Author: shqiperia

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në një intervistë për të përjavshmen “Fokus” ka folur për çështjet aktuale nga fusha e zhvillimeve politike në vend. Në intervistë, Filipçe vlerëson se në aspektin politik, OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së u përshtaten narrativat e konfliktit dhe destabilizimit ndëretnik. Kryetari i LSDM-së beson se strategjia e ngritjes së tensionit ndëretnik, të cilën sipas tij, OBRM-PDUKM dhe BDI e kanë zbatuar para zgjedhjeve, tani po rikthehet në lojë. “Nëse marrim parasysh se BDI-ja i dha mbështetje OBRM-PDUKM-së për Ligjin për riorganizimin e ministrive, pa të cilin nuk do të mund të formohej Qeveria, atëherë nuk do të…

Lexo më shumë

Rasti i parë me linë e majmunëve është regjistruar në Suedi. Lajmi u konfirmua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. “Konfirmohet nëntipi Clade 1 mpox në Suedi. Është e mundur që raste të tjera të importuara të Clade 1 do të regjistrohen në rajonin evropian gjatë ditëve dhe javëve në vijim”, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë. Brenda pak orëve nga alarmi i OBSH-së për linë e majmunëve, një kompani ka njoftuar se është gati të prodhojë 10 milionë doza të një vaksine kundër virusit deri në fund të vitit 2025. “Ne kemi aftësinë për të prodhuar 2 milionë doza në vitin…

Lexo më shumë

Bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Gaza vijojnë edhe këtë të premte. Negociatorët takohen sërish në Doha të Katarit për të vijuar përpjekjet për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme. Një zyrtar amerikan i informuar mbi diskutimet në kryeqytetin e Katarit, tha se bisedimet e ditës së parë ishin konstruktive. “Kjo është punë jetike. Pengesat e mbetura mund të kapërcehen dhe ne duhet ta mbyllim këtë proces,” u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë zëdhënësi i sigurimit kombëtar të SHBA, John Kirby. Përpjekjeve ndërkombëtare për të parandaluar përhapjen e luftës do ti…

Lexo më shumë

Aromat e pyllit, detit apo frutave rinovojnë hapësirën tonë dhe japin një ndjenjë përtëritjeje dhe relaksi. Megjithatë, kimikatet e përdorura për të bërë produkte të tilla si qirinjtë aromatikë mund të jenë të rrezikshme për shëndetin. Disa qirinj çlirojnë sasi formaldehidi (metanol), i cili konsiderohet kancerogjen dhe mund të shkaktojë dëmtim të mushkërive, kollë, dhimbje të fytit, acarim të syve ose gjakrrjedhje nga hundët. Dy kimikate më të rrezikshme të përdorura në produkte të tilla janë paradiklorobenzeni (p-diklorobenzen, p-DCB) dhe naftalinë. Sa i përket naftalinës, është vërejtur se shkakton dëmtim të indeve dhe kancer të mushkërive te kafshët laboratorike. Ekspozimi…

Lexo më shumë

Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako në një deklaratë ka treguar si paraqitet situata me zjarret në vendin tonë. Ai tha se në 24 orët e fundit janë regjistruar 29 vatra zjarri, 15 janë shuar, ndërsa 14 janë ende aktive. Çako u shpreh se për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit janë angazhuar forcat zjarrfikse, ushtarake dhe struktura të emergjencës civile të pushtetit lokal. Më tej, theksoi se forcat ajrore dhe mjetet ajrore janë në gatishmëri të plotë për çdo situatë rrezikshmërie nga vatrate  zjarrit. Deklarata e Plotë: Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 29 vatra…

Lexo më shumë

GJKKO ka lënë në fuqi masën e dytë “arrest me burg” për Plaurent Dervishajn. I arrestuari nga Dubai, doli këtë të premte para GJKKO-së për tu njohur me masën e sigurisë lidhur me vrasjet e vitit 2005 të Klodian Saliut, Vajdin Lames dhe Artan Arsit. Ndërkohë, një ditë më parë, Plaurent Dervishajt iu komunikua masa e sigurisë edhe në lidhje me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji, ngjarje për të cilën SPAK gjithashtu akuzon Devrishajn si organizator të saj. Në seancën e sotme SPAK përfaqësohej nga prokurori Alfred Shehu. Dervishaj ka pretenduar se sjellja e tij në Shqipëri nuk është as…

Lexo më shumë

Zyra e jashtme për çështje kriminale Gostivar ka bërë kallëzim penal kundër M.E.(29) nga fshati Negotinë dhe B.Sh (30) nga fshati Debreshë, për shkak të dyshimit për vepër penale “dhunë”. Ata akuzohen se e kanë sulmuar personin A.A (36), i cili e ka pasur në krahë djalin e tij dhjetë muajsh, i cili ka pësuar lëndime. “Më 12 gusht, në një qendër tregtare në Gostivar, pas një debati të mëparshëm, të pandehurit kanë sulmuar fizikisht A.A (36) derisa i njëjti ka qenë duke mbajtur në dorë djalin e tij dhjetë muajsh, me ç’rast lëndime ka pësuar edhe fëmija”, njoftuan nga…

Lexo më shumë

Dhjetëra kolonë izraelitë  kanë sulmuar një fshat palestinez në Bregun Perëndimor, duke djegur shtëpi dhe makina. Sipas ministrisë palestineze të Shëndetësisë një person rreth moshës 20-vjeçare ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur. Siç raportojnë mediat e huaja, udhëheqësit politikë izraelitë e dënuan sulmin, duke thënë seë duhen ndëshkuar autorët. Një nga autorët është arrestuar. Nga pamjet e publikuara shihen shtëpi dhe makina të djegura si dhe shtëllunga tymi që ngrihen mbi fshat. Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha në një deklaratë se ata që janë përgjegjës për çdo akt kriminal do të kapen dhe ndiqen penalisht. Presidenti…

Lexo më shumë

Kur aktori i “Friends”, Matthew Perry u gjet i vdekur në një vaskë të nxehtë në shtëpinë e tij në Los Anxhelos vitin e kaluar, dukej sikur mund të kishte qenë thjesht një aksident. Ndërsa bota mban zi për vdekjen e aktorit, i njohur për rolin e Chandler Bing në “Friends”, një mjek konstatoi diçka kurioze: nivele të larta të ketaminës në gjakun e tij, në rangun e përdorur për anestezi të përgjithshme gjatë operacionit. Sipas prokurorëve amerikanë, një hetim gati njëvjeçar që pasoi zbuloi një rrjet kriminal të gjerë të tregtimit të ketaminës, përpjekje për mbulim dhe të një…

Lexo më shumë

Policia e Fierit ka arrestuar dy persona, të cilët lëviznin me automjet të armatosur dhe me doza kanabisi gati për shitje. Uniformat blu ndaluan për kontroll në aksin rrugor “Pojan-Dërmenas”, automjetin që drejtonte shtetasi P. F. alias P. Xh. dhe ku ishte pasagjer E. H. Gjatë kontrollit në këtë automjet u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 170 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe dhjetëra doza cannabis gati për shitje. Në përfundim të veprimeve procedurale, Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier vuri në pranga shtetasit P. F. alias P. Xh., 49 vjeç dhe E. H., 20 vjeç, të dy…

Lexo më shumë