Author: shqiperia
Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë një 43-vjeçar në fshatin Mërqi, si rezultat i operacional kombëtar “Territor i pastër”. 43-vjeçari me iniciale F.T kishte kultivuar 250 bimë cannabisi, në pyll, në afërsi të fshatit Gjash. Më tej, gjatë kontrollit në një ambient në pronësi të këtij shtetasi, Policia gjeti një sasi farash cannabisi që dyshohet se posedoheshin me qëllim kultivimin. “Si rezultat i kontrolleve dhe hetimeve proaktive që po kryhen në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, nga Komisariati i Policisë Lezhë u godit…
Një konflikt mes tre adoleshentëve ka përfunduar në përdorimin e thikave në qytetin e Kukësit, ku për pasojë është plagosur rëndë një 15-vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të premtes në qendër të qytetit. Sipas policisë konflikti ka nisur fillimisht verbalisht për motive të dobëta, por më pas ka agravuar deri në përdorimin e armëve të ftohta. Blutë kanë shoqëruar autorin e dyshuar, bashkëmoshatar i të plagosurit, ndërkohë është shoqëruar edhe një 14-vjeçar i cili ishte bashkë me autorin në momentin e plagosjes. Urgjenca e Kukësit, pasi i ka dhënë ndihmën e parë të miturit e ka nisur…
Hendbollistet e Kosovës U18 kanë arritur sukses historik të shtunën në mëngjes. Ato e kanë shënuar fitoren e parë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Chuzhou të Kinës. Hendbollistet tona kanë dominuar plotësisht ndaj Indisë dhe kanë fituar me rezultat të lartë, 25:14. Hendbollistet e Kosovës U18 arrin sukses historik në Botërorin në Kinë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Zjarrfikësit vazhdojnë të mbeten në terren tashmë prej më shumë se një muaj për shkak të zjarreve që kanë kapluar Maqedoninë e Veriut. Siç njoftuan nga Qendra për Menaxhim me Kriza, për momentin ka 12 zjarre aktive në hapësira të hapura, ndërsa për situatën shqetësuese me zjarret foli edhe presidentja, Gordana Siljanovska Davkova. Ajo vlerëson se për menaxhimin e zjarreve duhet bërë ndryshime në ligjin për menaxhimin e krizave, madje duhet bërë edhe ligj për gjendje të jashtëzakonshme. “Teza ime është se duhet që sistematikisht të qasemi ndaj problemit, e dimë se secilën verë në masë më të madhe apo…
Ekstradohet nga Gjermania, një shtetas i dënuar në vitin 2022, nga Gjykata e Apelit e Shkodrës, me rreth 2 vjet burgim, për posedim pa leje, të 2 armëve të zjarrit. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Ëiesbaden, u finalizua ekstradimi nga Frankfurti në Shqipëri i shtetasit Akil Qeleposhi, 33 vjeç, lindur në Bajram Curri. Gjykata e Apelit e Shkodrës, në vitin 2022 e ka dënuar këtë shtetas, me 23 muaj e 7 ditë burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municionit”, pasi: Gjatë një kontrolli në një lokal në Bajram…
Një vatër e madhe zjarri vazhdon të jetë aktive brenda parkut kombëtar të Prespës. Burime zyrtare i thanë gazetarit të Vizion Plus Tonin Frroku se vatra është në zonën e Gorices se Madhe, vatër e cila është brenda pyllit me ha ndërkohë që vatra është shtrirë edhe në pjesën e kullotave Për të mbajtur nën kontroll me qëllim mos lejimin e flakëve të depërtojnë në pyllin me pisha, po punojnë me shume se 70 forca, 40 prej të cilave janë të ushtrisë Nga ana tjetër edhe në Malin e Thatë mbi fshatin Peshkëpi janë duke punuar për të mbajtur në…
Nis ditën e neserme dhe për 1 javë rresht Pelegrinazhi i madh i Bektashinjve në malin e Tomorrit. Për të shmangur problemet në lidhje me këtë organizim të madh,DVP Berat ka ndërmarrë një plan të detajuar masash.Policia e Beratit,në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Berat, Kuçovë dhe Skrapar, janë angazhuar me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike,parandalimin e krimit dhe rritjen e sigurisë rrugore dhe garantimin e qarkullimit të lehtësuar të mjeteve e këmbësorëve,para,gjatë dhe pas zhvillimit të pelegrinazhit në “Malin e Tomorrit”, pelegeinazh i cili do të zhvillohet gjatë periudhës 18-25 gusht 2024. Në zbatim të këtij plani…
Dy të rinj nga Fieri janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen për mashtrim dhe dhunë ndaj një shtetasi nga Pakistani. Policia njofton se të rinjtë e kishin mashtuar pakistanezin se do e çonin në Shkodër me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit për në Malin e Zi, por e zbritën në Fier, e dhunuan dhe i morën eurot që kishte me vete. Shtetasi nga Pakistani ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. “Shërbimet e Policisë pas njoftimit të marrë nga spitali rajonal i Fierit, se ishte paraqitur për të marrë mjekim, 1 shtetas i huaj, i dhunuar,menjëherë…
Siç njoftojnë nga LAMM, në vendkalimin kufitar në “Tabanoc” ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata. Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të thata, ndërsa dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është rritur. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan –…
Një aksident automobilistik është shënuar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Kalivaç-Pogradec. Policia njofton se një furgon pasagjerësh është përplasur me një kamion. Si pasojë e këtij aksidenti, janë lënduar lehtë dy pasagjerë, të cilët janë transportuar në spital për mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Në aksin rrugor “Kalivaç-Pogradec”, mëngjesin e sotëm, automjeti tip “Benz”, furgon pasagjerësh me drejtues shtetasin A. H., është përplasur me një kamion me drejtues shtetasin E. H. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë, shtetasit S. S, dhe H. S., pasagjerë në furgon, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë…












