Author: shqiperia
“Të thuash se po i afrohemi një marrëveshjeje armëpushimi është një gabim,” tha sot një zyrtar i lartë i Hamasit, pasi Presidenti i SHBA Joe Biden tha dje, të premten, se një marrëveshje për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve “nuk ka qenë kurrë kaq afër.” “Ne nuk po përballemi me një marrëveshje apo negociata të vërteta, por me imponim të urdhrave amerikanë,” tha Sami Abu Zohri, një anëtar i zyrës politike të Hamasit, në një deklaratë për AFP, duke thënë se pati “një pengesë të madhe” gjatë bisedimeve të mbajtura të enjten dhe të premten në Doha mes vendeve ndërmjetësuese, SHBA-së, Katarit dhe…
Al Hilal ka fituar Superkupën e Arabisë Saudite, pasi mposhti thellë në finale Al Nassr e Cristiano Ronaldos. Edhe pse portugezi zhbllokoi rezultatin dhe kaloi Al Nassr në avantazh në fund të pjesës së parë, goli i tij nuk mjaftoi. Me fillimin e pjesës së dytë, rezultati u përmbys. Në minutën e 55-të, Milinkovic Savic barazoi sfidën. Më pas, dopieta e Aleksandar Mitrovic dhe goli i Malcom, vulosën sfidën në shifrat 1-4. Ekipi i Ronaldos mundet thellë në finalen e Superkupës së Arabisë Saudite / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Gjermania planifikon të përgjysmojë ndihmën ushtarake për Ukrainën në planin e saj buxhetor për vitin 2025, tha sot një burim parlamentar për AFP. Qeveria e Olaf Scholz nuk parashikon ndihmë shtesë përtej 4 miliardë eurove të përfshira në buxhetin e vitit të ardhshëm për të ndihmuar ushtarakisht Ukrainën, tha burimi, duke konfirmuar raportet e shtypit. Ndihma e Berlinit, e cila kontribuon më së shumti pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sivjet arrin në 8 miliardë euro. Në këmbim, Gjermania po mbështet “në krijimin, brenda kuadrit të G7 dhe Bashkimit Evropian, të një instrumenti financiar që do të përdorë asetet e ngrira ruse”, shtoi një burim…
Zhurmat e çekiçëve dhe makinerive të ndërtimit e thyejnë heshtjen e verës në kryeqytetin pothuajse të boshatisur në kulmin e pushimeve vjetore. Më gjithë udhëzimet e Qeverisë kundër për parandalimin e valës së nxehtësisë që punëtorët e ndërtimit të mos dalin në temperatura të larta në mesditë, në qendër të Shkupit, punëtorët po punojnë në ndërtesat e papërfunduara nga projekti kontrovers i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, i njohur si “Shkupi 2014”. Dhjetëra ndërtesa mbetën të papërfunduara dhe të papërdorura pas ikjes së Gruevskit në Hungari dhe ndryshimit të Qeverisë në vitin 2017. Kryeministri i ri maqedonas, Hristijan…
Emërimi i Jeton Buçit si drejtor në N.P. “Parqet dhe Gjelbërimet” nga ana e Qytetit të Shkupit ka shkaktuar reagime në OBRM-PDUKM. Nga kjo parti thonë se Buçi është kuadër i BDI-së dhe se kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska po zbaton planin e BDI-së dhe LSD-së për ta ngulfatur qytetin në mbeturina, që më pas të akuzohet qeveria. “Emërimi i Jeton Buçit nga BDI, si dhe drejtorët në NQP, janë dëshmi se nga kush vuan Shkupi. BDI dhe LSD qi qeveri e kapën Arsovskën, e korruptuan dhe shantazhuan dhe tani ajo është zbatuesja e padiskutueshme e të…
Tre “rregullat” bazë të kujdesit për lëkurën për ta mbajtur atë të shëndetshme dhe me shkëlqim janë të thjeshta: pastrimi, mbrojtja nga dielli dhe hidratimi. Më poshtë, ne po ndajmë pesë fakte të rëndësishme rreth hidratimit, prandaj mos e anashkaloni më kurrë këtë hap. Përmirëson elasticitetin e lëkurës Elasticiteti i referohet aftësisë së lëkurës për t’u shtrirë dhe për t’u kthyer në formën e saj origjinale menjëherë. Humbja e këtij elasticiteti e bën lëkurën të duket e lirshme dhe e varur, prandaj dermatologët thonë se hidratimi është një nga sekretet më të mëdha kundër plakjes. Rezulton në një pamje të reduktuar të rrudhave Hidratimi…
Një 64-vjeçar ka humbur jetën pasdite e dotme në durrës. Dyshohet se shtetasi B.H sa ka rënë në kontakt me ujin kur është futur në det ka pësuar arrest kardiak. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në Porto Romano. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës./vizionplus.tv
Me më pak se gjashtë muaj deri në zgjedhjet nacionale, Qeveria e Kosovës e filloi misionin e hapjes së Urës së Ibrit për qarkullim të veturave, duke e lyer atë dhe duke e testuar për kapacitetet mbajtëse. Ura, e cila është e hapur për qarkullim të këmbësorëve, ka qëndruar për kohë të gjatë si simbol i ndarjes, duke ndarë popullsinë kryesisht serbe në veri, nga komuniteti shumicë shqiptar në jug. Vendimi për hapjen e Urës për qarkullim të veturave u mor njëanshëm dhe pa koordinim paraprak, duke nxitur kundërshtim nga komuniteti lokal, vendet perëndimore, po edhe nga pjesëtarët e shoqërisë civile dhe…
Avionët luftarakë F-16 ngjallin shpresa në Ukrainë, sfidë mungesa e pilotëve të stërvitur
Pas shumë vonesash, Ukraina njoftoi këtë muaj se ka filluar të furnizohet me avionë luftarakë amerikanë F-16 nga aleatët e saj evropianë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Mariia Prus, nuk dihet numri i avionëve të dhuruar deri tani, por planet janë që rreth 20 të dërgohen në Ukrainë brenda këtij viti. Avionët e shumëpritur luftarakë F-16 u ngjitën në qiellin e Ukrainës. Video e publikuar më 4 gusht nga zyra e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, është konfirmimi i parë zyrtar i furnizimit të Kevit me avionë F-16. Ky është një përparim i madh për forcat ajrore ukrainase që…
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriya, Stojanço Angellov shprehet se zjarri në Galiçicë është pjesërisht nën kontroll, ndërsa për shuarjen marrin pjesë mbi 120 persona. “Zjarri që më shumë se 20 ditë është aktiv tani po zhvillohet në fshatin Bellica, dhe pjesërisht është vendosur nën kontroll. Për shuarrjen e zjarrit marrin pjesë 70 ushtarë si dhe punonjës të Pyjeve nacionale”, u shpreh ai. Ai tha se sot deri në ora 16:00 janë raportuar 25 zjarre në hapësira të hapura, ndërsa për momentin ka 11 zjarre aktive, kurse gjashtë janë nën kontroll dhe 8 janë shuar. Ndryshe, Maqedonia e Veriut…










