Author: shqiperia

Siç njoftojnë nga MPB, një këmbësor është lënduar në aksidentin që ka ndodhur mbrëmë në Bërvenicë.Sipas policisë, shoferi është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.”Më 28 mars 2026, rreth orës 20:50, në SPB Tetovë është denoncuar se në fshatin Sedllarcë të Poshtme, Komuna e Bërvenicës, automjeti ka goditur këmbësorin Z.S (70) nga Tetova.Pas aksidentit, këmbësori ka marrë lëndime të rënda trupore që janë konstatuar në Spitalin e Tetovës./Telegrafi/

Lexo më shumë

Siç njoftojnë nga MPB, më 28.03.2026, në ora 16:11, në SPB Vinicë, nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore është raportuar se në afërsi të varrezave të qytetit në Vinicë është gjetur i vdekur D.A. (56) nga fshati Lipec, rajoni i Vinicës. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.Në lidhje me ngjarjen, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria I.L. (24), G.P. (80), S.R. (55), të gjithë nga Republika e Greqisë, si dhe S.Z. (57) nga fshati Zhabeni, rajoni i Manastirit, njfoton Telegrafi.”Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve nga ana e SPB…

Lexo më shumë

Faton Pollozhani nga BDI vlerëson se deklarata e fundit e Hristijan Mickoski konfirmon shqetësimet e mëparshme lidhur me realizimin e Korridorit 8.“Çështja nuk është më lokale, por thelbësisht strategjike. Ndërprerja ose mosrealizimi i një segmenti kyç e cenon funksionalitetin e të gjithë korridorit dhe vë në pikëpyetje rolin e tij si lidhje e rëndësishme infrastrukturore në rajon”, tha Pollozhani.Ai kërkoi qartësi nga institucionet mbi statusin aktual të projektit, arsyet reale të ndryshimeve të mundshme dhe hapat konkretë për garantimin e vazhdimësisë së tij.“Referencat ndaj UNESCO duhet të trajtohen seriozisht dhe transparent, por nuk duhet të shërbejnë si alibi për të…

Lexo më shumë

Pas vendimeve të fundit të Këshillit të Prokurorëve Publikë për përzgjedhjen e prokurorëve në PTHPNKOK, Prokuroria Publike tashmë ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar efikasitet dhe zhvillim të qetë të të gjitha procedurave në vazhdim.Asnjë proces i filluar, siç njoftoi sot, nuk do të pësojë vonesa ose ndërlikime të pajustifikuara, dhe në sallën e gjyqit do të ketë një prokuror publik të gatshëm për të përfaqësuar akuzën.“Prokuroria Publike është një organ i vetëm dhe një ndërrim i mundshëm i prokurorit publik gjatë zhvillimit të rasteve, i cili mund të ndodhë për arsye të ndryshme, nuk ndikon…

Lexo më shumë

Struga përfundimisht nuk do të lidhet me autostradën Ohër–Kërçovë, pasi po bëhet gjithnjë e më e sigurt se segmenti nga Trebenishta deri në Qafë-Thanë, i cili duhej të lidhej me autostradën 57 kilometra të gjatë, nuk do të ndërtohet. Kryeministri Hristijan Mickoski e konfirmoi këtë sot.“Ky segment me shumë gjasë nuk do të mbetet në plan, sepse kjo nuk varet nga ne, por varet nga UNESCO. Megjithatë, po kërkohet mënyra se si të përmbyllet edhe kjo tërësi, sepse hyn në perimetrin e UNESCO-s dhe këtu do të gjejmë një mënyrë që përsëri të kemi komunikacion të sigurt ndërmjet këtyre dy…

Lexo më shumë

Studentët shqiptarë në Shkup kanë nisur një aksion simbolik duke vendosur afishe në vende të ndryshme të qytetit, përmes të cilave kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.Në pankartat e vendosura, mesazhi është i qartë: “Shqip kemi mësuar – provimin shqip do japim”, duke shprehur pakënaqësinë dhe kërkesën për respektimin e të drejtës për arsimim në gjuhën amtare.Studentët theksojnë se kërkesa e tyre është legjitime dhe lidhet drejtpërdrejt me barazinë në sistemin arsimor, duke bërë thirrje që institucionet përgjegjëse të reagojnë dhe të mundësojnë mbajtjen e provimit edhe në gjuhën shqipe.Ky veprim vjen në një kohë…

Lexo më shumë

Në Gostivar këto ditë kanë filluar punimet për rregullimin e parkut të qytetit, një projekt që synon ta shndërrojë këtë hapësirë në një zonë moderne, funksionale dhe gjithëpërfshirëse për rekreacion dhe pushim.Siç informojnë nga komuna, projekti parashikon “një sërë ndërhyrjesh infrastrukturore dhe estetike, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe krijimin e një hapësire rekreative moderne”, kurse ndër ndërhyrjet kryesore është ndërtimi i një ure këmbësorësh që do të lidhë të dy anët e parkut dhe do ta lehtësojë lëvizjen e vizitorëve.”Po bëhet transformimi i Parkut të Qytetit në kuadër të projektit “Lidhja e rajoneve”, i financuar…

Lexo më shumë

Siç njoftojnë nga MPB, dje nga Ndihma e Shpejtë është raportuar se në një shtëpi në Kisella Vodë të Shkupit është gjetur një grua e vdekur.Bëhet fjalë për N.A.L e moshës 43 vjeçare nga Shkupi, njofton Telegrafi.Nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë është vërtetuar vdekja.Po ashtu është bërë edhe këqyrja e vendit të ngjarjes, kurse me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi./Telegrafi/

Lexo më shumë

Siç njoftojnë nga MPB, më 28.03.2026 në orën 18:00 në Shkup, në rajonin e Bit Pazarit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria H.J. (41), pas një denoncimi paraprak se në shtëpi fizikisht e ka sulmuar vjehrrën e saj 66-vjeçare. Më 29.03.2026 në orën 00:35 në SPB Shkup, një grua 41-vjeçare denoncoi se më 28.03.2026 ishte sulmuar fizikisht me send të fortë nga vjehrra e saj K.F. (66).Më 28.03.2026 në orën 15:35 në Shkup, në rajonin e Bit Pazarit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria S.D. (46) nga Shkupi, pas një denoncimi paraprak se në…

Lexo më shumë

LSDM-ja opozitare akuzon pushtetin se i ka lënë të vetëm qytetarët në betejën me rritjen e çmimeve të produkteve bazë.Sipas kësaj partie ndërsa shtrenjtimet ndodhin Qeveria nuk ka kurrfarë masash për të përmirësuar standardin e qytetarëve.“Qeveria e Mickoskit i la qytetarët që të përballen të vetëm me varfërinë dhe me pagat e ulëta. Nuk ndërmori masa për të parandaluar rritjen e çmimeve. Në markete gjithçka është shtrenjtuar, vezët, vaji, specat, domatet, ndërsa pagat ngecin. Është mëse e qartë se në vend të standardit të qytetarëve po mbrohen interesa biznesi,” deklaroi Renata Mlladenovska, LSDM.

Lexo më shumë