Author: shqiperia
Shirat e dendur dhe stuhitë goditën rajonet alpine të Austrisë dhe lanë pjesë të Vjenës nën ujë duke shkaktuar dëme të rënda në disa pjesë të vendit dhe duke ndërprerë transportin rrugor dhe hekurudhor. Pjesë të Vjenë ishin gjithashtu nën ujë ndërsa pamjet në rrjetet sociale tregojnë vërshimet e ujërave që merrnin përpara makinat në vendpushimin e skive St. Anton në Austrinë perëndimore. Kancelari austriak, Karl Nehammer shkroi në Platformën X se stuhia shkaktoi dëme të konsiderueshme në pjesë të caktuara të vendit. Sipas mediave të huaja, një grua u plagos rëndë kur uji i rrëmbyeshëm e shtyu atë nën…
Sektori i ndërtimit në Maqedoninë e Veriut përballet me mungesë serioze të fuqisë punëtore. Pronarët e kompanive të ndërtimit thonë se ka më pak punëtorë, sepse ata me të cilët kanë punuar me vite të tëra po largohen për të punuar në Kroaci ose në Itali. “Vitin e kaluar kemi pasur 15-20 persona që kanë punuar me vite dhe janë larguar nga vendi. Tani kemi mungesë”, tha Sherif Kadrioski- pronar i kompanisë ndërtimore. “Kishim punëtorë të mjaftueshëm. Më shumë se 20 vite që operojmë si kompani dhe kemi 20 vite që ndërtojmë. Rajoni ynë deri më tani nuk kishte problem…
Nëse jeni një nga miliona njerëz që vuajnë nga dhimbjet e mesit, mund të jetë koha të provoni trajtimin alternativ më efektiv që e bën shqetësimin një gjë të së kaluarës. Ecja është një ushtrim efektiv për reduktimin e dhimbjeve të shpinës. Dhe, sipas një studimi të fundit, një shëtitje vetëm tre herë në javë redukton ndjeshëm shqetësimin, përmirëson shëndetin e shtyllës kurrizore dhe cilësinë e jetës për njerëzit që vuajnë nga dhimbjet e mesit. Këto janë vetëm disa mënyra që ecja mund t’ju ndihmojë. Ndër hetimet e tjera: -Ecja rrit qarkullimin e gjakut, gjë që redukton inflamacionin dhe përshpejton procesin e shërimit…
Eva Buzo rikthehet për të përfunduar sfidën, nis udhëtimin me not nga Italia drejt Shqipërisë
Avokatja me origjinë shqiptare, Eva Buzo, e cila jeton në Australi, është rikthyer për të përfunduar sfidën e saj. Synimi i avokates është të përshkruajë me not brigjet nga Italia deri në Vlorë, sfidë të cilën nuk mundi ta përfundonte vitin e kaluar. Ditën e djeshme, rreth orës 18:00 Eva ka nisur sfidën e lënë në mes vitin e kaluar, për të përshkuar me not distancën nga Lece deri në Vlorë. Ajo është shoqëruar nga roja bregdetare dhe më pas dy mjetet tip gomone vijojnë ta shoqërojnë për të përfunduar misionin e saj. Deri në orën 18:00, pra 24 orë…
Çdo ditë e më shumë qytetarët shprehen të revoltuar nga kushtet në shëndetësi. Në një anketë për Alsat, disa nga qytetarët që prisnin para spitaleve thanë se detyrohen të presin me muaj të tërë për të caktuar termine për ndonjë nga klinikat e qytetit. Shumë prej qytetarëve vërejtje kanë edhe për higjienën dhe shërbimet shëndetësore. “Shumë gjëra. Çfarë për shembull? Nuk ka higjienë. Shërbimi nuk është, nuk janë të mira”, tha një qytetar. “Tash erdha, në ora 11 e kam të caktuar? Sa kohe keni pritur? Një muaj. A është shumë? Çfarë të bëjmë, ashtu është”, tha një qytetare.…
Shqetësimet në Evropën Lindore janë rritur pas sulmit të befasishëm të Ukrainës në Kursk. Tani Bjellorusia, një aleate e ngushtë e Putinit, duket se po futet në “lojë” pasi deklaroi se ka lëvizur një numër të madh njësish në kufirin e saj me Ukrainën. Siç raporton Guardian, Minsk ka vendosur pothuajse një të tretën e forcave të tij të armatosura përgjatë gjithë kufirit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Belta. Numri i saktë i trupave nuk u specifikua, por ushtria profesionale e Bjellorusisë përbëhet nga 48,000 ushtarë dhe rreth 12,000 roje kufitare, sipas Bilancit Ushtarak të Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike për vitin 2022. Ukraina…
SPANJË – Një djalë 11-vjeçar u vra këtë të dielë pasi u sulmua me thikë, teksa ndodhej në fushën e futbollit, në qytetin Toledo. Policia bën me dije se sulmi ka ndodhur në orën 10:00. Viktima ka qenë duke luajtur me grupin e shokëve të tij, kur sulmuesi, me fytyrën e mbuluar me shall, është afruar dhe e ka goditur me thikë. Shërbimet e urgjencës nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar, pavarësisht transportimit në spital me helikopter. Familja e të miturit tha se nuk e di kush mund të ketë qenë autor. Në një deklaratë për mediat, kushëriri…
Reperi Rigel Rajku i njohur si Noizy, ka paralajmëruar se do të mbajë një koncert më 21 gusht në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ai thotë se asgjë nuk mund të ndalë kur është i drejtë dhe në rrugën e Zotit. “Plani politikës ishte të më ndalnin suksesin dhe punën që unë di të bëj më së miri ‘Muzikën&Koncertet’, mirëpo Zoti kishte plane të tjera për mua”, u shpreh ai. “Dhe ja ku jemi këtu duke ju vërtetuar se asgjë nuk mund të na ndalë kur jemi në të drejtën tonë dhe në rrugë të Zotit”. View this post on Instagram…
Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Pogradec – Lin, në afërsi të fshatit Udënisht. Bëhet me dije se të plagosur kanë ngelur tre persona. Të plagosurit janë nisur menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e mjekëve. Moti i keq dhe lagështia në rrugë kanq qenë shkak i aksidentit. Policia dhe ambulanca janë nisur drejt venngjarjes. /vizionplus.tv
Mbi 250 milionë euro në vit sjellin mërgimtarët në Maqedoninë e Veriut. Dhjetë vitet e fundit, sipas Bankës Qendrore kjo prurje devizore është dyfish më e madhe krahasuar me investimet kapitale që ka vendi ynë. Profesori universitar Ali Maksuti, thotë se pjesa më e madhe e remitancave përfundojnë në sektorin e ndërtimtarisë dhe në dasma, por edhe si injeksion financiar për familjet, e me theks të veçantë, për grupmoshëm më të mëdha. “Lëvizja e mërgimtarëve në Maqedoni përfshihet në dy periudha e dimrit dhe e verës, dhe, edhe pse janë të shkurta këto ardhje impakti është tejet i madh. Sipas…










