Author: shqiperia

Policia e Kosovës sërish ka gjetur armatime në Banjksë të Zveçanit dhe beson se ato kanë qenë atje që nga sulmi që ndodhi në shtatorin e vitit të kaluar. “Sot gjatë ditës kemi zhvilluar një kontroll shtesë në Hotelin ‘Rajska Banja’ dhe kemi gjetur dy jelekë antiplumb, AK-47, tetë karikatorë me fishekë dhe disa pajisje të tjera ushtarake”, tha për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani. Më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup i armatosur serbësh e ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë, duke lënë të vrarë rreshterin…

Lexo më shumë

Nga Aleanca për Shqiptarët krahu Ziadin Selës, kanë reaguar në lidhje me deklaratën e zëvendëskryeministrit të Parë Izet Mexhiti, i cili tha se me interpretimin autentik të ligjit për lojërat online ato do të mbyllen. Nga ASH-ja thonë se me interpretim autentik nuk mbyllen objektet e lojërave të fatit, por siç thonë “vetëm rregullohet një pjesë e lojërave online”. “Duam të njoftojnë opinionin për mashtrimin e madhe që si çdo ditë, edhe sot tentoi ta bëjë zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, duke manipuluar me interpretimin autentik të ligjit për lojërat online. Me këtë interpretim, nuk mbyllen objektet e lojrave të fatit, por…

Lexo më shumë

Parlamenti turk është kthyer në një arenë boksi këtë të premte, ku deputetët janë përleshur me njëri-tjetrin. Fillimisht një deputet i opozitës u sulmua pasi bëri thirrje për lirimin dhe pranimin në kuvend të kolegut të tij Can Atalayt, i burgosur për organizimin e protestave antiqeveritare. Në pamje shihen deputetët e partisë në pushtet, AKP, teksa nisen drejt foltores duke e sulmuar deputetin opozitar Ahmet Sik. Më pas edhe dhjetëra deputetë të tjerë u përfshinë në përleshje. Atalay është dënuar me 18 vite burg më 2022 mbi akuzat se është përpjekur të rrëzojë qeverinë përmes organizimit të protestave mbarkombëtare në…

Lexo më shumë

Zjarri në fshatin Çërrrilë të Mallakastrës vijon ende, edhe pse intensiteti i flakëve është ulur pas ndërhyrjes së helikopterit, por era ndez vatra të reja. Sipas përgjegjësit të shërbimit zjarrfikës , Beso Enveri, terreni ka qenë i vështirë dhe banorët e zonës kanë ndihmuar zjarrfikësit me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit. Zjarri është aktivizuar që mbrëmjen e djeshme, teksa katër banesa janë përfshirë nga flakët, një prej tyre e pabanueshme, fatmirësisht pa problem për shëndetin e njerëzve. Dëmet nga zjarri janë të konsiderueshme dhe aksioni për shuarjen e flakëve vijon si nga toka ashtu edhe nga ajri. /vizionplus.tv  …

Lexo më shumë

Në periudhën prej 9 deri 15 gusht, janë regjistruar 21 raste të reja me pertusis ose kollë të mirë. Mosha e të sëmurëve lëviz prej një muaj deri 40 vjet, ndërsa numri më i madh i rasteve janë nga grupmosha deri katër vjet. Nga rastet e reja, pesë persona janë hospitalizuar, bëhet e ditur në raportin më të ri të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), të publikuar sot pasdite. “Deri më 15 gusht, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 1.022 raste të kollës së mirë, me incidencë prej 55,6/100.000 banorë. Kjo përfaqëson rritje të shumëfishtë të numrit…

Lexo më shumë

Frutat janë të pasura me antioksidantë, fibra dhe vitamina esenciale, disa prej të cilave janë gjithashtu të larta në sheqer, të cilat mund të rrisin nivelet e glukozës dhe të çojnë në shtim në peshë. Frutat që duhen shmangur nëse po përpiqeni të humbni peshë Rrushi Rrushi është plot me antioksidantë që mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Ai është një burim i shkëlqyer i vitaminave C dhe K dhe një zgjedhje e shëndetshme nëse keni presion të lartë të gjakut, por me 15 gram sheqer për filxhan, rrushi shmanget më së miri edhe nëse jeni duke u përpjekur…

Lexo më shumë

Lajm i trishtë për Forcat e Armatosura. Nënkoloneli Agim Sallaku është ndarë nga jeta. Këtë lajm e ka ndarë në rrjetet sociale edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, i cili shpreh mirënjohje për kontributin e Sallakut në shërbim të Forcave të Armatosura. Nënkoloneli ka shërbyer për shumë vite në operacionet e kërkim-shpëtimit si dhe në operacionet për shuarjen e zjarreve në malet shqiptare. “Trishtim dhe dhimbje për ikjen e parakohëshme nga jeta të nënkolonel Agim Sallakut! Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, nënkolonel Sallaku u nda nga jeta duke lënë në hidhërim familjen dhe të gjithë…

Lexo më shumë

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin e vjetër Levan-Vlorë, ku janë përplasur dy automjete tip “Benz” dhe “Audi” afërsisht 100 metra pasi kalon Qafën e Koshovicës. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia e qarkullimit rrugor e cila po normalizon lëvizjen e automjeteve që krijuan radhë të gjata. Nga përplasja e dy automjeteve jane plagosur lehtë dy persona nga automjeti tip “Benz”, ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër ndodhet në vendngjarje. Dy të lënduarit janë dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal Fier dhe janë jashtë rrezikut për jetën. /vizionplus.tv

Lexo më shumë

Qyteti i Shkupit përmes një letre për mediat i ka bërë thirrje kryeministrit Hristian Mickoski “të caktojë datën, vendin, temat për të biseduar dhe formatin e takimit”, pasi ai sot deklaroi se pranon gjithçka që është në interes të shkupjanëve duke u përgjigjur në propozimin e djeshëm të Qytetit – të formojnë një organ të posaçëm pune dhe koordinues me Qeverinë për zgjidhjen e problemeve në kryeqytet. “Udhëheqësia e Qytetit të Shkupit është e gatshme që nesër të ulet në tavolinën e përbashkët me kryetarin e Qeverisë. Temat të cilat Qyteti i Shkupit do t’i propozojë, ndërsa për të cilat…

Lexo më shumë

Një vatër e fuqishme zjarri është aktivizuar këtë të premte në malet e Njësisë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit. Nga informacionet e para mësohet se zjarri fillimisht ka nisur në anën e fshatit Mal Vilëz të Njësisë Administrative Zall – Bastar të Tiranës. Për shkak të erës së fortë flakët janë përhapur me shpejtësi duke bërë që zjarri të zgjerojë perimetrin. Vatra e zjarrit ka prekur edhe një nga zonat më të bukura të fshatit Ketë e cila është me pemë halore Ahu. Banorët tregojnë se flakët po përhapen me shpejtësi në të gjithë masivin pyjor duke bërë që…

Lexo më shumë