Author: shqiperia

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot në një konferencë për shtyp ka akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoskin po shet interesat e vendit.”Ju të gjithë e dëgjuat Hristijan Mickoskin. Ai ishte i përgatitur të priste me dekada që Maqedonia të anëtarësohej në BE. Të shpërdoronte dekada të jetës suaj, të jetës së fëmijëve tuaj, nipërve dhe mbesave tuaja, brezave të ardhshëm të vendit.Pas këtij rrëfimi nga Mickoskin, tani është e qartë për të gjithë se çfarë po ndodh në Maqedoni. Me Mickoskin dhe grupin e tij të organizuar kriminal, nuk ka anëtarësim në Bashkimin Evropian. Pra, dekada varfërie të garantuar, breza të…

Lexo më shumë

Në zgjedhjet e mbajtura në Kantonin e Bernës, qytetarët kanë zgjedhur 160 deputetë. Mes tyre, edhe Shasime Osmani, e cila u zgjodh deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernit. Ajo është shqiptare me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, respektivisht nga Kërçova.Gjyshi i Shasimes kishte shkuar në Zvicër në vitin 1979 nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut, ndërsa babai i saj iu bashkua në vitin 1993. Vetë Shasimja shkoi në Zvicër me nënën në vitin 1999, në moshën 1-vjeçare.Ajo është studente e drejtësisë në Universitetin e Bernit. Ka përfunduar kualifikimin në biznes dhe ka një diplomë profesionale. Është rritur në lagjen…

Lexo më shumë

Këshilli i Prokurorëve Publikë e hodhi poshtë unanimisht iniciativën e Prokurores Publike Lençe Ristoska dhe kështu vendosi që Kryeministri Hristijan Mickoski nuk ka ndikuar në pavarësinë e saj dhe, përmes deklaratave publike, po ushtron presion mbi veprimet e saj në rastet “Talir” në të cilat akuzohet partia OBRM-PDUKM.Siç shpjegoi anëtarja Marijana Ilieska, Komisioni ka përcaktuar se deklaratat dhe sulmet nuk lidhen me veprime specifike që do të vinin në dyshim pavarësinë e prokurores.”Mungesa e individualizimit përjashton mundësinë e përcaktimit të ndikimit real dhe specifik. Edhe pse këto deklarata nga Kryeministri, ku ai e quan atë një “mediokritet me një matricë…

Lexo më shumë

Në Gjykatën Penale të Shkupit, i akuzuari Stojançe Jovanovski, bashkëshorti i Ivanës e cila më 2 mars të këtij viti, së bashku me vajzën e saj gjashtëvjeçare, humbën jetën pasi ranë nga ballkoni i një ndërtese në lagjen Taftalixhe.Jovanovski akuzohet për veprat penale lëndim trupor përkatësisht lëndime të kryera si vepër e vazhdueshme e dhunës në familje, rrezikim të sigurisë dhe nxitje dhe ndihmë në vetëvrasje.Gjyqtari që udhëheq me rastin është Ivica Stefanovski.Jovanovski në gjykatë tha se nuk e kupton pse akuzohet për “nxitje të vetëvrasjes”, dhe për dy veprat e para penale të “lëndimit trupor” dhe “rrezikimit të sigurisë”…

Lexo më shumë

SPB Tetovë njofton se e kanë gjetur një të mitur e cila ishte paraqitur si e humbur.”Më 30.03.2026 në ora 02:20, punonjës policie nga DPB Gostivar kanë gjetur të miturën M.J. (16) nga Shkupi në banesën e personit R.Sh. (19) në Gostivar.Ajo paraprakisht ishte denoncuar se ishte larguar nga shtëpia në Shkup, ndërsa pas gjetjes i është dorëzuar nënës së saj, kurse R.Sh. është privuar nga liria për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më shumë

Ish-ministri i Jashtëm, Bujar Osmani sot ka akuzuar OBRM-PDUKM-në se po minon procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut.Osmani përmes profilit të tij në Facebook ka theksuar tre arsyeje të ngecjes së procesit eurointegrues të vendit.”Janë tre arsye që veprojnë njëkohësisht dhe e bëjnë këtë kurs të qëndrueshëm.1. Sponsorizimi i jashtëm.Kjo qeveri është ndërtuar me mbështetje nga një elitë politike evropiane skeptike ndaj BE-së, e njohur si kanal i ndikimit rus brenda Unionit. Kjo mbështetje nuk synon përshpejtim të integrimit, por zbehje dhe relativizim të tij në Ballkan.2. Mungesa e kundërpeshës së brendshme.Faktori shqiptar ka qenë historikisht garancia e orientimit euro-atlantik.…

Lexo më shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është arrestuar një banor 27-vjeçar i Rosomanit, i cili dyshohet se këtë mëngjes vrau nënën e tij.Nga MPB thonë se personi ka pranuar se ka kryer vrasjen. Një djalë dyshohet se ka vrarë nënën e tij në Rosoman “Më 30.03.2026, punonjës të policisë nga Stacioni Policor i Kavadarit arrestuan I.R. (27) nga Rosomani. Në Departamenti i Policisë në Veles, ai vetë deklaroi se këtë mëngjes rreth orës 07:30, në shtëpinë e familjes, me përdorim të një objekti të mprehtë i shkaktoi plagë prerëse nënës së tij 54-vjeçare, e cila vdiq nga plagët…

Lexo më shumë

Një tragjedi e re familjare në Maqedoni. Një vrasje tronditi Rosomanin pasi, sipas informacioneve fillestare, një djalë vrau nënën e tij, njoftojnë nga AIM.Ngjarja u konfirmua nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore në Kavadar, ekipi i të cilit shkoi menjëherë në vendin e thirrjes, por mundi të konfirmonte vetëm vdekjen.”Ekipi ynë konfirmoi një plagë fatale me thikë në qafë. Për shkak të ashpërsisë së lëndimit, gruaja vdiq në vend”, tha mjeku Ratko Grkov nga Shërbimi i Urgjencës së Kavadarit.Më shumë informacione rreth rastit priten të jepen nga policia./Telegrafi/

Lexo më shumë

Nga MPB njoftojnë se dje në orën 18:55, në rrugën Shtip–Radovish, është matur shpejtësia e një veture “Mercedes” me targa të Shkupit prej 178 km/h jashtë vendbanimit, ku shpejtësia e lejua është 110 km/h.“Ndaj shoferit P.K. (33) nga Radovishi janë ndërmarrë masat përkatëse dhe ai do të përballet me sanksionin e paraparë ligjor”, thonë nga MPB.Kontrollet në komunikacion me automjetet speciale për matjen e shpejtësisë do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim në territorin e të gjithë shtetit, me qëllim sanksionimin e shkelësve, rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e pjesëmarrësve në komunikacion.

Lexo më shumë

Miomat e mitrës janë një nga gjendjet më të shpeshta gjinekologjike te gratë në moshë riprodhuese. Edhe pse bëhet fjalë për tumore beninje, ato shpesh mund të ndikojnë ndjeshëm në shëndetin dhe cilësinë e jetës së pacienteve, duke shkaktuar gjakderdhje të bollshme menstruale, dhimbje ose ndjenjë presioni në legenin e vogël, si dhe probleme me fertilitetin. Dr. Josif Gjoreski, gjinekolog-obstetër, shpjegon se mjekësia moderne ofron qasje të reja terapeutike që mundësojnë trajtim efikas me qasje minimalisht invazive. Ndër to veçohen ablacioni me radiokuencë dhe ai me mikrovalë si teknika që përdorin energji termike të kontrolluar për shkatërrimin e indit tumoral,…

Lexo më shumë