Author: shqiperia

Man City ka kaluar në epërsi pas vetëm 18 minutave lojë ndaj Chelseas. Ishte sulmuesi Erling Haaland që shënoi nga afërsia për t’i dhënë avantazhin skuadrës nga Mançesteri. Pas një asistimi të Bernardo Silvas, norvegjezi e tundi rrjetën lehtësisht me një parabolë të bukur.     City kalon në epërsi ndaj Chelseat, Haland shënon gol të bukur / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë

Një zjarr ka rënë në fshatin Drenovicë, në bashkinë Dimal pasditen e sotme. Zjarri është përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, duke përfshirë një sipërfaqe të gjerë me bimësi të thatë e pemë. Në ndihmë të zjarrëfikësve të Dimalit kanë shkuar edhe 8 efektivë zjarrfikës me 2 mjete zjarrfikëse nga qyteti i Beratit. Mësohet se zjarrfikësit po punojnë për lokalizimin e flakëve dhe fikjen e zjarrit. Sipas burimeve nga vendngjarja, zjarri po vihet në kontroll. Të njëjtat burime konfirmojnë se zjarri ka qenë i qëllimshëm./vizionplus.tv

Lexo më shumë

A keni qenë ndonjëherë kaq i lumtur që kjo ndjenjë ju ka sjellë lot gëzimi? Edhe pse duket paradoksale, gjatë rasteve të lumtura, ndërveprimet midis kujtimeve dhe emocioneve mund të shkaktojnë trishtim së bashku me gëzim. Pse po ndodh kjo? Sipas psikologes Krystine I. Batcho dhe një profesori në Kolegjin Le Moyne në Syracuse, Nju Jork, kujtimet mund të sjellin ndjenja të hidhura. emi të lumtur që kemi shijuar momente të caktuara, por të pikëlluar që nuk kemi mundur t’i mbajmë apo t’i rikthejmë. Prandaj, disa ngjarje kryesore në jetën e një personi kanë fuqinë të kujtojnë jo vetëm atë…

Lexo më shumë

Reduktimi i numrit të nxënësve në ciklin e ulët e të mesëm e bën të pashmangshme mbylljen e disa shkollave në vend. Gjatë dekadës së fundit numërohen 42 shkolla fillore dhe mbi 9 mijë nxënës më pak. Situata e drastike e zvogëlimit të numrit të nxënësve që janë regjistruar në klasë të parë, në këtë vit shkollor me gjithsej 600 fëmijë më pak, por edhe në klasat më të larta ka alarmuar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës që ka vendosur që ato shkolla që numërojnë pak nxënës dhe që janë afër shkollave të tjera më të mëdha do të mbyllen…

Lexo më shumë

Një familje, mes tyre gjashtë fëmijë, janë vrarë në Rripin qendror të Gazës, pas sulmeve izraelite në territorin e rrethuar palestinez. Të paktën 25 palestinezë u vranë në 24 orët e fundit, tha të dielën Ministria e Shëndetësisë në Gaza. Prindërit dhe gjashtë fëmijët e tyre u vranë në Deir el-Balah në pjesën qendrore të Rripit, tha Spitali i Martirëve Al-Aksa. Gjyshi i fëmijëve tha se nëna e tyre punonte për Kombet e Bashkuara. “Vajza ime, së bashku me bashkëshortin dhe gjashtë fëmijët e saj, flinin të qetë në shtëpi në Deir al-Balah. Ata u kapën në befasi, një raketë…

Lexo më shumë

Freskim Rama, i njohur për të gjithë si Kimi, është rikthyer në Kosovë pas shtatë vitesh. Ylli i “American Idol” lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram. Ai në video tregon momentin emocionues të takimit me nënën në prani të familjarëve të tjerë. Kim shpërthen në lot dhe tregon se ka pasur mall të madh për ta, meqë u bë një kohë e gjatë që nuk ka qenë në vendlindje. “Shtatë ditë, shtatë muaj, shtatë vjet pa e parë familjen time”, nis postimi i artistit.   View this post on Instagram   A post shared by…

Lexo më shumë

Një zjarr i përmasave të mëdha është aktivizuar mesditën e sotme në kodrat e fshatit Frakull e Vogël në Fier. Zjarri ka pershkuar mbi 30 hektarë kullota dhe pemetari. I favorizuar nga era e fortë zjarri eshte përhapur në disa vatra duke përfshirë edhe ullishte. Zjarrëfikësit ndodhen në zonë, por nuk mund të bëjnë dot ndërhyrje pasi terreni është malor dhe nuk ka rrugë. Banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri, pasi situata është tepër e vështirë dhe zjarri po i afrohet banesave. /vizionplus.tv

Lexo më shumë

Sulmuesi kosovar Albin Berisha ka realizuar gol në debutim te Hansa Rostock, duke shënuar kundër Hertha Berlinit, në kuadër të Kupës së Gjermanisë. Berisha që befasoi të gjithë duke zgjedhur skuadrën e Bundesliga 3, përfitoi nga një gabim i portierit për ta barazuar rezultatin. Portieri mysafir ia dhuroi topin Berishës, i cili e kishte të lehtë të realizonte në portën e zbrazur (46’).       Albin Berisha debuton me gol tek Hansa Rostock, shënon kundër Hertha Berlinit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë

Manchester City e nis sot mbrojtjen e titullit me derbin që luan si mysafirë kundër Chelseat në “Stamford Brigde”, shkruan Reporteri.net. Kjo përballje vjen si debutim për Enzo Marescan pëballë Pep Guardiolas me të cilin ka punuar për një kohë. Ja formacionet zyrtare: Chelsea: Sanchez, Gusto, Fofana, Colwill, Cucurella; Lavia, Caicedo, Enzo; Palmer, Jackson, Nkunku. Man City: Ederson; Lewis, Akanji, Dias, Gvardiol; Kovacic, De Bruyne, Bernardo; Savinho, Haaland, Doku. City nis mbrojtjen e titullit me derbin kundër Chelseat, formacionet zyrtare / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë

“Izraeli është i angazhuar në negociata komplekse për kthimin e pengjeve të tij të mbajtur në Gaza, por gjithashtu do të duhet t’u përmbahet parimeve jetike për sigurinë e tij”, tha sot kryeministri Benjamin Netanyahu në fillim të një takimi të kabinetit izraelit. “Ka gjëra për të cilat ne mund të jemi fleksibël, dhe ka gjëra për të cilat nuk mund të jemi fleksibël dhe ne i përmbahemi atyre. Ne e dimë shumë mirë se si të bëjmë dallimin midis të dyjave,” tha ai. Përveç kësaj, siç raporton Agence France-Presse, kryeministri izraelit bëri thirrje për “presion kundrejt Hamasit”, duke denoncuar “refuzimin” për…

Lexo më shumë