Author: shqiperia
Qyteti i Shkupit përmes një letre për mediat i ka bërë thirrje kryeministrit Hristian Mickoski “të caktojë datën, vendin, temat për të biseduar dhe formatin e takimit”, pasi ai sot deklaroi se pranon gjithçka që është në interes të shkupjanëve duke u përgjigjur në propozimin e djeshëm të Qytetit – të formojnë një organ të posaçëm pune dhe koordinues me Qeverinë për zgjidhjen e problemeve në kryeqytet. “Udhëheqësia e Qytetit të Shkupit është e gatshme që nesër të ulet në tavolinën e përbashkët me kryetarin e Qeverisë. Temat të cilat Qyteti i Shkupit do t’i propozojë, ndërsa për të cilat…
Një vatër e fuqishme zjarri është aktivizuar këtë të premte në malet e Njësisë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit. Nga informacionet e para mësohet se zjarri fillimisht ka nisur në anën e fshatit Mal Vilëz të Njësisë Administrative Zall – Bastar të Tiranës. Për shkak të erës së fortë flakët janë përhapur me shpejtësi duke bërë që zjarri të zgjerojë perimetrin. Vatra e zjarrit ka prekur edhe një nga zonat më të bukura të fshatit Ketë e cila është me pemë halore Ahu. Banorët tregojnë se flakët po përhapen me shpejtësi në të gjithë masivin pyjor duke bërë që…
Radhë të gjata janë krijuar në dalje në pikën e kalimit kufitar të Kristallopigi që lidh Greqinë me Shqipërinë. Shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në vendin fqinj e po vijnë për fundjavë në vendin tonë thanë se policia greke e kufirit po punon vetëm me dy sportele në dalje duke sjellë radhë të gjata në anën greke. Ata thonë se për të hyrë në Shqipëri kanë pritur mbi një orë. Gjatë dy ditëve të fundit, nga Greqia në drejtim të Shqipërisë kanë hyrë mbi 10.000 shtetas kryesisht shqiptarë. /vizionplus.tv
Ditën e sotme, Noizy është liruar nga paraburgimi. Dhe mbas lirimit të tij, nuk kishte se si të mungonte një reagim në rrjete sociale për ndjekësit e tij. Noizy në postimin e tij falënderoi fansat, miqtë, kolegët që i kanë dhënë zemër në këto ditë të vështira për të. Ai u shpreh gjithashtu se beson në drejtësi dhe do vazhdojë të bëjë muzike për gjithë ndjekësit e tij. Lexoni më poshtë postimin e plotë të tij. ‘Unë besoj në drejtësi,’ Noizy thyen heshtjen pas lirimit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Gjermania pakëson ndihmat për Ukrainën
Më shumë se dy vjet e gjysmë pas agresionit rus ndaj Ukrainës, Gjermania po shqyrton uljen e ndihmës ushtarake për Kievin me 50%. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ricardo Marquina nga Berlini, Gjermania është donatori më i madh i bllokut evropian për Ukrainën dhe renditet e dyta pas Shteteve të Bashkuara, por politikat e brendshme të shtetit evropian po hedhin dyshime mbi këtë rol. Bundestagu po përgatit buxhetin për vitin e ardhshëm që parashikon përgjysmimin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën, nga 8.8 miliardë në 4.4 miliardë dollarë. Partitë e koalicionit në pushtet i mohojnë akuzat e opozitës se…
Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov në deklaratën për TV Kanal 5 për rastin e Blerim Ramadanit tha se vendimi i gjyqtarit Pajazit Pajaziti është e pakuptueshme dhe nuk është konform praktikës aktuale. “Rasti i fundit me ish pjesëtarin e UÇK-së Blerim Ramadani është një nga seritë që pasqyron qartë situatën aktuale në drejtësi. Vendimi i gjyqtarit Pajazit Pajaziti është i pakuptueshëm dhe nuk është konform me praktikën e mëparshme. Prandaj, tha ai besimi i qytetarëve në gjyqësor, drejtësi dhe prokurori është në nivel rekord të ulët. “Ky vendim gjykate është një tjetër dëshmi se duhen procese urgjente reformuese në drejtësi…
Zjarrfikësit në Turqi po zhvillojnë një ‘betejë titanike’ sot në frontet e zjarrit që janë përhapur në të gjithë vendin, pasi moti i thatë, i nxehtë dhe me erë çoi në një seri vatrash, duke përfshirë një që kërcënoi monumentet dhe varret e Luftës së Parë Botërore në fushën e betejës në Galipolit. Në gadishullin ku një zbarkim aleat u rrah nga trupat osmane në një fushatë njëvjeçare në 1915, flakët arritën në varrezat e Canterbury, ku janë varrosur ushtarët e Zelandës së Re. Imazhet e vendit në veriperëndim të Turqisë tregojnë varret, në një kopsht të djegur me pamje…
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qendër të qytetit të Lezhës. Si pasojë e përplasjes mes makinës dhe motorit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës. I plagosuri ka marrë ndihmën e parë nga disa qytetarë, derisa ka ardhur ambulanca. /vizionplus.tv
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, njoftoi se janë siguruar mjete për paga për punëtorët e Postës nacionale dhe kompanive hekurudhore Infrastruktura dhe Transporti. “Gjërat po ndryshojnë – në kohën e LSDM-së dhe BDI-së nuk ka pasur pagë, tani ka! Sot pagë do të marrin punëtorët e Postës së Maqedonisë, ndërsa dje morën në Infrastrukturën e Hekurudhave të Maqedonisë. Nga e hëna do të ketë pagë edhe për Hekurudhat dhe Transportin. Për të dytin muaj radhazi ka pagë të rregullt dhe nga muaji i ardhshëm nuk do të ketë probleme me pagat sepse do të hyjë në fuqi ribalancimi…
Detaje të reja janë zbardhur nga sulmi ndaj ish presidentit Donald Trump në 13 korrik gjatë një mitingu në Butler, Pensilvani. BBC raporton se një snajper policie që qëlloi fillimisht armën e agresorit, bëri të mundur devijimin e shënjestrës, duke mos e goditur në kokë. Sipas një raporti nga kongresmeni i Luizianës, Clay Higgins, plumbi i snajperit dëmtoi armën e Thomas Mattheë Crooks dhe ndërpreu synimin e tij. Pak çaste më vonë, një snajper i Shërbimit Sekret e vrau atë. Raporti vjen pasi Shërbimi Sekret ricaktoi përkohësisht disa truproja si për Presidenti Joe Biden ashtu edhe për ish presidentin Donald…











