Author: shqiperia
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, njoftoi sot se ai synon të propozojë sanksione kundër zyrtarëve izraelitë për sulmet e kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar. “Qeveria izraelite duhet t’i japë fund menjëherë këtyre veprimeve të papranueshme”, tha Borrell në një postim në X. “Unë konfirmoj qëllimin tim për të propozuar sanksione të BE-së kundër atyre që mundësojnë veprimet e këtyre kolonëve të dhunshëm, duke përfshirë disa që janë anëtarë të qeverisë izraelite”, shtoi ai. Në orët e para të mëngjesit, kolonët hebrenj filluan një bastisje të përgjakshme në një fshat palestinez në Bregun Perëndimor, gjatë…
Reperi i njohur shqiptar, Noizy është liruar nga paraburgimi në Durrës. Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Besnik Berisha. Megjithatë, shoku i artistit, DJ Crax nuk është liruar ende. Kështu ka njoftuar Stresi përmes një fotografie të postuar në Instagram. “I lumtur për ty Zin. Ndërsa Crax për arsye se është shtetas i Ksoovës nuk u lirua sepse vendos Gjykata Themelore e Pejës”, ka shkruar reperi. Gjykata e Durrësit e liron Noizyn nga paraburgimi Noizy u lirua nga paraburgimi, por jo edhe shoku i tij / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Këshilli Gjyqësor sot në një mbledhje urgjente solli vendim të formohet një Komision që do ta konstatojë gjendjen reale lidhur me vendimet e miratuara nga ana e Gjykatës Themelore Penale Shkup, në lidhje me rastin e Blerim Ramadanit i cili u arratis nga arresti shtëpiak derisa në vijim ishte procedura e ekstradimit. Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, në fillim të seancës së sotme emergjente të 495-të, deklaroi se zyrtarisht për asnjërën nga këto raste nuk është njoftuar, por Këshilli Gjyqësor ka për detyrë të reagojë pas informatës së arritur. “Unë e konsideroj të nevojshme si person i parë i…
Trupi i pajetë i një 21-vjeçari është gjetur në një kanal uji në fshatin Çukas të Lushnjës. I riu dyshohet se është mbytur mbrëmjen e djeshme dhe mësohet se vuante nga epilepsia. “Polumbarët e Reneas pas kërkimeve në një kanal me ujë në fshatin Çukas, gjejnë trupin e 21 vjeçarit që dyshohet se është mbytur mbrëmjen e djeshme. Pas kallëzimit të bërë mbrëmjen e djeshme, në Komisariatin e Policisë Lushnjë, nga shtetasi A. C., 37 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, Lushnjë, se prej disa orësh kishin humbur kontaktet me djalin e xhaxhait, shtetasin M. C., 21 vjeç, banues në fshatin…
“Treguan neglizhencë”, familjarët e 61-vjeçares që humbi jetën në Korçë kallëzojnë dy mjeket
Policia e Korçës ka referuar materialet në prokurori për dy mjeke, pasi familjarët e një 61-vjeçareje që humbi jetën kanë bërë kallëzim. Ata pretendojnë se mjeket kanë treguar neglizhencë në trajtimin mjekësor të 61-vjeçares. “Nga Komisariati i Policisë Korçë, u referuan materialet në Prokurori për vlerësim për shtetaset A. D., dhe G. R., të dyja mjeke në spitalin e Korçës, pasi: Familjarët e një 61 vjeçareje që humbi jetën më datë 14.08.2024, paraprakisht dyshohet si pasojë e arrestit kardiak, kanë bërë kallëzim pasi pretendojnë se mjeket kanë treguar neglizhencë në trajtimin mjekësor të 61-vjeçares”, njofton policia. /vizionplus.tv
Do të bënin çdo gjë për pak ‘famë’, zbuloni 3 shenjat e horoskopit që ‘vdesin’ për vëmendje
Luani është një shenjë që shijon vëmendjen, publicitetin, pasurinë, jetën e mirë dhe luksin. Pra, do të vendoste lehtësisht të bënte një lidhje me një person, vetëm nëse do t’i përkiste një profesioni që do të kishte të bënte me promovimin e tij personal, për shembull showbiz-in apo diçka artistike gjithsesi. Ai do të përpiqej të çonte më tej karrierën e tij duke pasur një marrëdhënie me një regjisor, producent, kanalist, aktor, këngëtar, skenarist, tekstshkrues etj. Do të bënte gjithçka që do ta ndihmonte të fitonte famë, lavdi dhe pasuri. Për Akrepin gjërat janë ndryshe. Po, është një shenjë që “do të shkelte…
Një punonjës policie në burgun e Peqinit është arrestuar. Drejtoria e Përgjithshmee Burgjeve njofton se punonjësi i policisë E.K gjatë futjes në ambientet e burgut në orarin zyrtar posedonte lëndë të dyshuar narkotike. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, u gjet një sasi tjetër e dyshuar lëndë narkotike. “Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (ShKBB), mbi bazën e të dhënave nga inteligjenca operative, ka konstatuar dhe arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. K në IEVP Peqin, sepse gjatë futjes në ambientet në orarin zyrtare posedonte lëndë të dyshuar narkotike. Për…
Ju mund të tundoheni të porosisni një koktej ose një pije të gazuar në momentin që uleni në fluturimin tuaj të ardhshëm. Dhe kjo është në rregull, ka shumë opsione të shkëlqyera në dispozicion. Sidoqoftë, ekziston një pjesë e pijeve që porosisni për të cilën mund të dëshironi të mendoni dy herë ndërsa po kaloni me pengesa në ajër në lartësinë 30,000 këmbë: akulli juaj. Ndërsa aeroplanët rrallë kanë makina akulli në bord, ata e marrin akullin e tyre nga shërbimet e palëve të treta. Dhe, sipas një studimi të rishikuar nga kolegët e vitit 2017 të botuar në Annals…
Këshilli Gjyqësor miratoi ndërprerjen e funksionit për gjykatësin suprem të suspenduar, Naqe Georgiev. Ky i fundit pranoi veprën dhe u dënua me 3 vjet burg për marrje ryshfet në vlerë prej 10.000 eurosh për të ndikuar në lehtësimin e procesit gjyqësor kundër ish kryetarit të Novo Sellës, Boro Stojçev, i cili akuzohet për trafikim me lëndë narkotike, shkruan Alsat. Nga Këshilli Gjyqësor të cilët, katër vite më parë kishin lavdëruar zgjedhjen e Georgievit si kuadër profesional, sot dërguan porosi se të gjithë gjyqtarët e korruptuar do t’i detyrojnë që me kokë ulur dhe të turpëruar ta zëvendësojnë gjykatoren me grila…
Më shumë se 40,000 palestinezë janë vrarë në Gaza që kur Izraeli filloi luftën e tij kundër Hamasit pas sulmit të grupit më 7 tetor, tha të enjten ministria e Shëndetësisë në enklavë. Ministria tha se 40 njerëz kishin vdekur në Gaza gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve që nga 7 tetori në 40,005. Më shumë se 92,401 janë lënduar. Ministria e Shëndetësisë nuk bën dallim mes luftëtarëve dhe civilëve në shifrat e saj, por thotë se shumica e të vdekurve janë gra dhe fëmijë. Izraeli tha muajin e kaluar se kishte vrarë më shumë se…












