Author: shqiperia
Një familje, mes tyre gjashtë fëmijë, janë vrarë në Rripin qendror të Gazës, pas sulmeve izraelite në territorin e rrethuar palestinez. Të paktën 25 palestinezë u vranë në 24 orët e fundit, tha të dielën Ministria e Shëndetësisë në Gaza. Prindërit dhe gjashtë fëmijët e tyre u vranë në Deir el-Balah në pjesën qendrore të Rripit, tha Spitali i Martirëve Al-Aksa. Gjyshi i fëmijëve tha se nëna e tyre punonte për Kombet e Bashkuara. “Vajza ime, së bashku me bashkëshortin dhe gjashtë fëmijët e saj, flinin të qetë në shtëpi në Deir al-Balah. Ata u kapën në befasi, një raketë…
Freskim Rama, i njohur për të gjithë si Kimi, është rikthyer në Kosovë pas shtatë vitesh. Ylli i “American Idol” lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram. Ai në video tregon momentin emocionues të takimit me nënën në prani të familjarëve të tjerë. Kim shpërthen në lot dhe tregon se ka pasur mall të madh për ta, meqë u bë një kohë e gjatë që nuk ka qenë në vendlindje. “Shtatë ditë, shtatë muaj, shtatë vjet pa e parë familjen time”, nis postimi i artistit. View this post on Instagram A post shared by…
Një zjarr i përmasave të mëdha është aktivizuar mesditën e sotme në kodrat e fshatit Frakull e Vogël në Fier. Zjarri ka pershkuar mbi 30 hektarë kullota dhe pemetari. I favorizuar nga era e fortë zjarri eshte përhapur në disa vatra duke përfshirë edhe ullishte. Zjarrëfikësit ndodhen në zonë, por nuk mund të bëjnë dot ndërhyrje pasi terreni është malor dhe nuk ka rrugë. Banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri, pasi situata është tepër e vështirë dhe zjarri po i afrohet banesave. /vizionplus.tv
Sulmuesi kosovar Albin Berisha ka realizuar gol në debutim te Hansa Rostock, duke shënuar kundër Hertha Berlinit, në kuadër të Kupës së Gjermanisë. Berisha që befasoi të gjithë duke zgjedhur skuadrën e Bundesliga 3, përfitoi nga një gabim i portierit për ta barazuar rezultatin. Portieri mysafir ia dhuroi topin Berishës, i cili e kishte të lehtë të realizonte në portën e zbrazur (46’). Albin Berisha debuton me gol tek Hansa Rostock, shënon kundër Hertha Berlinit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Manchester City e nis sot mbrojtjen e titullit me derbin që luan si mysafirë kundër Chelseat në “Stamford Brigde”, shkruan Reporteri.net. Kjo përballje vjen si debutim për Enzo Marescan pëballë Pep Guardiolas me të cilin ka punuar për një kohë. Ja formacionet zyrtare: Chelsea: Sanchez, Gusto, Fofana, Colwill, Cucurella; Lavia, Caicedo, Enzo; Palmer, Jackson, Nkunku. Man City: Ederson; Lewis, Akanji, Dias, Gvardiol; Kovacic, De Bruyne, Bernardo; Savinho, Haaland, Doku. City nis mbrojtjen e titullit me derbin kundër Chelseat, formacionet zyrtare / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Izraeli është i angazhuar në negociata komplekse për kthimin e pengjeve të tij të mbajtur në Gaza, por gjithashtu do të duhet t’u përmbahet parimeve jetike për sigurinë e tij”, tha sot kryeministri Benjamin Netanyahu në fillim të një takimi të kabinetit izraelit. “Ka gjëra për të cilat ne mund të jemi fleksibël, dhe ka gjëra për të cilat nuk mund të jemi fleksibël dhe ne i përmbahemi atyre. Ne e dimë shumë mirë se si të bëjmë dallimin midis të dyjave,” tha ai. Përveç kësaj, siç raporton Agence France-Presse, kryeministri izraelit bëri thirrje për “presion kundrejt Hamasit”, duke denoncuar “refuzimin” për…
Pas një sulmi me dron, kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së tha se situata e sigurisë bërthamore në termocentralin Zaporizhzhia në Ukrainë është duke u përkeqësuar. Rafael Grossi, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), tha se ai është i shqetësuar dhe bëri thirrje për përmbajtje maksimale nga të gjitha anët për të mbrojtur termocentralin. Agjencia tha se ndikimi i goditjes ishte në një rrugë jashtë objektit dhe rreth 100 metra nga e vetmja linjë e mbetur e tensionit të lartë. Fabrika u kap nga forcat ruse në fillim të luftës dhe është përballur me sulme të përsëritura për…
Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, 41 vjeçarja nga Shkupi është arrestuar sot në mëngjes për shkak të sulmeve ndaj të tjerëve, dëmtim të gjësendeve dhe agresive ndaj policëve. “Sot në ora 6:30 në Shkup në Kisella Vodë, zyrtarët policorë kanë arrestuar J.V (41) nga Shkupi duke vepruar pas një denoncimi të mëhershëm për prishjes të rendit dhe qetësisë si he për sulm fizik ndaj D.T dhe I.M”, thonë nga policia. Ata sqarojnë se e privuara nga liria po ashtu ka sulmuar gjësende në kazino dhe në mënyrë agresive është sjellur ndaj policëve. “Pas dokumentimit të rastit, ndaj…
Për javën e ardhshme, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Si pasojë e tërheqes së masave ajrore të nxehta me origjinë nga veriu i Afrikës dhe depertimit të masave ajrore të freskëkta e të lagështa me origjinë nga veriu i Europës (pra kalim Fronti). Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe kthjellime të herëpasherëshme. Vranësirat priten të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar në formën e shtrengatave afatshkurta shoqëruar hera- herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Në mesjavë pritet një kthesë e motit ku me kalimin e…
Koreja e Veriut ka dënuar inkursionin e Ukrainës në Rusi, duke e cilësuar si një “akt të pafalshëm terrorist të mbështetur nga Uashingtoni dhe Perëndimi”, duke shtuar se gjithmonë do të jetë përkrahë Rusisë, e cila sipas Phenianit po synon të mbrojë sovranitetin e saj. “Ne dënojmë fuqishëm sulmin e armatosur ndaj teritorit rus nga regjimi i [presidentit ukrainas, Volodymyr] Zelensky, që është nën kontrollin dhe mbështetjen e SHBA-së dhe Perëndimit dhe e cilësojmë si një akt të pafalshëm agresioni dhe terrori”, tha Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut, përmes një deklarate të transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve,…












