Author: shqiperia
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.2 Rihter goditi brigjet lindore të Kamçatkës, në Lindjen e Largët Ruse. Observatori Kombëtar i Baticës së SHBA-së lëshoi një paralajmërim për cunami, duke raportuar se tërmeti ishte me magnitudë 7.4. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti erdhi nga një thellësi fokale prej 51 kilometrash./vizionplus.tv
Stafi i një restoranti amerikan mbeti i habitur pasi një klient la një bakshish prej 9,000 eurosh, përpara se të zbulonte motivin e gjestit. Në mënyrë të veçantë, stafi në Mason Jar Cafe’s në Michiga , tha se zakonisht shohin bakshishë që variojnë nga 15 në 25 përqind të faturës totale. Megjithatë, ndonjëherë ata kanë fat… Duke folur për The Hill, menaxheri Tim Sweeney tha: Herë pas here klientët lënë bakshish edhe 100 dollarë. Por ne kurrë nuk kishim parë diçka të tillë. Menduam se ishte një shaka. Klienti pagoi një faturë prej 32,43 dollarësh në restorant la një bakshish prej 10,000 dollarësh . Natyrisht, me një bakshish kaq të madh, Sweeney donte të sigurohej që…
Vazhdon avancimi i ukrainasve në Kursk, por edhe në rajonin e Belgorodit, ndërkohë që autoritetet lokale ruse vazhduan me evakuimin e disa fshatrave që ndodhen pranë kufirit ruso-ukrainas. Megjithatë, sipas një raporti të CNN, Moska po “i afrohet me shpejtësi” një qendre kryesore ushtarake në Ukrainën lindore, pavarësisht pushtimit të suksesshëm të Kurskut nga Kievi. Ukraina tha se ka kapur më shumë se 1,000 kilometra katrorë të territorit rus që nga fillimi i sulmit të saj të befasishëm, duke detyruar dhjetëra mijëra rusë të largohen nga shtëpitë e tyre. Zyrtarët ukrainas thanë se ushtria e tyre, tashmë rreth 35 kilometra në territorin rus,…
Për shkak të stilit të shpejtë të jetesës, ushqimit të parregullt dhe jo të duhur, ndodh mbajtja e tepërt e ujit në trup Nyjat e fryra, pesha e tepërt e trupit dhe përgjumja janë vetëm disa nga simptomat që tregojnë këtë problem. Mbajtja e ujit në trup mund të ndodhë për shumë arsye, por kjo do të thotë që uji nuk nxirret jashtë në sasi të mjaftueshme. Sistemet e organeve për nxjerrjen e lëngjeve, kryesisht veshkat dhe limfa, nuk nxjerrin jashtë mjaftueshëm lëngje dhe më pas ndodh mbajtja e tij – nën lëkurë, në disa organe, në disa pjesë të…
“Të thuash se po i afrohemi një marrëveshjeje armëpushimi është një gabim,” tha sot një zyrtar i lartë i Hamasit, pasi Presidenti i SHBA Joe Biden tha dje, të premten, se një marrëveshje për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve “nuk ka qenë kurrë kaq afër.” “Ne nuk po përballemi me një marrëveshje apo negociata të vërteta, por me imponim të urdhrave amerikanë,” tha Sami Abu Zohri, një anëtar i zyrës politike të Hamasit, në një deklaratë për AFP, duke thënë se pati “një pengesë të madhe” gjatë bisedimeve të mbajtura të enjten dhe të premten në Doha mes vendeve ndërmjetësuese, SHBA-së, Katarit dhe…
Al Hilal ka fituar Superkupën e Arabisë Saudite, pasi mposhti thellë në finale Al Nassr e Cristiano Ronaldos. Edhe pse portugezi zhbllokoi rezultatin dhe kaloi Al Nassr në avantazh në fund të pjesës së parë, goli i tij nuk mjaftoi. Me fillimin e pjesës së dytë, rezultati u përmbys. Në minutën e 55-të, Milinkovic Savic barazoi sfidën. Më pas, dopieta e Aleksandar Mitrovic dhe goli i Malcom, vulosën sfidën në shifrat 1-4. Ekipi i Ronaldos mundet thellë në finalen e Superkupës së Arabisë Saudite / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Gjermania planifikon të përgjysmojë ndihmën ushtarake për Ukrainën në planin e saj buxhetor për vitin 2025, tha sot një burim parlamentar për AFP. Qeveria e Olaf Scholz nuk parashikon ndihmë shtesë përtej 4 miliardë eurove të përfshira në buxhetin e vitit të ardhshëm për të ndihmuar ushtarakisht Ukrainën, tha burimi, duke konfirmuar raportet e shtypit. Ndihma e Berlinit, e cila kontribuon më së shumti pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sivjet arrin në 8 miliardë euro. Në këmbim, Gjermania po mbështet “në krijimin, brenda kuadrit të G7 dhe Bashkimit Evropian, të një instrumenti financiar që do të përdorë asetet e ngrira ruse”, shtoi një burim…
Zhurmat e çekiçëve dhe makinerive të ndërtimit e thyejnë heshtjen e verës në kryeqytetin pothuajse të boshatisur në kulmin e pushimeve vjetore. Më gjithë udhëzimet e Qeverisë kundër për parandalimin e valës së nxehtësisë që punëtorët e ndërtimit të mos dalin në temperatura të larta në mesditë, në qendër të Shkupit, punëtorët po punojnë në ndërtesat e papërfunduara nga projekti kontrovers i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, i njohur si “Shkupi 2014”. Dhjetëra ndërtesa mbetën të papërfunduara dhe të papërdorura pas ikjes së Gruevskit në Hungari dhe ndryshimit të Qeverisë në vitin 2017. Kryeministri i ri maqedonas, Hristijan…
Emërimi i Jeton Buçit si drejtor në N.P. “Parqet dhe Gjelbërimet” nga ana e Qytetit të Shkupit ka shkaktuar reagime në OBRM-PDUKM. Nga kjo parti thonë se Buçi është kuadër i BDI-së dhe se kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska po zbaton planin e BDI-së dhe LSD-së për ta ngulfatur qytetin në mbeturina, që më pas të akuzohet qeveria. “Emërimi i Jeton Buçit nga BDI, si dhe drejtorët në NQP, janë dëshmi se nga kush vuan Shkupi. BDI dhe LSD qi qeveri e kapën Arsovskën, e korruptuan dhe shantazhuan dhe tani ajo është zbatuesja e padiskutueshme e të…
Tre “rregullat” bazë të kujdesit për lëkurën për ta mbajtur atë të shëndetshme dhe me shkëlqim janë të thjeshta: pastrimi, mbrojtja nga dielli dhe hidratimi. Më poshtë, ne po ndajmë pesë fakte të rëndësishme rreth hidratimit, prandaj mos e anashkaloni më kurrë këtë hap. Përmirëson elasticitetin e lëkurës Elasticiteti i referohet aftësisë së lëkurës për t’u shtrirë dhe për t’u kthyer në formën e saj origjinale menjëherë. Humbja e këtij elasticiteti e bën lëkurën të duket e lirshme dhe e varur, prandaj dermatologët thonë se hidratimi është një nga sekretet më të mëdha kundër plakjes. Rezulton në një pamje të reduktuar të rrudhave Hidratimi…










