Author: shqiperia

Siç njoftojnë nga MPB, dje nga Ndihma e Shpejtë është raportuar se në një shtëpi në Kisella Vodë të Shkupit është gjetur një grua e vdekur.Bëhet fjalë për N.A.L e moshës 43 vjeçare nga Shkupi, njofton Telegrafi.Nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë është vërtetuar vdekja.Po ashtu është bërë edhe këqyrja e vendit të ngjarjes, kurse me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi./Telegrafi/

Lexo më shumë

Siç njoftojnë nga MPB, më 28.03.2026 në orën 18:00 në Shkup, në rajonin e Bit Pazarit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria H.J. (41), pas një denoncimi paraprak se në shtëpi fizikisht e ka sulmuar vjehrrën e saj 66-vjeçare. Më 29.03.2026 në orën 00:35 në SPB Shkup, një grua 41-vjeçare denoncoi se më 28.03.2026 ishte sulmuar fizikisht me send të fortë nga vjehrra e saj K.F. (66).Më 28.03.2026 në orën 15:35 në Shkup, në rajonin e Bit Pazarit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria S.D. (46) nga Shkupi, pas një denoncimi paraprak se në…

Lexo më shumë

LSDM-ja opozitare akuzon pushtetin se i ka lënë të vetëm qytetarët në betejën me rritjen e çmimeve të produkteve bazë.Sipas kësaj partie ndërsa shtrenjtimet ndodhin Qeveria nuk ka kurrfarë masash për të përmirësuar standardin e qytetarëve.“Qeveria e Mickoskit i la qytetarët që të përballen të vetëm me varfërinë dhe me pagat e ulëta. Nuk ndërmori masa për të parandaluar rritjen e çmimeve. Në markete gjithçka është shtrenjtuar, vezët, vaji, specat, domatet, ndërsa pagat ngecin. Është mëse e qartë se në vend të standardit të qytetarëve po mbrohen interesa biznesi,” deklaroi Renata Mlladenovska, LSDM.

Lexo më shumë

Mbi 40 ton vezë të pashënuara nga Serbia janë shkatërruar në deponinë e Drislës, pasi shërbimet e inspektimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në koordinim me Administratën Doganore, parandaluan një përpjekje për t’i importuar ato ilegalisht në vend.Operacioni u krye në pikën kufitare Tabanoc, ku pas një inspektimi të detajuar, u zbuluan gjithsej 572,400 vezë të freskëta, të fshehura pas paletave të para me mallra të deklaruara siç duhet. Në njërën dërgesë u gjetën 270,000 dhe në tjetrën 302,400 vezë të pashënuara. Sipas AUV-së, kishte indikacione se këto produkte do të shënoheshin shtesë dhe do të tregtoheshin në…

Lexo më shumë

Prokuroria Themelore Publike e Koçanit ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes në afërsi të Vinicës ku është gjetur një trup i pajetë, i plagosur me armë zjarri.Po ndërmerren masat e nevojitur, kurse personi është identifikuar si gjahtar, i cili ka qenë pjesë e grupit.Nga PTHP sqarojnë se po ndërmerren aktivitete për sigurimin e provave. Po ashtu në pyetje janë marrë tre persona të huaj dhe një nga Maqedonia të cilët hetohen nëse janë përfshirë në këtë rast./Telegrafi/

Lexo më shumë

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka nisur kontrolle të shtuara për të luftuar ekonominë joformale dhe për të rritur disiplinën fiskale në vend. Fokusi i aksionit janë subjektet që ushtrojnë veprimtari dhe realizojnë qarkullim pa sistem fiskal të regjistruar.Sipas të dhënave zyrtare, 6.451 tatimpagues aktivë me të punësuar nuk kanë pajisje fiskale për evidentimin e pagesave në para të gatshme.Nga këta, 3.115 janë të regjistruar edhe për TVSH, çka tregon se bëhet fjalë për biznese me aktivitet të rregullt.Kontrollet në fazën e parë do të përqendrohen pikërisht te këto subjekte për t’i detyruar të harmonizohen me ligjin.DAP ka identifikuar…

Lexo më shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj iniciativave të fundit që, sipas tyre, synojnë të anashkalojnë zbatimin e drejtpërdrejtë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në provimet për kandidatët juristë, duke i cilësuar këto përpjekje si “mashtrim” dhe shmangie të obligimeve ligjore. Në reagimin e tyre, nga BDI theksojnë se çështja e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet e jurisprudencës nuk kërkon zgjidhje të reja, por vetëm respektim të ligjit ekzistues.“Çfarëdo iniciative e re që synon të anashkalojë zbatimin e drejtpërdrejtë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në provimet për kandidatët juristë përbën një mashtrim të madh dhe…

Lexo më shumë

Çarshia e Vjetër e Shkupit, dikur zemra e qytetit, po humb një nga elementët më karakteristikë të saj, zërat tradicionalë që i jepnin shpirt këtij vendi historik. Thirrjet e zejtarëve, tingujt e çekiçëve dhe komunikimi i gjallë mes tregtarëve po zbehen dita-ditës. Punishtet po mbyllen njëra pas tjetrës, ndërsa ata pak mjeshtër që kanë mbetur luftojnë të mbijetojnë mes mungesës së subvencioneve, interesit institucional dhe kushteve minimale për punë. Zejtarët kërkojnë reagim urgjent nga institucionet për të shpëtuar atë që ka mbetur nga zanatet tradicionale dhe për të rikthyer dinjitetin e Çarshisë.Ekrem Neziri, bojaxhia më i vjetër në Çarshinë e…

Lexo më shumë

Sot fillon rikonstruksioni i aeroportit “Shën Apostull Pali” në Ohër, në prani të kryeministrit Hristijan Mickoski, ministrit të Transportit Aleksandar Nikolloski dhe drejtorit të TAV Maqedoni, Nexhat Kurt.Bëhet fjalë për rikonstruksionin e parë më të madh të aeroportit që nga ndërtimi i tij në vitin 1952. Ndërhyrjet e fundit më të vogla janë realizuar gjatë modernizimit në vitin 2011.Sipas autoriteteve, projekti do të mundësojë përmirësimin e kushteve për udhëtarët dhe rritjen e numrit të fluturimeve. Ministri Nikolloski theksoi se objekti deri vonë nuk ka qenë plotësisht i legalizuar, gjë që ka paraqitur pengesë për zhvillim.Aktualisht, aeroporti i Ohrit operon me…

Lexo më shumë

Siç njoftojnë nga MPB, do të ketë regjim i posaçëm i komunikacionit sot në Shkup për shkak të garës atletike.“Më datë 29.03.2026, me fillim në orën 10:00, në Shkup do të mbahet garë atletike në gjatësi prej 10 km, me itinerar nga Vodno e Mesme përgjatë rrugës rajonale (R2138) deri te parkingu i manastirit Shën Pantelejmon dhe anasjelltas”, thonë nga MPB.Për këto arsye, Njësiti për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit, ndërsa qarkullimi do të ridrejtohet nëpër rrugët përreth.Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel qytetarëve që t’i respektojnë urdhrat e…

Lexo më shumë