Author: shqiperia
Ekspertët thonë se njerëzit që vuajnë nga artriti duhet të përpiqen të kufizojnë ndjeshëm konsumin e ushqimeve që nxisin inflamacionin. Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj toksinave ose lëndëve të huaja në trup. Qëllimi i tij është që të ndihmojë trupin të eliminojë këto substanca të huaja dhe të riparojë dëmin e kryer. Inflamacioni kronik ose sistemik është i dëmshëm sepse trupi sulmon veten. Inflamacioni mund të prekë enët e gjakut dhe më pas trurin. Inflamacioni kronik, shkakatari i saktë i të cilit nuk dihet akoma, nxit shfaqjen e shumë sëmundjeve. Bëhet fjalë për sëmundjet e zemrës, sindroma metabolike,…
Turistët mësojnë valle shqiptare në Korçë, të huajt pëlqejnë ritmet e muzikës tradicionale
Këtë vit, ndryshe nga herët e tjera Korçën dhe gjithë juglindjen e kanë vizituar turistë të shumtë të ardhur kryesisht nga Europa Veriore dhe vende të tjera të botës, të cilët kanë qenë të interesuar për historinë e trashëgimisë së kulturës e shumë më tepër për arkeologjinë. Sivjet turistët kanë shfaqur interes të shtuar për vallet tradicionale shqiptare, gjë e cila nuk kishte ndodhur më parë, ndaj e për këtë kanë zgjedhur Korçën pasi vallet e kësaj treve edhe për ta janë interesante “Unë vij nga Franca, nga Parisi. Jam për herë të dytë në Shqipëri e vij posaçërisht vetëm…
Maqedoni, harxhimet më të larta se pagat
Në pikën e vapës edhe çmimet e ndryshme në Maqedoni janë tejet të larta. Të dhënat e fundit statistikore tregojnë një rritje të re të kostos së jetesës në Maqedoninë e Veriut, e cila gjithashtu ndikon në inflacionin. Gjithashtu harxhimet e jetesës sipas shportës konsumatore në gjashtë muajt e kaluar janë rritur për 4000 denarë, ndërsa pagat janë rritur me 1250 denarë. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, neto paga mesatare mujore e paguar për të punësuar në maj të këtij viti është 41.252 denarë karshi pagës mesatare në dhjetor me vlerën prej 39.998 denarë.Nga ana tjetër,…
Shkrumbohen pyjet e Dukatit, zjarr edhe në Gjirokastër, shuhen vatrat në Parkun e Prespës
Shqipëria vazhdon të përballet me zjarret në të gjithë territorin, edhe pse situata ka njohur përmirësim në 24 orët e fundit. Ministria e Mbrojtjes ka raportuar se 47 vatra zjarri jane shuar, por ende vazhdon beteja me flaket në 6 zona te vendit “Aktualisht vijon të jenë aktive, por pa paraqitur rrezik për qytetarët dhe banesat, vatrat në Bjeshkët e Bollotekut dhe mbi fshatin Tërnovë”, bëri me dije Ministria e Mbrojtjes. Një prej vatrave të zjarrit që është ende aktive është ajo pranë fshatit Dukat i Ri. Flakët kanë nisur në orën 2 të mëngjesit dhe në terren kanë shkuar…
Stuhi shoqëruar me erë të fortë ka rrezuar disa pemë në aksin rrugor Pogradec – Maliq pranë fshatit Leshnicë. Për largimin e pemëve të rrëzuara nga rruga nacionale janë duke punuar punojës të shërbimit zjarrfikës ndërkohë që pemë të rrëzuara ka edhe në fshatin Tushemisht, pemë të cilat kanë shkaktuar radhë të gjata të automjeteve Edhe aty punojës të ndërmarrjes së gjelberimit të bashkisë Pogradec po punojnë për largimin e pemëve të rrëzuara për të normalizuar trafikun e rënduar Pemë të rrëzuara ka edhe në shëtitoren e qytetit të Pogradecit. /vizionplus.tv
