Author: shqiperia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Pasdite do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 22, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 33 deri në 39 gradë. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, pasdite me zhvillim mesatar me vranësira jostabile. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të…

Lexo më shumë

Dashi Vendimet e këqija të së kaluarës do të çojnë në zhgënjim. Mund të ndiheni të bllokuar dhe të paaftë për të vendosur se çfarë të bëni më pas, prandaj kërkoni ndihmën e të tjerëve. Përmbajuni buxhetit tuaj për të shmangur kufizimet financiare. Demi Do të jeni në gjendje të mirë shëndetësore. Do të keni një diskutim për çështjet e parave me bashkëshortin tuaj dhe do të bëni plane për të ardhmen tuaj financiare. Kalimi i kohës me fëmijët do të jetë një përdorim i vlefshëm i kohës suaj. Jini të durueshëm dhe mirëkuptues me të dashurin tuaj sot. Binjakët…

Lexo më shumë

Për ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme falë masave ajrore të nxehta me origjinë nga Saharaja. Moti parashikohet të jetë i kthjellët e me orë të plota me diell në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta e kalimtare në relievet kodrinore -malore në orët e mesditës dhe pasdites. Era pritet fryjë me drejtim perëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në atë jugor dhe zonat luginore e malore era hera-herës fiton shpejtësi 8-10m/s. Temperaturat parashikohen: Në zonat malore 19 deri 39°C Në zonat e ulëta 17…

Lexo më shumë

Rënia e flokut është një problem që shkakton shqetësim, madje në disa raste edhe episode ankthi. Disa nga faktorët kryesorë që shkaktojnë rënien e flokëve janë kushtet klimatike, mosha, niveli i lartë i stresit dhe dieta e varfër ushqimi. Mungesa e balancës hormonale, faktorët genetik, infeksionet e skalpit të kokës dhe duhanpirja mund të shkaktojnë gjithashtu rënien e  flokëve. Ashtu siç mund të ndikojë edhe përdorimi i produkteve të pasura me kimikate, disa medikamente të caktuara. Në këtë dukuri aspak të pëlqyer ndikojnë dhe sëmundje të caktuara siç janë çregullime e tiroideve, imuniteti i dobët, anemia, pra, mungesa e hekurit…

Lexo më shumë

Ukraina ka ngritur një zyrë administrative ushtarake në rajonin Kursk të Rusisë, ku vazhdon inkursioni i saj i befasishëm në territorin rus, sipas komandantit të saj të lartë ushtarak. Gjenerali Oleksandr Syrsky tha se zyra do të “ruajë ligjin dhe rendin” dhe do “të plotësojë nevojat imediate” të popullsisë në zonë. Në një video të postuar në mediat sociale, gjenerali Syrsky shihet duke thënë në një takim të kryesuar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky se zyra është krijuar “në territoret e kontrolluara nga Ukraina”. Ministri rus i Mbrojtjes Andrei Belousov ka thënë se Moska do të dërgojë përforcime për të…

Lexo më shumë

BERLIN – Prokurorët gjermanë lëshuan urdhër-arrestin e parë në kuadër të hetimeve mbi shpërthimin në thellësi të detit në vitin 2022 që dëmtoi tubacionet e gazsjellësit ‘Nord Stream’ që transportonte gazin rus drejt Gjermanisë, njoftuan mediat gjermane të mërkurën. Prokurorët në Poloni thonë se ata morën një urdhër-arrest për një të dyshuar ukrainas, por shtojnë se ai ishte larguar nga vendi para se të arrestohej. Televizioni publik gjerman ARD, e përditshmja Sueddeutsche Zeitung dhe gazeta e përjavshme Die Zeit në një artikull të përbashkët raportuan se prokurorët shtetërorë kishin lëshuar në qershor një urdhër-arrest ndaj një shtetasi ukrainas, i cili…

Lexo më shumë

Gazmir Preçi me detyrë Shef Sektori kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Durrës është arrestuar mbrëmjen e sotme në flagrancë nga AMP në bashkëpunim me SPAK. Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, ka siguruar foton e Preçit i cili dyshohet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Dyshohet se Preçi, duke shfrytëzuar funksionin organik, i ka kërkuar 20 mijë euro dhe marrë shumën prej 10 mijë euro në fazën e parë, nëpërmjet shantazhit për bllokimin e aktivitetit në biznes një shtetasi, posedues i një lokali në qytetin e Durrësit. Bëhet fjalë për një klub nate…

Lexo më shumë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me SPAK ka arrestuar punonjësin e policisë Gazmir Preçi, me detyrë Shef Sektori kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Preçi dyshohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Arrestimi i tij u bë i mundur, pas hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pas hetimeve u siguruan prova dhe fakte që ky punonjës policie, duke shfrytëzuar funksionin organik, i ka kërkuar 20 mijë euro dhe marrë shumën prej 10 mijë euro në fazën…

Lexo më shumë

Prokurori amerikan Martin Estrada njoftoi ngritjen e akuzave ndaj pesë personave lidhur me vdekjen e aktorit të njohur Matthew Perry, pas mbidozës me ketaminë vitin e kaluar. Në mesin e të akuzuarve janë ndihmësi personal i ish yllit të serialit “Friends” dhe dy mjekë. Estrada e bëri njoftimin për akuzat të enjten duke thënë se mjekët kishin siguruar për Perry një sasi të madhe ketamine dhe madje kishin këmbyer disa mesazhe ku diskutonin se sa mund të ishte i gatshëm të paguante ish ylli i serialit “Friends”. “Këta të pandehur shfrytëzuan problemet me varësinë të zotit Perry për t’u pasuruar.…

Lexo më shumë

Zëdhënësi i forcave të armatosura izraelite tha sot se ushtarët izraelitë “kanë vrarë më shumë se 17,000 terroristë ” në Gaza, ku lufta midis Izraelit dhe Hamasit, e cila mbështetet edhe nga lëvizje të tjera të armatosura palestineze, hyri në muajin e saj të njëmbëdhjetë. “Forcat tona vazhdojnë të luftojnë në Gaza, ne kemi vrarë më shumë se 17,000 terroristë deri më tani”, tha zëdhënësi Daniel Hagari. Reuters vë në dukje se forcat e armatosura nuk pranuan të shtjellojnë nëse fjala “të shfarosur” u referohet atyre që janë vrarë ose nëse përfshin edhe ata që janë kapur ose plagosur. AFP thekson gjithashtu se kjo shifër…

Lexo më shumë