Author: shqiperia
Detaje tronditëse janë zbardhur për vdekjen e yllit të Friends-ave Matthew Perry. Sipas autoriteteve amerikane, 5 persona janë marrë zyrtarisht si të pandehur për vdekjen e aktorit, mes të cilëve edhe një mjek. Ky i fundit, i identifikuar si Salvador Plasencia bleu 10 shishe me ketaminë. Më pas, mjeku u takua me Perry dhe ndihmësin e tij Kenneth Iëamasa – një tjetër i pandehur në këtë rast – në një parking publik në Long Beach, Kaliforni, ku Plasencia i injektoi Perry-t ketaminë ndërsa ishte brenda një automjeti. Dy ditë më vonë, Plasencia i injektoi Perry-t një dozë të madhe ketamine…
Sarandë/Informacion paraprak Sot, në lagjen nr. 4, Sarandë, shtetasi J. Xh., 78 vjeç, banues në Memaliaj, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak duke pushuar në plazh dhe si pasojë ka humbur jetën në spitalin e Sarandës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
VIDEO/ Stuhi të forta dhe përmbytje në Spanjë, njerëzit evakuohen nga shtëpitë e tyre! 9 të lënduar
Shiu i rrëmbyeshëm në Ishujt Balearik të Spanjës përmbyti rrugët, i detyroi njerëzit të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe shkaktoi anulimin e fluturimeve, ndërsa njësia e reagimit emergjent të forcave të armatosura spanjolle tha se ishte vendosur në Majorca për të ndihmuar në situatën. Shërbimi meteorologjik kombëtar i Spanjës ka ngritur për të gjithë rajonin për shkak të rrezikut të lartë të stuhive. Shërbimet e urgjencës thanë se besojnë se më e keqja ka kaluar, pasi dje, e mërkurë, 14 gusht, u kishin bërë thirrje banorëve të qëndrojnë brenda. Mallorca Airport Spain – Under Water Mother Nature#Spain #Mallorca #airport #flood #nature #weather pic.twitter.com/2Mc755gsxW…
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) sot kumtoi se përcaktimi i përgjegjësisë dhe pranimi i Naqe Georgiev për veprën penale të kryer “Pranim të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm” është një tjetër konfirmim se besimi në gjyqësor duhet të rikthehet, ndërsa fillimisht, duke dalluar gjyqtarët e ndërgjegjshëm nga ata të pandërgjegjshëm, duke dalluar gjyqtarët me ekspertizë dhe integritet nga gjyqtarët kriminelë. “Njëri nga gjyqtarët që ka dhënë aktgjykimin e turpshëm për konfiskimin e Shtëpisë së Punëtorëve, Naqe Georgiev, do të jetë në burg për tre vjet për shkak të krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjegjësisht pranimit të ryshfetit për të…
Lëvizje të shumta në komisariatet e juglindjes së vendit Altin Gusho largohet nga drejtimi të komisariatit të Kolonjës për të bërë të njëjtën detyrë nga dita e sotme në komisariatin e Devollit Shefi i këtij komisariati Edvin Peci kalon në një detyrë tjetër në veri të vendit. Eduard Liço është shefi i ri i komisariatit të Kolonjës, aty ku mësohet se ka patur lëvizje të tjera brenda këtij komisariati. Arjan Boçi deri tani ka qenë i komanduar si shef komisariati ndërsa ditën e sotme është zyrtarizuar si numri një i komisariatit të Maliqit Mbeten në detyrë shefi i komisariatit të…
Bashkimi Evropian i tha Serbisë se mbajtja e raporteve me Rusinë në kohën kur Moska po vazhdon agresionin kundër Ukrainës nuk është në përputhje me vlerat e bllokut dhe procesin e anëtarësimit. Ky reagim i Brukselit pason një takim mes zëvendëskryeministrit serb, Aleksadnar Vulin, me zyrtarët e Kremlinit në Moskë dhe pretendimeve për bashkëpunim të inteligjencës me Rusinë. “BE-ja ka qenë e qartë me partnerët tanë: raportet me Rusinë nuk mund të jenë normale pas luftës së paprovokuara dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës”, tha blloku evropian në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë më 15 gusht. Nga…
Me datë 14.08.2024 në ora 16:50 në Kumanovë, nga ana e punonjësve policorë nga SPB Kumanovë është arrestuar 43 vjeçari A.N nga fshati Llopatë të Kumanovë. Ai dyshohet se më 13 gusht 2024 ka tentuar të këmbejë një kartëmonedhë të falsifikuar 100 euro në kazinonë në sheshin “Jugosllavia e Re” në Kumanovë. Gjithashtu, pas marrjes së masave, u konstatua se A.N. dhjetë ditë më parë, në të njëjtën kazino, ka hedhur në qarkullim tre kartëmonedha të falsifikuara 100 euro. Ai është ndaluar në Stacionin Policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. The…
Babai i Lamin Yamal, Mounir Nasraui, ka reaguar pasi u sulmua dhe u godit me thikë mbrëmjen e djeshme në lagjen Mataro të Barcelonës. Ai po shëtiste qenin e tij kur ka filluar një përplasje verbale me disa persona. Situata më pas u përshkallëzua dhe Nasraui mbeti i plagpsur. Menjëherë u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai bën me dije se situata është normalizuar. “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Tani jam më mirë, Një përqafim të madh të gjithëve”, shkruante ai në rrjetet sociale ku ka fituar mijëra ndjekës që…
Sulmet ruse kanë vrarë pesë civilë në tre rajone të Ukrainës jugore dhe lindore, thanë sot autoritetet ukrainase, ndërsa ushtria ruse vazhdoi presionin dhe bombardimet. Sipas autoriteteve lokale, dy persona u vranë sot gjatë një sulmi ajror në rajonin e Kharkiv (në verilindje) dhe një tjetër nga zjarri i artilerisë në rajonin lindor të Donetsk. Në rajonin Kherson (jug), një burrë u vra në një sulm nga një dron dhe një tjetër përfundoi në spital gjatë natës pasi u plagos një ditë më parë, shtuan të njëjtat burime./vizionplus.tv
Nuk duron dot të dëgjosh njerëzit në kinema që përtypin patatinat? Ju zemëron personi që përtypet çamçakëz pranë jush në autobus, deri në atë pikë sa ndërroni vendet? Atëherë me siguri vuani nga kjo gjendje. Fenomeni, i përcaktuar tani nga komuniteti shkencor si misofoni (çrregullim i ndjeshmërisë ndaj tingujve) përshkruhet si shqetësimi që një person ndjen nga përmbajtja dhe jo intensiteti i tingujve si gërhitja apo gogëzimi. Këta tinguj, megjithatë, nuk janë vetëm të bezdisshëm, por gjithashtu krijojnë një reagim të ashpër dhe në përgjithësi personi mund të tronditet emocionalisht dhe të largohet nga mjedisi i tij shoqëror. Shpesh njerëzit…











