Author: shqiperia

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga muaji janar deri në muajin korrik Shqipëria është vizituar nga 6.3 milionë turistë të huaj. Teksa ndan shifrat, Rama thotë se gjithashtu është rritur numri I bizneseve, veçanërisht në Sarandë e Vlorë e po ashtu është rritur xhiroja në pjesën tjetër të vendit. Rama thotë se infrastruktura e zhvilluar më tutje nga viti i kaluar, qoftë ajo rrugore apo ajo e furnizimit me energji e me ujë, si edhe masat e marra për mbrojtjen e ujërave larës kanë dhënë kontribut të padiskutueshëm në rritjen e cilësisë së sezonit, por mbetet ende…

Lexo më shumë

Festa e sotme është përkujtim se askush nuk na liroi, por ne e çliruam veten. Shteti maqedonas nuk u dhurua, por u fitua dhe u fitua me një luftë të vështirë dhe të drejtë nacionalçlirimtare… Ju, ushtarët dhe oficerët, kadetët dhe veteranët e ushtrisë jeni rojtarët e vërtetë të trashëgimisë, shtetit maqedonas të lirë që para 80 viteve ia lanë KAÇKM-së paraardhësit tanë të guximshëm. Këtë e theksoi presidentja dhe komandante supreme e Armatës, Gordana Siljanovska Davkova, në fjalimin e saj para të pranishmëve në ceremoninë qendrore me rastin e 18 gushtit – Ditës së Armatës të Republikës së Maqedonisë…

Lexo më shumë

Turqia është “pushtuar” nga flakët, ku si pasojë u plagosën 21 persona dhe u detyruan rreth 4 000 banorë të evakuohen. Sipas mediave të huaja, zjarri u përhap në pesë qytete dhe provinca, duke përfshirë qytetin e tretë më të madh të vendit, Izmirin “Flakët në Izmir, që vazhdojnë prej dy ditësh, kanë plagosur 21 persona”, njoftoi kryetari i bashkisë “Gjatë natës, 17 shtëpi banimi u dogjën, 105 shtëpi dhe 44 vende pune u evakuuan, dëmtuar 1600 hektarë tokë në Izmir”, tha ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve. Autoritetet qëndrojnë në gatishmëri deri në mes të shtatorit për shkak të kushteve…

Lexo më shumë

Dy mjetet lundurese janë përplasur në plazhin e Velipojës, në thellësi të detit rreth 1 milje jashtë përimetrit të sigurisë. Përplasja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e manovrave të gabuara. Dy mjetet lundruese Jet Ski, drejtoheshin nga dy shtetasit italian N. L., 19 vjeç, dhe S. D., 20 vjeç. Si pasojë e përplasjes, ka ngelur i dëmtuar njëri prej dy drejtuesve, shtetasi N. L, i cili ndodhet për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës. Të dy mjetet lundruese Jet Ski u bllokuan nga shërbimet e Policisë Kufitare. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e…

Lexo më shumë

Mendon se suksesi yt varet vetëm nga përkushtimi, aftësitë dhe njohuritë? Ndoshta, por a e ke menduar ndonjëherë se si zgjedhja e veshjeve mund të ndikojë në mënyrën se si të tjerët të perceptojnë dhe mbi të gjitha, në suksesin tënd? Po, dollapi yt mund të jetë çelësi i fshehtë që të hap dyert e suksesit! Ja se si ngjyrat, stili dhe kombinimi i rrobave që vesh mund të ndikojnë të ardhmen tënde: 1. Psikologjia e ngjyrave: A e dije se ngjyrat që zgjedh të veshësh mund të komunikojnë mesazhe të ndryshme? Ngjyra e kuqe përçon vetëbesim dhe energji, ndërsa…

Lexo më shumë

Katër persona në Durrës janë arrestuar pasi dyshohen se kanë vjedhur tre automjete. Sipas njoftimit zyrtar, dy prej të arrestuarve, vodhën njërin prej automjeteve duke u prezantuar si punonjës parkingu. “Në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Stacionit të Policisë Plazh, pas kallëzimit nga tre shtetas se u kishin vjedhur automjetet që kishin në përdorim, menjëherë kanë organizuar operacionin e koduar “Three”. Në kuadër të këtij operacioni, brenda një kohe të shkurtër, është bërë e mundur të lokalizohen vendndodhjet e tre automjeteve të vjedhura, të cilat…

Lexo më shumë

  Zjarrfikësit vazhdojnë betejën me 11 zjarre aktive. Në njoftimin e Qendrës për Menaxhim me Kriza në krye vazhdon të jetë zjarri në rajonin e Jasenit, i cili pothuajse një muaj të plotë është aktiv. Zjarri nuk ka të ndalur as në Galiçicë, në afërsi të Resnjës dhe Ohrit. Situatë e njëjtë edhe në komunën e Dollnenit dhe Makedonski Brodit. Sipas njoftimit të QMK-së pothuajse nuk ka zonë pyjore pa zjarre. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizat ditë më parë tha se shpresëdhënëse janë paralajmërimet për reshje të mundshme të shiut gjatë ditës së sotme, gjë që do të…

Lexo më shumë

Pas ditëve përvëluese me temperature të larta, mesditën e kësaj të diele, qarku i Korçës është “pushtuar” nga reshje shiu, të cilat janë shoqëruar me stuhi dhe breshër në disa zona të juglindjes së vendit. Shirat dhe stuhitë më të dendura kanë qënë në fushën e Maliqit. Reshjet kanë sjellë dëmtime jo vetëm në kultura bujqësore drufrutore, por në fshatin Sovjan në bashkinë Maliq, era e fortë ka rrëzuar çatinë e një banese. /vizionplus.tv    

Lexo më shumë

Edhe pse kthimi i TVSH-së nga aplikacioni “TVSH-ja ime” duhet të kishte filluar në fillim të muajit gusht, ashtu siç ka qenë gjithmonë, kthimi vonon. Qytetarët të cilët kanë skanuar në tremujorin e dytë të vitit 2024 ende nuk i kanë marrë paratë, ndërsa arsyet ende nuk bëhen të ditura. Me formimin e Qeverisë së re, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Kocoska theksoi se TVSH-ja ime do të vazhdojë të aplikohet. Kujtojmë se 15% nga TVSH-ja e përllogaritur zbatohet që nga 1 korriku i vitit 2019, kurse qytetarët mund të kthejnë maksimum 2.100 denarë për tre muaj./Telegrafi/ Qytetarët…

Lexo më shumë

Sulmet ajrore izraelite, të kryera gjatë natës, kanë lënë të vrarë të paktën 19 persona. Në mesin e viktimave janë një grua dhe gjashtë fëmijët e saj. Sulmet izraelite përfshijnë një sulm në orët e para të së dielës në një shtëpi në qytezën Deir al-Balah, ku u vra gruaja me gjashtë fëmijët e saj, sipas spitalit Martirët e Al-Aksës. Ndërkaq, një sulm ajror në qytezën Xhabalija goditi dy banesa, duke vrarë dy burra, një grua dhe vajzën e saj, tha Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara…

Lexo më shumë