Author: shqiperia

Një ndihmës i Kremlinit ka akuzuar Perëndimin për përfshirje të drejtëpërdrejtë në operacionin e Kurskut. Sipas tij, forcat speciale të Natos dhe shteteve perëndimore kishin planifikuar së bashku me Ukrainën futjen e kësaj të fundit në territorin rus. SHBA ka mohuar më herët të ishte njoftuar paraprakisht nga Ukraina për inkursionin e saj. Ndërkohë pas 11 ditësh, përparimi i Ukrainës në Rusi është ngadalësuar dhe ka të ngjarë që së shpejti të ndalet.Rreth 50 kilometra brenda tokës ruse, focat ukrainase do të përballen me vështirësi logjistike për të përparuar edhe më tej. Nga ana tjetër ushtria ruse ka kryer disa…

Lexo më shumë

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri është rikthyer te Baseli dhe tashmë është lojtari më i ri i klubit zviceran. Para disa ditësh, sulmuesi nga Gjilani njoftoi ndarjen me klubin nga Major League Soccer, Chicago Fire. Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe Shaqiri është bërë me klub të ri, duke u rikthyer në futbollin evropian. Është ish-klubi i tij, Baseli, i cili ka njoftuar nënshkrimin me Shaqirin, duke e rikthyer në ‘fole’ pas më shumë se 12 vitesh. Mirë se u riktheve në shtëpi”, shkruan shkurtimisht në videon prezantuese të Shaqirit. Shaqiri do të mbajë fanellën me numër 10 te Baseli, teksa…

Lexo më shumë

18 vatra zjarri janë ende aktive në të gjithë vendin, nga 29 që u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit Vatrat më problematike aktualisht janë në zonat malore, pyje dhe kullota, larg qendrave të banuara, si në malin e Tomorit, bjeshkët e Bolotekut, malin Tërnovë në Bulqizë dhe malin e Thatë në Prespë, ku situata vjon të jetë e rënduar prej më shumë se 10 ditësh “Për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit janë angazhuar 320 forca zjarrfikëse, 238 forca ushtarake, 250 struktura të emergjencës civile të pushtetit lokal, 120 nga administrata e zonave të mbrojtura, 187…

Lexo më shumë

Dy agjencitë kryesore të OKB-së, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe UNICEF, bënë thirrje sot për një “armëpushim humanitar 7-ditor” në luftimet në Rripin e Gazës, në mënyrë që më shumë se 640,000 fëmijë nën moshën 10 vjeç të mund të vaksinohen në javët e ardhshme kundër poliomielitit. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe UNICEF “u bëjnë thirrje të gjitha palëve në luftë që të zbatojnë armëpushimet humanitare në Rripin e Gazës për shtatë ditë për të lejuar dy fushata vaksinimi” kundër poliomielitit, thanë agjencitë, duke specifikuar se këto fushata duhet të fillojnë në fund të gushtit dhe të vazhdojnë deri në shtator./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Izet Mexhiti nga Koalicioni VLEN sot në konferencë për shtyp tha se kanë plan për të trajtuar pasojat e dëmshme nga lojërat e fatit, duke thënë se hapi i parë i këtij plani është largimi i lojërave të fatit nga shtëpitë. Falë vendimeve të gabuara, të papërgjegjshme dhe korruptive të ministrave të BDI- së, përmes hapjes së tre kompanive të reja për organizimin e lojërave të fatit në internet, lojërat e fatit përmes pajisjeve mobile dhe kompjuterëve hynë në shtëpi, duke i bërë të rinjtë një objektiv edhe më të lehtë për këtë dukuri jashtëzakonisht devijuese. “Për këtë arsye, paraqitëm…

Lexo më shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin Soline në jug të Kroacisë. Aksidenti u shkaktua nga një 40-vjeçar shqiptar nga Kosova. Siç raportojnë mediat e huaja, ai doli në korsinë e kundërt dhe përplasi makinën tjetër. Në makinën kroate ka humbur jetën shoferi 45-vjeçar, ndërsa dy pasagjerët kanë pësuar lëndime të rënda, por jashtë rrezikut për jetëën. Shoferi kosovar ka pësuar lëndime të rënda. Dy pasagjerët shqiptarë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësorë. Një grua 42 vjeçe dhe një 11-vjeçar ndodhen në koma, ndërsa një18-vjeçar ka dalë nga spitali me lëndime të lehta. /vizionplus.tv

Lexo më shumë

Reperi Rigels Rajku , i njohur  si Noizy është liruar nga paraburgimi. Kështu ka vendosur Gjykata e Durrësit në seancën e mbajtur sot. Gjykata sipas mediave në Shqipëri vendosi lirimin e artistit kundrejt “Garancisë Pasurore” qe ai duhet të depozitojë. Noizy dhe DJ Crax bashkë me Stresin po akuzohen për veprën penale “lëndim i rëndë trupor” pas një sherri që ndodhi me Medi Isenin disa ditë më parë në një klub nate në Pejë. Dy persona kërkuan ndihmë mjekësore në spital, njëri nga ta Muhamed Iseni, i cili u vetëdeklarua i rrahur në këtë incident. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ditë…

Lexo më shumë

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Për ditën esShtunë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites në relievet kodrinore – malore të vendit. Këto vranësira në relievet e larta malore do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe afatshkurtra në formën shtrëngatave. Për ditën e Diel moti parashikohet në orët e para të ditës me kthjellime e vranësira kalimtare më pas mot kryesisht i vranët e intervale të shkurtra me diell.…

Lexo më shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski sot ka folur në lidhje me çështjen e Naqe Georgievit dhe Ixhet Memetit, të cilët kanë pranuar fajin për veprën “marrje e ryshfetit për ndikim të kundërligjshëm”. Mickoski tha se mund të imagjinohet se si është situata në gjyqësor, nëse janë të korruptuar gjykatësit suprem. “Prandaj besimi në gjyqësor është dy për qind. Përderisa nuk shpërndahen këta njerëz, ne nuk do të kemi shtet juridik”, tha kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes se a është i kënaqur me dënimet e dhëna për Ixhet Memetin dhe Naqe Georgievin pas marrëveshjes me Prokurorinë. Mickoski theksoi se është i…

Lexo më shumë