Author: shqiperia

Një zjarr i përmasave të mëdha është përhapur në Çërrilë të Mallakastrës Deri tani janë djegur 2 banesa te pabanuara, sipërfaqe të mëdha me pyll me pisha dhe ullishte. Shumë  mjete zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje e gjithashtu  forca policie e të ushtrisë. Sipas kryebashkiakut Qerim Ismailaj, po luftohet me flakë, por era e fortë e bën të vështirë punën e zjarrfikësve. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohen dëme në njerëz. /vizionplus.tv

Lexo më shumë

Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova ka përsëritur sot se aktualisht nuk planifikon të mbledhë Këshillin e Sigurimit lidhur me pretendimet për ekzistimin e indikacioneve për destabilizimin e shtetit. “Të dhënat janë një gjë dhe kërcënimet për destabilizimin janë një gjë tjetër, por realiteti është ndryshe. Unë thashë që nuk do ta mbledh Këshillin sepse mendoj se në këtë stuhi kohore kur duhet të përballemi me zjarret si fatkeqësi natyrore, përballemi edhe me kërcënime të tjera nën thonjëza. Unë nuk i shoh këto kërcënime të jenë realitet tani”, tha Siljanovska-Davkova. Megjithatë, presidentja la të hapur mundësinë e thirrjes së një seance…

Lexo më shumë

Përpjekjet diplomatike ndërkombëtare për të parandaluar zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme u intensifikuan të premten, ndërsa ministrat e jashtëm britanik dhe francez bënë një vizitë të përbashkët në Izrael. Bisedimet e armëpushimit në Katar hynë në ditën e dytë. Përpjekja e re për të arritur një marrëveshje, vjen ndërsa numri i të vdekurve palestinezë nga lufta arriti në 40,000, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës dhe vazhdojnë shqetësimet për një sulm të mundshëm nga Irani dhe Hezbollahu ndaj Izraelit, si hakmarrje për vrasjet e udhëheqësve të lartë të Hamasit dhe Hezollahut. “Është një moment i rrezikshëm për Lindjen e…

Lexo më shumë

Kievi nuk do të krijojë kampe të posaçme për civilët rusë të cilët duan të evakuohen, tha për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë, Dmytro Lubinets, komisionari për të drejtat e njeriut në Ukrainë. Kjo deklaratë e bërë më 16 gusht u bë teksa po vazhdon inkursioni i forcave ukrainase në rajonet ruse të Kurskut dhe Belgorodit. Lubinets tha po ashtu se nuk parashikon ndonjë kërcënim për sigurinë e popullatës civile nga rajonet ukrainase në territorin e Ukrainës dhe tha se mendon se numri i civilëve që do të duan të evakuohen në Ukrainë do të jetë i kufizuar.…

Lexo më shumë

Shkup, 16 gusht Të shtunën do të mbajë mot i ngrohtë, në orët e pasdites dhe të mbrëmjes me paqëndrueshmëri lokale me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe kushte për stuhi afatshkurtër. Nga e diela deri në mesin e javës së ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe i paqëndrueshëm me rënie graduale të temperaturës ditore. Në disa vende, proceset do të jenë në formë stuhie me reshje të forta shiu, bubullima, erë të fortë dhe breshër, kumtoi DPHM. Temperaturat minimale do të jenë prej 11 deri në 22 gradë, ndërsa maksimalet ditore do të arrijnë 37 gradë. …

Lexo më shumë

Një 24-vjeçar në Lushnjë ka kallëzuar në polici se bashkëshortja e tij është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer. Policia po punon për gjetjen e saj “Në Komisariatin e Policisë Lushnjë është paraqitur shtetasi K. K., 24 vjeç, banues ne Lushnjë, i cili kallëzon se bashkëshortja e tij është larguar nga banesa. Po punohet për gjetjen e saj”, njofton policia. /vizionplus.tv

Lexo më shumë

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, njoftoi sot se ai synon të propozojë sanksione kundër zyrtarëve izraelitë për sulmet e kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar. “Qeveria izraelite duhet t’i japë fund menjëherë këtyre veprimeve të papranueshme”, tha Borrell në një postim në X. “Unë konfirmoj qëllimin tim për të propozuar sanksione të BE-së kundër atyre që mundësojnë veprimet e këtyre kolonëve të dhunshëm, duke përfshirë disa që janë anëtarë të qeverisë izraelite”, shtoi ai. Në orët e para të mëngjesit, kolonët hebrenj filluan një bastisje të përgjakshme në një fshat palestinez në Bregun Perëndimor, gjatë…

Lexo më shumë

Reperi i njohur shqiptar, Noizy është liruar nga paraburgimi në Durrës. Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Besnik Berisha. Megjithatë, shoku i artistit, DJ Crax nuk është liruar ende. Kështu ka njoftuar Stresi përmes një fotografie të postuar në Instagram. “I lumtur për ty Zin. Ndërsa Crax për arsye se është shtetas i Ksoovës nuk u lirua sepse vendos Gjykata Themelore e Pejës”, ka shkruar reperi. Gjykata e Durrësit e liron Noizyn nga paraburgimi Noizy u lirua nga paraburgimi, por jo edhe shoku i tij / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë

Këshilli Gjyqësor sot në një mbledhje urgjente solli vendim të formohet një Komision që do ta konstatojë gjendjen reale lidhur me vendimet e miratuara nga ana e Gjykatës Themelore Penale Shkup, në lidhje me rastin e Blerim Ramadanit i cili u arratis nga arresti shtëpiak derisa në vijim ishte procedura e ekstradimit. Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, në fillim të seancës së sotme emergjente të 495-të, deklaroi se zyrtarisht për asnjërën nga këto raste nuk është njoftuar, por Këshilli Gjyqësor ka për detyrë të reagojë pas informatës së arritur. “Unë e konsideroj të nevojshme si person i parë i…

Lexo më shumë

Trupi i pajetë i një 21-vjeçari është gjetur në një kanal uji në fshatin Çukas të Lushnjës. I riu dyshohet se është mbytur mbrëmjen e djeshme dhe mësohet se vuante nga epilepsia. “Polumbarët e Reneas pas kërkimeve në një kanal me ujë në fshatin Çukas, gjejnë trupin e 21 vjeçarit që dyshohet se është mbytur mbrëmjen e djeshme. Pas kallëzimit të bërë mbrëmjen e djeshme, në Komisariatin e Policisë Lushnjë, nga shtetasi A. C., 37 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, Lushnjë, se prej disa orësh kishin humbur kontaktet me djalin e xhaxhait, shtetasin M. C., 21 vjeç, banues në fshatin…

Lexo më shumë