Author: shqiperia
Një stuhi e fuqishme ka “pushtuar” Japoninë. Qindra mijëra njerëzve u është dhënë urdhër të evakuohen në disa pjesë të Japonisë, ndërsa tajfuni Ampil i afrohet bregut lindor pranë kryeqytetit. Sipas Qendrës së Përbashkët të Paralajmërimit të Typhoon, stuhia, e vendosur 121 milje detare në juglindje të Yokosuka, është intensifikuar në fuqinë ekuivalente të një stuhie të kategorisë 4, duke sjellë erëra deri në 212 kilometra në orë, ndërsa lëviz në veri me 18 km/h. Ampil është intensifikuar me shpejtësi gjatë dy ditëve të fundit, pjesërisht për shkak se lëvizi mbi ujë shumë të ngrohtë, që do të thotë më…
Lukashenko i kërkon Rusisë dhe Ukrainës që t’i japin fund luftës ndërsa inkursioni i Kurskut vazhdon
Rusia dhe Ukraina duhet të negociojnë për t’i dhënë fund konfliktit të tyre si dhe për të shmangur përhapjen e luftës në Bjellorusi, tha Presidenti Alexander Lukashenko, një aleat kryesor i Vladimir Putin, në një intervistë për televizionin shtetëror rus. Lukashenko po fliste në sfondin e një inkursioni ukrainas në Rusi që filloi më 6 gusht kur mijëra trupa të Kievit kaluan kufirin perëndimor të Rusisë. Në një intervistë të gjerë, Lukashenko tha se vetëm “njerëz të rangut të lartë me origjinë amerikane” donin që lufta Ukrainë-Rusi të vazhdonte. Perëndimi, tha ai, po inkurajonte Kievin të luftonte sepse dëshiron që…
“Kam vetëm 10 mijë euro, takohemi në Kinostudio”, si ra në kurth shefi i Antidrogës së Durrësit
Nga Esido Barkaj Agjencia e Mbikëqyrjes Policore prej më shumë se një jave kishte ngritur planin e operacionit dhe organizoi skemën për të kapur në grackë zyrtarin e lartë të policisë Gazmir Preçi. Fillimisht ishte qytetari ai që i’u drejtua AMP-së ku denoncoi shefin e antidrogës së Durrësit Preçi. Referuar denoncimit të qytetarit, i cili ka një klub nate në zonën e Urës së Dajlanit, shefi i trafiqeve dhe antidrogës i kishte kërkuar 20 mijë euro me kusht që mos t’i mbyllë atij biznesin. Sipas biznesmenit, Preçi e kishte kërcënuar, pasi sipas tij, në klubin e natës punonin disa persona…
Mediat lokale në Brazil, të cilat kanë aksesuar përmbajtjen e kutisë së zezë të avionit të rrëzuar disa ditë më parë, kanë zbardhur komentet e bëra nga pilotët. Nga rrëzimi i avionit të premten e kaluar në Brazilin juglindor humbën jetën 62 persona. Sipas televizionit brazilian TV Globo, regjistrimi audio, i cili zgjat rreth dy orë, nuk ofron një shpjegim të menjëhershëm për shkaqet e rrëzimit tragjik të avionit. A regional turboprop plane crashed near Sao Paulo, Brazil, killing all 61 people on board. The plane’s black box, containing voice recordings and flight data, has been recovered from the site https://t.co/CUfsBf5mCP pic.twitter.com/znSaXga4xv — Reuters…
OBRM-PDUKM në një kumtesë për media thotë se Naqe Georgiev dhe Ixhet Memeti janë shembull se pse është e nevojshme shpërbërja e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë. Nga partia në pushtet, thonë se “Naqe Georgiev ka keqpërdorur pozitën e tij dhe është futur në vjedhjen e vendimeve gjyqësore. “Ixhet Memeti ka qenë nënkryetar i Këshillit të Prokurorëve Publikë gjatë LSDM-së dhe BDI-së, ai ka ndihmuar Naqe Georgiev që të marrë dënim më të lehtë për Boro Marlboro. Edhe Naqe Georgiev edhe Ixhet Memeti vendosën për gjyqtarë dhe prokurorë, të avancuar dhe të sanksionuar. Cilat janë procedurat që kanë…
Vijon edhe gjatë ditës së sotme të jetë aktive vatra e zjarrit siper Gurit të Nenshtegut në Theth. Të angazhuar për shuarjen e zjarrit janë strukturat vendore të ADZM, shërbimi pyjor dhe ushtria, të ndihmuar nga banorët e zonës. Për shkak të erës dhe temperaturave të larta, flakët kanë përparuar, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme. Deri më tani nuk raportohet për rrezik në banesa. Pritet të vlerësohet situata nëse do të kërkohet apo jo ndërhyrje nga ajri. /vizionplus.tv
Një makinë është përfshirë nga flakët në Thumanë mbrëmjen e djeshme. Vizion Plus mëson se automjeti ka qenë në ecje, ndërsa drejtuesi fatmirësisht ka shpëtuar pa dëmtime. Ende janë të paqarta shkaqet e djegies së makinës. Dyshohet se një shkëndijë në sistemin elektrik të automjetit ka shkaktuar zjarrin, ndërsa ekspertët do të përcaktojnë shkaqet e ngjarjes./vizionplus.tv
Temperaturat e larta mbi mbi 40 gradë Celsius dhe erërat e fuqishme kanë “pushtuar” Greqinë. Sipas mediave greke, është rritur rreziku për vatra të reja zjarri. Meteorologët kanë paralajmëruar se temperaturat shumë të larta dhe erërat favorizojnë flakët. Sipas Hartës së Parashikimit të Rrezikut nga Zjarri të lëshuar nga Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, ditën e sotme në Greqi parashikohet një rrezik shumë i lartë zjarri ne disa zona të ndryshme. /vizionplus.tv
Parlamenti i Tajlandës ka zgjedhur Paetongtarn Shinawatra, vajzën e manjatit miliarder dhe ish-liderit Thaksin, si kryeministre. Në moshën 37-vjeçare, ajo do të jetë kryeministrja më e re e vendit dhe gruaja e dytë në këtë post, pas tezes së saj Yingluck, shkruan BBC. Zgjedhja e saj vjen vetëm dy ditë pasi ish-kryeministri Srettha Thavisin u shkarkua nga një gjykatë kushtetuese. Të dy janë nga Partia Pheu Thai, e cila doli e dyta në zgjedhjet e 2023, por formoi një koalicion qeverisës. Paetongtarn përballet me detyrën e vështirë për të ringjallur ekonominë e bllokuar të Tajlandës dhe për të shmangur grushtet…
Qendra për Menaxhimin e Krizave bën të ditur se në gjysmën e parë të këtij muaji janë shuar 370 zjarre. Katër zjarre të reja në pyje kanë shpërthyer dje. Drejtori i QKM-së Stojançe Angelov njoftoi se zjarre kanë shpërthyer në Resnjë dhe Ohër në Galiçicë, në malin Lubin afër fshatit Cer, në lokalitetin Klepalo, Berovë dhe në lokalitetin Çupino Brdo, afër fshatit Lukë të Krivo Palankës. Prej ditës së djeshme Ushtria është përfshirë sërish në luftimin e zjarreve, ndërsa mekanizmi i ndihmës së BE-së është aktivizuar dy herë. Gjermania, Hungaria, Qiproja, Sllovenia dhe Serbia dërguan zjarrfikës, avionë, traktorë ajrore dhe…












