Author: shqiperia
Tre mijë pushues u evakuuan gjatë natës nga një kamping në Caen-en-Roussillon në rajonin Pyrenees-Orientales të Francës jugore për shkak të një zjarri që u vu nën kontroll nga zjarrfikësit, sipas një deklarate nga Shërbimi Zjarrfikës. Zjarri, i nxitur nga erërat që fryjnë me shpejtësi 80 km/h, u përhap në orën 02:00 me orën lokale. Pushuesit u dërguan në një ndërtesë komunale. Një tjetër zjarr, më i madhi i periudhës në rajon, sipas Departamentit të Zjarrfikësve, ka ndodhur dje pasdite në Frontinian në lagjen Herault pranë Montpellier dhe është vënë nën kontroll nga një zjarrfikës prej 600 anëtarësh gjatë natës…
Ministria e Mbrojtjes ka informuar në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë vetëm 3 vatra aktive dhe janë shuar plotësisht 40 të tjera. Vatrat aktive janë në Arrën të bashkisë së Kukësit, ajo në Fushë Lugje të Mirditës dhe vatra në Buçaj të Shkodrës. Njoftimi: Pas shumë javësh betejë me zjarret që përfshinë shumë territore të vendit tonë, sot situata paraqitet më e qetë. Gjatë 24 orëve të fundit, nga 31 vatra zjarri të raportuara, 28 janë shuar plotësisht, ndërsa vetëm 3 vatra mbeten ende aktive. Aktualisht, vatra në Arrën të bashkisë së…
Në 24 orët e fundit në vend janë vetëm 3 vatra zjarri ende active, nga 31 që ishin në total. Reshjet e shiut të rëna gjatë ditës së dirlë si dhe gjatë natës duke u gdhirë e hëna në zonën e juglindjes dhe në veri të vendit ndihmuaM zjarrëfikësit të fitonin betejën me flakët që vijonin prej ditësh. Aktualisht aktive është vatra në Arrën të bashkisë së Kukësit, ajo në Fushë Lugje të Mirditës dhe vatra në Buçaj të Shkodrës. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ato janë të izoluara e pa rrezik përhapjeje dhe po monitorohen për të shmangur çdo mundësi…
Pajazit Pajaziti duhet të shkarkohet menjëherë, ai është eksponent i SDS-së dhe BDI-së në gjyqësor, i cili e shkatërron sistemin nga brenda, thonë nga OBRM-PDUKM. Nga partia thonë se gjyqtari Pajaziti nuk i plotëson bazat etike dhe ligjore për të mbetur gjyqtar. “Blerim Ramadanit i ka dhënë arrest shtëpiak në vend të burgut, duke i hapur kështu rrugën për arratisje. Pajaziti e dinte se Ramadani sipas të kaluarës dhe përvojës së tij mund të arratisej, por përkundër kësaj ai me vetëdije e vendosi në arrest shtëpiak”, thonë nga OBRM-PDUKM. Sipas tyre, synimi i Pajazitit për t’i dhënë mundësi Blerim Ramadanit…
Një 55-vjeçar në Gramsh është arrestuar nga policia, pasi në banesën e tij iu gjet dhe sekuestrua një kallashnikov dhe 690 fushekë të kalibreve të ndryshme. Policia njofton se ka qenë një fqinji i tij që e ka denoncuar pas një konflikti që kishin mes tyre dhe pas mbërritjes në banesën e 55-vjeçarit uniformat blu gjetën arsenalin e armëve. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prerja e druve dekorative dhe frutore”. “Në zbatim të planit të masave për të garantuar sundimin e ligjit në territor dhe në bazë të…
Mbante punonjësit pa siguracione në “exchange” pa licencë, procedohet penalisht 30-vjeçari në Ksamil
Një 30-vjeçar në Ksamil është proceduar penalisht nga policia, pasi u kap duke ushtruar aktivitetin e këmbimit valutor të cilin e kishte pa liçencë. Sipas policisë, i riu në biznesin që administrohej nga i vëllai, nuk lëshonte kupona dhe mbante punonjës të pasiguruar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 98 896 lekë, 368 euro, 26 paund dhe 2 laptopë. “Gjatë veprimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 17.08.2024 në Ksamil, ku një 26-vjeçar u vu në pranga nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë Sarandë, pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e qarkullimit rrugor të Sarandës…
Eva Buzo ka përfunduar udhëtimin e saj prej 35 orësh e 17 minutash dhe 92 kilometra nga brigjet e Leçes, (San Focca) deri ne Gadishullin e Karaburunit, ku dhe ka prekur tokën shqiptare, në afërsi të kepit të Gjuzës. Një udhëtim i vështirë për avokaten me origjinë shqiptare e cila, sfidën të cilën e la në mes vitin e kaluar për shkak të komplikacioneve , sot rrugëtimin e ka përfunduar, duke treguar një forcë fizike dhe psikologjike. Ajo ka ndaluar shumë pak duke pirë ujë dhe udhëtimi ka qenë konstant. Nuk ka pasur asnjë problem gjatë udhëtimit prej 35 orësh.…
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Urës së Zezë në Pajovë të Elbasanit. Një automjet tip “Mercedes-Benz” është përplasur me një automjet tjetër tip “Skoda”, duke shkaktuar lëndime të rënda tek të dy shoferët. Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, ambulanca ka mbërritur në vendngjarje për t’u dhënë ndihmën e parë të plagosurve. Aktualisht, gjendja e të plagosurve mbetet e paqartë, ndërsa pritet që ata të dërgohen në spital për trajtim të mëtejshëm. Shkaqet e aksidentit ende nuk janë të qarta, por policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të nisur…
Dy të rinj të moshave 19 vjeç janë arrestuar nga policia e Durrësit. Përmes një njoftimi për media, policia bën me dije se dy të rinjtë u kapën duke shitur kokainë me doza. Ata akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim “Posedonin lëndë narkotike kokainë të ndarë në doza gati për shitje, Policia i kap në flagrancë duke lëvizur me automjet për të shpërndarë lëndën narkotike. Vihen në pranga dy shtetas si dhe sekuestrohen dhjetëra doza kokainë dhe automjeti që lëviznin këta shtetas për të realizuar shpërndarjen e drogës. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm…
LAMM njofton se në vendkalimin kufitar Tabanoc për dalje dhe hyrje në vend vërehet frekuencë e shtuar e automjeteve. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka prite të gjata. Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, ndërsa intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë qendrave të qyteteve është rritur. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër…











