Author: shqiperia
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka reaguar në rrjetet sociale për arrestimin e zyrtarit të lartë policor Gazmir Preçi. Ministri shkruan se çdo kush nga punonjësit e policisë që do të cënojnë qytetarët do të marrin ndëshkimin e duhur. Më tej, Hoxha fton qytetarët të denoncojnë rastet e tilla për të pasur një Polici sa më profesioniste. “Operacioni i AMP-së, në bashkëpunim me SPAK, është mesazh i qartë për ata punonjës policie të cilitdo niveli qofshin, që do të tentojnë të cenojnë besimin e qytetarëve tek Policia, duke u hequr si padronë të qytetarëve dhe bizneseve, dhe jo si shërbëtorë…
Shefi i Njësisë zjarrfikëse në Galiçicë, Gjuro Jovçeski, informon se situata me zjarrin në Galiçicë është nën kontroll dhe po monitorohet nga afër. Ai thotë se dje në linjë 10 kilometra janë vendosur 120 zjarrfikës, si dhe pesë avionë – tre “air traktorë” dhe helikopterë policorë. “Në frontin lindor zjarri është vënë nën kontroll. Sot në terren janë 100 zjarrfikës. Zjarri ndodhet dy kilometra larg në territorin e Shqipërisë dhe avionët po e shuanin ditën e djeshme. Në pjesën veriore në drejtim të Ohrit dy ditët e fundit janë bërë breza mbrojtës dhe aty zjarri është qetësuar dhe nuk priten…
Policia e Vaut të Dejës ka nisur hetimet për një 24-vjeçare. Sipas njoftimit të uniformave blu, dyshohet se e reja, shtetasja K.J, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj. “Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. J., 24 vjeçe, banuese në fshatin Pistull, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj”, njofton policia./vizionplus.tv
Ministria e Jashtme ka dhënë informacione të vlefshme për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë jashtë vendit me vizë. Ministri i Jashtëm, Igli Hasani i bën thirrje qytetarëve që para se të udhëtojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të kontrollojnë regjimin e vizave për një informacion më të saktë për vendet ku udhëtohet pa/me vizë. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR MARRJEN E VIZAVE TË HUAJA Dokumentacioni që duhet të sigurojë shtetasi shqiptar për tu pajisur me vizë në raste të udhëtimit në vendet ku Republika e Shqipërisë është me regjim vizash është i ndryshëm për shkak të legjislacionit të huaj…
Pesë persona janë vënë nën akuzë në lidhje me vdekjen e aktorit, Matthew Perry, i cili u nda nga jeta vitin e kaluar. Në mesin e personave të akuzuar janë dy mjekë dhe asistenti i aktorit. Prokurori Martin Estrada njoftoi për ngritjen e akuzave duke thënë se mjekët e furnizuan Perry-n me sasi të madhe të ketaminës dhe madje gjatë një bisede ata shprehshin se ish-ylli i Friends ishte gati të paguante. Perry vdiq në tetor për shkak të mbidozës me ketaminë. Atij i ishin injektuar disa doza nga asistenti i tij personal me këtë substancë në ditën kur vdiq.…
Bulqiza po përballet me zjarre të shumta në malet e saj. Veç zjarrit që ka më shumë se dy javë që është aktiv në malin e Tërnovës dhe që është zhvendosur në malin e Valikardhës, dy vatra të reja zjarri janë shfaqur këtë të premte në zona të ndryshme. Masivi pyjor me dushqe në fshatin Mazhicë të Shupenzës dhe ai i fshatit Bllacë janë nën pushtetin e flakëve. Situatë kritike mbetet në malin e Tërnovës ku zjarri ka djegur qindra hektar pyje deri tani dhe i është drejtuar maleve të Martaneshit. Me shtimin e vatrave të zjarrit në zonën e…
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka dorëzuar kallëzim penal kundër ish-zëvendës ministrit shtesë në MPB në Qeverinë teknike, Mitko Bojmacaliev, për shkak të dyshimit se gjatë kohës sa ishte shef i kabinetit të ish-ministrit Oliver Spasovski, në mënyrë të kundërligjshme ka penguar punësimin e një personi në MPB. Përveç kundër tij, me dyshimin se ka kryer të njëjtën vepër penale, “shkelje e të drejtave nga marrëdhënia e punës”, kallëzim penal MPB ka dorëzuar edhe kundër shefes së Departamentit për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Aftësim dhe Zhvillim Profesional. “I padituri i parë M.B – këshilltar i lartë policor për kontrollin,…
Durrës – Zyrtari i lartë policor Gazmir Preçi u arrestua dje (15 gusht( nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila prej më shumë se një jave kishte ngritur planin e operacionit dhe organizoi skemën për ta kapur në grackë. Gazmir Preçi me detyrë shef Antidroge, akuzohet se kishte kërcënuar një biznesmen se do t’i mbyllte biznesin (klub nate) tek Ura e Dajlanit pasi sipas tij këtu punonin disa persona të pasiguruar. I gjendur nën presion nga zyrtari i policisë i cili i kishte vendosur gjobë të majme prej 20 mijë eurosh, qytetari vendosi që të denonconte rastin. AMP menjëherë sapo regjistroi…
Filipçe: Tregimi për destabilizim me siguri është marrëveshje në mes OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në një intervistë për të përjavshmen “Fokus” ka folur për çështjet aktuale nga fusha e zhvillimeve politike në vend. Në intervistë, Filipçe vlerëson se në aspektin politik, OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së u përshtaten narrativat e konfliktit dhe destabilizimit ndëretnik. Kryetari i LSDM-së beson se strategjia e ngritjes së tensionit ndëretnik, të cilën sipas tij, OBRM-PDUKM dhe BDI e kanë zbatuar para zgjedhjeve, tani po rikthehet në lojë. “Nëse marrim parasysh se BDI-ja i dha mbështetje OBRM-PDUKM-së për Ligjin për riorganizimin e ministrive, pa të cilin nuk do të mund të formohej Qeveria, atëherë nuk do të…
Rasti i parë me linë e majmunëve është regjistruar në Suedi. Lajmi u konfirmua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. “Konfirmohet nëntipi Clade 1 mpox në Suedi. Është e mundur që raste të tjera të importuara të Clade 1 do të regjistrohen në rajonin evropian gjatë ditëve dhe javëve në vijim”, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë. Brenda pak orëve nga alarmi i OBSH-së për linë e majmunëve, një kompani ka njoftuar se është gati të prodhojë 10 milionë doza të një vaksine kundër virusit deri në fund të vitit 2025. “Ne kemi aftësinë për të prodhuar 2 milionë doza në vitin…










