Author: shqiperia

Mendon se suksesi yt varet vetëm nga përkushtimi, aftësitë dhe njohuritë? Ndoshta, por a e ke menduar ndonjëherë se si zgjedhja e veshjeve mund të ndikojë në mënyrën se si të tjerët të perceptojnë dhe mbi të gjitha, në suksesin tënd? Po, dollapi yt mund të jetë çelësi i fshehtë që të hap dyert e suksesit! Ja se si ngjyrat, stili dhe kombinimi i rrobave që vesh mund të ndikojnë të ardhmen tënde: 1. Psikologjia e ngjyrave: A e dije se ngjyrat që zgjedh të veshësh mund të komunikojnë mesazhe të ndryshme? Ngjyra e kuqe përçon vetëbesim dhe energji, ndërsa…

Lexo më shumë

Katër persona në Durrës janë arrestuar pasi dyshohen se kanë vjedhur tre automjete. Sipas njoftimit zyrtar, dy prej të arrestuarve, vodhën njërin prej automjeteve duke u prezantuar si punonjës parkingu. “Në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Stacionit të Policisë Plazh, pas kallëzimit nga tre shtetas se u kishin vjedhur automjetet që kishin në përdorim, menjëherë kanë organizuar operacionin e koduar “Three”. Në kuadër të këtij operacioni, brenda një kohe të shkurtër, është bërë e mundur të lokalizohen vendndodhjet e tre automjeteve të vjedhura, të cilat…

Lexo më shumë

  Zjarrfikësit vazhdojnë betejën me 11 zjarre aktive. Në njoftimin e Qendrës për Menaxhim me Kriza në krye vazhdon të jetë zjarri në rajonin e Jasenit, i cili pothuajse një muaj të plotë është aktiv. Zjarri nuk ka të ndalur as në Galiçicë, në afërsi të Resnjës dhe Ohrit. Situatë e njëjtë edhe në komunën e Dollnenit dhe Makedonski Brodit. Sipas njoftimit të QMK-së pothuajse nuk ka zonë pyjore pa zjarre. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizat ditë më parë tha se shpresëdhënëse janë paralajmërimet për reshje të mundshme të shiut gjatë ditës së sotme, gjë që do të…

Lexo më shumë

Pas ditëve përvëluese me temperature të larta, mesditën e kësaj të diele, qarku i Korçës është “pushtuar” nga reshje shiu, të cilat janë shoqëruar me stuhi dhe breshër në disa zona të juglindjes së vendit. Shirat dhe stuhitë më të dendura kanë qënë në fushën e Maliqit. Reshjet kanë sjellë dëmtime jo vetëm në kultura bujqësore drufrutore, por në fshatin Sovjan në bashkinë Maliq, era e fortë ka rrëzuar çatinë e një banese. /vizionplus.tv    

Lexo më shumë

Edhe pse kthimi i TVSH-së nga aplikacioni “TVSH-ja ime” duhet të kishte filluar në fillim të muajit gusht, ashtu siç ka qenë gjithmonë, kthimi vonon. Qytetarët të cilët kanë skanuar në tremujorin e dytë të vitit 2024 ende nuk i kanë marrë paratë, ndërsa arsyet ende nuk bëhen të ditura. Me formimin e Qeverisë së re, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Kocoska theksoi se TVSH-ja ime do të vazhdojë të aplikohet. Kujtojmë se 15% nga TVSH-ja e përllogaritur zbatohet që nga 1 korriku i vitit 2019, kurse qytetarët mund të kthejnë maksimum 2.100 denarë për tre muaj./Telegrafi/ Qytetarët…

Lexo më shumë

Sulmet ajrore izraelite, të kryera gjatë natës, kanë lënë të vrarë të paktën 19 persona. Në mesin e viktimave janë një grua dhe gjashtë fëmijët e saj. Sulmet izraelite përfshijnë një sulm në orët e para të së dielës në një shtëpi në qytezën Deir al-Balah, ku u vra gruaja me gjashtë fëmijët e saj, sipas spitalit Martirët e Al-Aksës. Ndërkaq, një sulm ajror në qytezën Xhabalija goditi dy banesa, duke vrarë dy burra, një grua dhe vajzën e saj, tha Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara…

Lexo më shumë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në intervistën e tij për Fokus shprehet se qytetarët kanë mbetur të zhgënjyer me qeverisjen e Mickoskit. “Sipas analizave tona, 35% e qytetarëve që kanë votuar për OBRM-PDUKM-në në zgjedhje, sot nuk do të kishin votuar për ata. Ky është një indikator i qartë se bie mbështetja ndaj qeverisë”, u shpreh Filipçe. Sipas tij, kjo qeveri i dëshpëroi edhe punëtorët, ndërsa me politikat që po i planifikojnë, standardi i qytetarëve është edhe më i keq. “Dëshpëroi edhe punëtorët të cilëve i tha se nuk janë prioritet. Pagat me OBRM-PDUKM-në nuk do të rriten, kurse sipas…

Lexo më shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot kishte takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, shkëlqesinë e tij, Denion Mejdani. Në takim u diskutua për marrëdhëniet e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë si dhe për bashkëpunimet e mundshme në të ardhmen. “Pata kënaqësinë të kisha një takim të ngrohtë e miqësor me amabasadorin e republikës së Shqipërisë z.Denion Mejdani. Marrëdhënia e dy vendeve tona është prioritet absolut dhe i natyrshëm për ne”, shprehet Tararavari pas takimit me ambasadorin e Shqipërisë. Taravari takon ambasadorin e Republikës së Shqipërisë: Marrëdhënia e dy vendeve tona është prioritet appeared first on…

Lexo më shumë

Një 56-vjeçar është arrestuar në dalje të Shqipërisë në doganën e Kakavijës, pasi ishte shpallur në kërkim. Ai ishte dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”. “Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe shkëmbimit të informacioneve me DVP Tiranë, Policia Kufitare në dalje të RSH-së, kapi shtetasin e shpallur në kërkim: P. P., 56 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Tiranës më datë 17.03.2021, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas…

Lexo më shumë

Një aksident ka ndodhur në aksin Bajzë-Koplik, ku një makinë ka përplasur një motor. Si pasojë ka mbetur i lënduar një shtetas gjerman, 21 vjeç. “Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Q., 23 vjeç, pasi në aksin rrugor “Bajzë-Koplik”, automjeti që drejtonte ky shtetas, ka përplasur motomjetin që drejtonte shtetasi gjerman M. W., 21 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë në këmbë 21-vjeçari”, njofton policia. /vizionplus.tv

Lexo më shumë