Forcat serbe të sigurisë ekzekutuan gjatë natës një person të lidhur me sulmin ndaj ambasads izraelite disa kohë më parë në Beograd. Lajmin e ka konfirmuar ministri i brendshëm, Ivica Dacic i cili ka identifikuar vitimën si Sedan Ramoviç dhe ka thënë se ai i kishte rezistuar arrestimit. “Ramoviç refuzoi të dorëzohej dhe qëlloi dy-tre plumba drejt policisë gjatë operacionit të arrestimit.”- thuhej në deklaratën e ministrsisë së Brendshme serbe. Viktima ndodhej në arrati që prej sulmit në ambasadën izraelite në qershor ku u plagos rëndë një roje i sigurië dhe u qëllua për vdekje sulmuesi. Madje për disa kohë…
Rama ndan shifrat: Nga janari deri në korrik, 6.3 milionë vizitorë të huaj kanë hyrë në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga muaji janar deri në muajin korrik Shqipëria është vizituar nga 6.3 milionë turistë të huaj. Teksa ndan shifrat, Rama thotë se gjithashtu është rritur numri I bizneseve, veçanërisht në Sarandë e Vlorë e po ashtu është rritur xhiroja në pjesën tjetër të vendit. Rama thotë se infrastruktura e zhvilluar më tutje nga viti i kaluar, qoftë ajo rrugore apo ajo e furnizimit me energji e me ujë, si edhe masat e marra për mbrojtjen e ujërave larës kanë dhënë kontribut të padiskutueshëm në rritjen e cilësisë së sezonit, por mbetet ende…
Festa e sotme është përkujtim se askush nuk na liroi, por ne e çliruam veten. Shteti maqedonas nuk u dhurua, por u fitua dhe u fitua me një luftë të vështirë dhe të drejtë nacionalçlirimtare… Ju, ushtarët dhe oficerët, kadetët dhe veteranët e ushtrisë jeni rojtarët e vërtetë të trashëgimisë, shtetit maqedonas të lirë që para 80 viteve ia lanë KAÇKM-së paraardhësit tanë të guximshëm. Këtë e theksoi presidentja dhe komandante supreme e Armatës, Gordana Siljanovska Davkova, në fjalimin e saj para të pranishmëve në ceremoninë qendrore me rastin e 18 gushtit – Ditës së Armatës të Republikës së Maqedonisë…
Turqia është “pushtuar” nga flakët, ku si pasojë u plagosën 21 persona dhe u detyruan rreth 4 000 banorë të evakuohen. Sipas mediave të huaja, zjarri u përhap në pesë qytete dhe provinca, duke përfshirë qytetin e tretë më të madh të vendit, Izmirin “Flakët në Izmir, që vazhdojnë prej dy ditësh, kanë plagosur 21 persona”, njoftoi kryetari i bashkisë “Gjatë natës, 17 shtëpi banimi u dogjën, 105 shtëpi dhe 44 vende pune u evakuuan, dëmtuar 1600 hektarë tokë në Izmir”, tha ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve. Autoritetet qëndrojnë në gatishmëri deri në mes të shtatorit për shkak të kushteve…
Manovra të rrezikshme me Jet Ski, përplasen dy mjetet lundruese në Velipojë, lëndohet i riu italian
Dy mjetet lundurese janë përplasur në plazhin e Velipojës, në thellësi të detit rreth 1 milje jashtë përimetrit të sigurisë. Përplasja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e manovrave të gabuara. Dy mjetet lundruese Jet Ski, drejtoheshin nga dy shtetasit italian N. L., 19 vjeç, dhe S. D., 20 vjeç. Si pasojë e përplasjes, ka ngelur i dëmtuar njëri prej dy drejtuesve, shtetasi N. L, i cili ndodhet për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës. Të dy mjetet lundruese Jet Ski u bllokuan nga shërbimet e Policisë Kufitare. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e…












