Author: shqiperia

Një tragjedi e re familjare në Maqedoni. Një vrasje tronditi Rosomanin pasi, sipas informacioneve fillestare, një djalë vrau nënën e tij, njoftojnë nga AIM.Ngjarja u konfirmua nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore në Kavadar, ekipi i të cilit shkoi menjëherë në vendin e thirrjes, por mundi të konfirmonte vetëm vdekjen.”Ekipi ynë konfirmoi një plagë fatale me thikë në qafë. Për shkak të ashpërsisë së lëndimit, gruaja vdiq në vend”, tha mjeku Ratko Grkov nga Shërbimi i Urgjencës së Kavadarit.Më shumë informacione rreth rastit priten të jepen nga policia./Telegrafi/

Lexo më shumë

Nga MPB njoftojnë se dje në orën 18:55, në rrugën Shtip–Radovish, është matur shpejtësia e një veture “Mercedes” me targa të Shkupit prej 178 km/h jashtë vendbanimit, ku shpejtësia e lejua është 110 km/h.“Ndaj shoferit P.K. (33) nga Radovishi janë ndërmarrë masat përkatëse dhe ai do të përballet me sanksionin e paraparë ligjor”, thonë nga MPB.Kontrollet në komunikacion me automjetet speciale për matjen e shpejtësisë do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim në territorin e të gjithë shtetit, me qëllim sanksionimin e shkelësve, rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e pjesëmarrësve në komunikacion.

Lexo më shumë

Miomat e mitrës janë një nga gjendjet më të shpeshta gjinekologjike te gratë në moshë riprodhuese. Edhe pse bëhet fjalë për tumore beninje, ato shpesh mund të ndikojnë ndjeshëm në shëndetin dhe cilësinë e jetës së pacienteve, duke shkaktuar gjakderdhje të bollshme menstruale, dhimbje ose ndjenjë presioni në legenin e vogël, si dhe probleme me fertilitetin. Dr. Josif Gjoreski, gjinekolog-obstetër, shpjegon se mjekësia moderne ofron qasje të reja terapeutike që mundësojnë trajtim efikas me qasje minimalisht invazive. Ndër to veçohen ablacioni me radiokuencë dhe ai me mikrovalë si teknika që përdorin energji termike të kontrolluar për shkatërrimin e indit tumoral,…

Lexo më shumë

Sot në mëngjes temperaturat më të ulëta janë regjistruar në Kodër të Diellit me -3 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale prej 9 gradë është matur në Gjevgjeli, njofton DPHM.Në Kodër të Diellit shtresa e borës ka arritur 59 centimetra.”Në qytetet e tjera janë matur temperatura në Mavrovë -2, Manastir dhe Pretror -1, Tetovë, Prilep, Ohër dhe Krushevë – 0, Berovë 2″, thonë nga DPHM.

Lexo më shumë

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.Trafiku jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.”Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM.Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/

Lexo më shumë

Momenti aktual gjeopolitik është jashtëzakonisht i favorshëm për zgjerimin e Bashkimit Evropian, por kjo mundësi historike duhet të shfrytëzohet menjëherë sepse bota po ndryshon me shpejtësi, thotë ambasadori francez në vend, Christophe Le Rigollier, për “Radio Evropa e Lirë”, duke vlerësuar gatishmërinë e Maqedonisë për të filluar negociatat.Sipas tij, faza qendrore për hapjen e kapitujve të parë dhe më të rëndësishëm të quajtur “Vlerat Themelore” është hapja e ndryshimeve kushtetuese, pikërisht siç parashikohet në kornizën negociuese, dhe kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Bullgarinë, ai bën një dallim midis procesit evropian dhe çështjeve dypalëshe.Le Rigollier tha se rruga e integrimit…

Lexo më shumë

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior.Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri 6, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 10 deri 18 gradë celsius.Gjatë ditëve në vijim moti pritet të jetë i ndryshueshëm dhe me reshje shiu./Telegrafi/

Lexo më shumë

Nga Bashkimi Demokratik shprehen se tashmë zyrtarisht u anulua Korridori 8, segmenti Trebenishtë-Qafë Thanë, që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë.Ata theksojnë se për një muaj kanë ngritur këtë çështje, kurse pushteti i ka cilësuar këto si shpifje, ndërsa, siç thonë nga BDI, doli e vërteta në shesh.”Edhe një projekt i anuluar, edhe një e drejtë e mohuar nga kjo qeveri. Një gjë u premtojmë, do të mbani përgjegjësi”, thonë nga BDI.Për anulimin e Korridorit 8 në Strugë, u shpreh deputeti nga Struga, Bekim Qoku, i cili mbrojti Qeverinë duke thënë se fakti që ka arritur kjo rrugë deri këtu,…

Lexo më shumë

Pas deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski se Struga nuk do të lidhet me autostradën Ohër – Kërçovë, u shpreh edhe deputeti nga Struga, Bekim Qoku.Sipas deputetit Qoku, kritikat e opozitës nuk mund të merren seriozisht sepse për dy dekada nuk arriti tëndërtojë asnjë kilometër autostradë.”Korridori 8 po ndërtohet pikërisht nga kjo qeveri, me një dinamikë të paparë deri më sot. Kjo sepse të gjitha qeveritë e mëparshme kanë dështuar plotësisht në këtë drejtim. Kostoja e projektit pritet t’i kushtojë shtetit rreth 1.4 deri në 1.7 miliardë euro, ndërsa përfundimi i punimeve është planifikuar për vitin 2029. Opozita ka të drejtë…

Lexo më shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski sot në deklaratë për media e përsëriti qëndrimin se Qeveria nuk do të pranojë ndryshime kushtetuese në kushte, siç i cilësoi ai, në mënyrë të drejtpërdrejtë prekin identitetin maqedonas.”Për shkak të politikave të këqija kriminale dhe tradhtare të qeverisë së mëparshme, pozita jonë është e tillë siç është. Por këto janë procese historike dhe ne do të luftojmë. Tek fqinji ynë lindor, politikanët për të zbatuar parimin e zhivkovizmit pritën dekada që të lindin politikanë të tipit të atyre që ishin në shtatë vitet e fundit. Kështu që, nëse duhet, edhe ne do të presim dekada. Por…

Lexo më shumë