi, profesioni i infermiereve do të përforcohet, duke u njohur edhe institucionalisht, aty ku merren vendimet. Aty ku flitet për infermieret , ato do të jenë…

Lexo më shumë

Ndërtimet pa leje në Strugë nuk do të tolerohen më. Ky është mesazhi i qartë që vjen nga Komuna, pas një takimi pune të zhvilluar nga kryetari Mendi Qyra me përfaqësues të Inspektoriati Shtetëror për Ndërtim dhe Banim.Në takim, ku morën pjesë drejtori Zuheir Rexhepi si dhe inspektorët Jeton Rustemi dhe Mevlan Ramadani, u diskutua gjendja reale në terren dhe numri i madh i lëndëve të grumbulluara ndër vite nga ankesat e qytetarëve.Sipas njoftimit, shumë shpejt priten hapa konkretë: do të nisë një aksion i përbashkët inspektimi mes inspektorëve lokalë dhe atyre shtetërorë. Fokusi kryesor do të jetë në zonat…

Lexo më shumë

Mundësia e zbatimit të provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe vazhdon trajtimin. Qeveria ka formuar grup të ekspertëve dhe siguron se po punohet intensivisht për ta mbyllur. Po punohet në përputhjen e ligjit dhe rregulloreve. Nuk jepen afate se kur procesi do të përfundoj, por nga koalicioni VLEN kanë fajësuar ish ministrat shqiptarë të drejtësisë që kanë anashkaluar harmonizimin ligjor. Izet Mexhiti njëri nga liderët e koalicionit VLEN nuk ka përjashtuar mundësinë që përpos ligjit të jurisprudencës të hapen edhe ligje të tjera juridike.“Është formuar në kuadër të qeverisë grup i ekspertëve, i cili po punon intenzivisht për ta mbyllur…

Lexo më shumë