Author: shqiperia
Një tjetër episod dhune ka ndodhur në Turqi, në kampionatin e Superligës. Gjatë ndeshjes mes Goztepe dhe Fenerbahce është sulmuar presidenti Ali Koc i skuadrës së Jose Mourinhos. Numri një i Fenerbahce u shty nga një person me një lejekalim të Goztepe dhe u godit me një shishe në fytyrë, e hedhur nga tribuna bashkë me sende të tjera. Pamjet janë bërë menjëherë virale. Presidenti i Fenerbahces sulmohet në fushë, gjuhet me shishe në fytyrë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Një magazinë e vjetër e braktisur, është djegur pasditen e sotme në fshatin Lavdan të Bashkisë Mallakastër. Lajmi konfirmohet nga shërbimet zjarrfikëse si dhe kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj i cili ka pohuar se në magazinë ka pasur materiale të ndryshme. Magazina ka qenë e hapur, por ka pasur edhe mbetje me fuçi vaji, solari, kartosera. Magazina ka dy pronarë një nga Buzmadhi i Cakranit dhe tjetri nga Drizari, por që e kanë braktisur prej disa muajsh. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për filjen e zjarrit. Pranë magazinës ndodhet një banesë dhe një fabrikë…
Përveç temperaturave shumë të larta, një shqetësim për të gjithë gjatë verës janë edhe mushkonjat. Por a e dini se nëse hani këto ushqime, mushkonjat do t’ju rrinë larg? Qepë Hudhra apo qepë, nuk ka rëndësi. Kur hani këtë ushqim çlirohet allicina, e cila largon mushkonjat. Ju mund t’i hani ato si pjesë e një vakti ose veçmas. Uthull molle Për ne është e padukshme, por aroma që merr trupi pas konsumimit të uthullës së mollës i largon mushkonjat. Një lugë në ditë rekomandohet si pjesë e një sallate apo vakti tjetër. Thjerrëzat, fasulet, domatet Këto tre ushqime janë në…
Ukraina ka shkatërruar një urë të rëndësishme në rajonin e Kurskut të Rusisë dhe ka goditur një të dytë, më pak se dy javë pas sulmit të papritur ndërkufitar në territorin rus, duke bllokuar rrugët ruse të furnizimit dhe ndoshta duke sinjalizuar se trupat e saj do ta vazhdojnë inkursionin. Blogerët ushtarakë ruse pro-Kremlinit kanë pranuar se shkatërrimi i urës së parë, e cila përshkonte lumin Seim pranë qytetit Glushkovo, do të pengojë furnizimet për forcat ruse. Shefi i Forcave Ajrore të Ukrainës, Toger Mykola Oleshchuk, publikoi të premten një video të një sulmi ajror ukrainas që prishi urën. Më…
Deri ditën e mërkurë moti do të jetë i vranët, më freskët dhe me reshje lokale të shiut, ndërsa nga dita e enjte pritet stabilizimi i moti me rritje të temperaturave. Në Shkup deri ditën e mërkurë pritet të ketë reshje lokale të shiut. Moti nesër pritet të jetë i vranët me erë të lehtë në drejtim jugor. Gjatë pasdites pritet të ketë reshje të shiut, kurse temperature minimale do të jetë nga 13 deri 20 grade Celsius. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 35 grade Celsius. Në Shkup nesër po ashtu pritet reshje të shiut gjatë pasdites…
Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në një festival pranë Leipzig në Gjermani, pasi një karusel u mbulua nga flakët ndërkohë që ishte në lëvizje. Sipas raportimeve nga mediat gjermane, raportohet se mbi 20 persona janë plagosur dhe dy ndodhen në gjendje të rëndë, teksa në mesin e personave të plagosur është edhe një polic. Shkaqet e zjarrit ende janë të paqarta, me autoritete që vazhdojnë të hetojnë. Reperi gjerman Ski Aggu, i cili po performonte kur shpërtheu zjarri, me anë të një postimi në Instagram tha se ishte i tronditur nga zjarri, duke shtuar se shpresonte që të gjithë…
City e ka nisur me fitore edicionin e ri në Premierligë pasi në derbin e javës së parë ka mposhbtur si mysafir Chelsean me rezultat 2-0. Në pjesën e parë City shënoi për 1-0 përmes Erlin Haaland. Football script writers are so predictable cause Haaland scoring a goal with Cucurella defending on him was the most obvious thing ever LMAOOOOOO pic.twitter.com/XnmRRT3oyv — Ous (@fukxumean) August 18, 2024 Ndeshjen e mbylli supergoli i Mateo Kovaçiq në minutën e 84-të, ku kroati me një gjuajtje të saktë siguroi fitoren e ekipit të tij. MATEO KOVACIC ARE YOU F*CKING MAD WHAT A GOAL…
Në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Lin mbetën të plagosur tre persona. Bëhet me dije se njëri nga turistët anglezë, është nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës. Në aksident janë përfshirë dy mjete që sipas policisë njëri prej tyre ka kryer një manovër të gabuar duke shkaktuar edhe përplasjen kokë më kokë. Sipas njoftimit zyrtar nga përplasja e fortë kanë mbetur të palgosur 2 turistë anglezë dhe drejtuesja e mjetit tjetër. /vizionplus.tv
LSDM thotë se një paciente ka humbur jetën nga Kovidi, nuk është pranuar në Klinikën Infektive
Partia opozitare LSDM informon se ka humbur jetën një paciente e cila nuk është pranuar në Klinikën Infektive, ndërsa më parë është refuzuar edhe nga Klinika për Anestezion, Reanimim dhe Mjekim Intensiv. “Pacientja e cila këtë mëngjes ka qenë në gjendje të rëndë nuk është pranuar në repartin intensiv në klinikën Infektive ndërsa nuk është pranuar as në Karil pas çka ka humbur jetën. Ky është skandal për të cilin duhet të ketë përgjegjësi! Me urgjencë duhet të dalin drejtorët e Klinikës për Anestezion, Reanimim dhe Mjekim Intensiv dhe Klinikës Infektive dhe të përgjigjen përse nuk është pranuar pacientja. Ku…
Këngëtari Blerim Muharremi i njohur si Blero përmes një postimi i ka kërkuar publikisht ish-të dashurës së tij të rikthehen së bashku. Blero ka kërkuar që ‘bebi’ siç e quan ai, t’ia japë edhe një shansë. “S’po më hahet buka prej që ti ke ik”, nis postimin e tij këngëtari, shkruan Reporteri.net. Postimi i tij i plotë: Blero i kërkon publikisht ish-të dashurës t’i rikthehet: ‘Bebi’, s’po më hahet buka pa ty / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.












