Author: shqiperia

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, përjetoi një incident së fundmi me kompaninë e fluturimit ‘Lufthansa’ në Aeroportin e Mynihut, në Gjermani. Ajo u ndalua nga agjenti i sigurimit të aeroplanit veçse i kishte folur në gjuhën shqipe, duke menduar se ishte shqiptar. Artistja publikoi disa video në InstaStory, ku shihej duke qarë me të madhe në aeroport. Biondja tani ka treguar se ka arritur në shtëpi mirë dhe sigurt, pasi kishte edhe frikë. “Faleminderit të gjithëve që më dërguan mesazhe dhe treguat shqetësim për mua. Mbërrita në shtëpi e sigurt, Faleminderit zotit”, u shpreh ajo. Iu…

Lexo më shumë

Në deklaratën e sotme për media, drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QKK), Stojançe Angelov, thotë se “falë shiut që ka rënë dje pasdite, zjarret janë shuar plotësisht”. “Falë reshjeve të shiut që ra në disa vende të vendit dje pasdite dhe përfshiu pothuajse të gjitha zjarret aktive, zjarret janë shuar plotësisht. Dje kemi pasur një ditë shumë të vështirë në pjesën e parë sepse kemi pasur disa zjarre të rrezikshme”, thotë Angelov. Sipas tij, aktualisht nuk ka zjarre serioze, disa më të vogla janë aktive dhe autoritetet po merren me to. Zjarret i kushtojnë shumë para shtetit dhe…

Lexo më shumë

Zëdhënësi i koalicionit VLEN, Fari Hiseni thotë se kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka kaluar pikën kufitare të “Bllacës” sipas procedurave lehtësuese për zyrtarët e lartë shtetërorë gjatë vizitës së tij në Kosovë ku ka marrë pjesë në një dasmë. Hiseni tha se vizita e Gashit është realizuar sipas rregullave dhe standardeve ligjore. “Të gjithë e kemi të qartë se pas 22 vitesh regjimi të BDI-së, qytetarët kanë pritshmëri të mëdha nga qeveria e re. Situata të tilla, kur në të kaluarën as që diskutohej për to, sot bëhen temë në media, të cilat i konsideroj të paligjshme, sepse bëhet…

Lexo më shumë

Një 36-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi bashkë me një 17-vjeçar kanë dhunuar një infermier në spitalin e qytetit. “Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë shtetasin E. H., 36 vjeç, banues në Shijak, si dhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, sepse dyshohet se kanë goditur për shkak të detyrës, një infermier të Urgjencës së spitalit rajonal të Durrësit”, njofton policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv

Lexo më shumë

Reshjet e shiut kanë “pushtuar” këtë të hënë qytetin e Vlorës. Dita ka nisur me reshje të lehta, për të shtuar më pas intensitetin në orët e mesditës. Sasia e dendur e reshjeve të shiut ka larguar nga plazhi edhe pushuesit. Gazetarja e Vizion Plus Efrosina Papa raporton se situata e krijuar nga reshjet e shiut ka shkaktuar kaos dhe trafik në qarkullimin e mjeteve në qytetin bregdetar./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Ushtria ukrainase po arrin qëllimet që ka vendosur në ofensivën e saj në rajonin kufitar rus të Kurskut, ku nisi një sulm të paprecedentë gati dy javë më parë, tha sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. “Ne po i arrijmë qëllimet tona”, tha Zelensky për operacionin që filloi më 6 gusht dhe tensionoi menjëherë Moskën. Ky operacion, tha ai, synon “krijimin e një zone neutrale midis Rusisë dhe Ukrainës”. Ndërkohë, Ukraina urdhëroi sot evakuimin e familjeve me fëmijë nga qyteti i Pokrovsk dhe rrethinat e tij, ndërsa forcat ruse vazhdojnë të avancojnë drejt qytetit strategjik në Ukrainën lindore. “Ne po fillojmë…

Lexo më shumë

120,810 pasagjerë kanë udhëtuar nëpërmjet portit të Durrësit nga portet italiane drejt Durrësit dhe anasjelltas. Burime zyrtare nga Autoritetit Portual Durrës bëjnë të ditur për gazetarin e Vizion Plus Aleks Kalemasi se tragetet e linjës Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona kanë transportuar 73,701 pasagjerë në hyrje dhe 47,109 pasagjerë janë regjistruar në dalje nga vendi ynë drejt brigjeve italiane.  Po ashtu rritja është reflektuar dhe në numrin e automjeteve, trailerave dhe kamionëve të përpunuar në Terminalin e Trageteve. Përgjatë periudhës 1-15 gusht numërohen rreth 33 mijë automjete si dhe 3,950 kamionë dhe trailerë. Të gjitha strukturat që operojnë në portin më të…

Lexo më shumë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski e riafimoi qëndrimin për përgatitjen e një ligji të ri për planifikim urbanistik, me pjesëmarrje të përfaqësuesve të organizatave joqeveritare të cilat patën një varg reagimesh për ndryshimet e ligjit ekzistues që me procedurë të shkurtër ishte votuar javën e kaluar. “Thash se definitivisht na duhet një ligj i ri. Propozoj përbërje heterogjene në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues të organizatave të ndryshme joqeveritare të cilat janë prekur që të përgatisim ligj plotësisht të ri për planifikim urbanistik, kështu që me presidenten kemi qëndrim plotësisht të njëjtë lidhur me këtë çështje”,…

Lexo më shumë

Sonte, e hënë 19 gusht , është një natë e veçantë pasi vjen Super Hëna e Plotë e Gushtit, e njohur edhe si Hëna e Plotë e Oxyrhynchus por edhe Hëna Blu , siç quhet një fenomen që vërehet një herë në 2-3 vjet. Një Hënë, domethënë 15% më e ndritshme dhe 30% më e madhe se Hënat e tjera të Plotë. Ky spektakël qiellor është për faktin se orbita e satelitit tonë natyror arrin pikën më të afërt me Tokën sonte. Do ta shijojmë idealisht kur të ngrihet (në Shqipëri, në orën 20.25 ), pasi kur është afër horizontit…

Lexo më shumë

Tre persona janë arrestuar në Tiranë, pasi akuzohen për dhunë. Policia njofton se dy burra të moshave 45 dhe 46 vjeç kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre. Njërsa një tjetër, 32-vjeç me iniciale A.G, gjatë shoqërimit në komisariat ka goditur policin për shkak të detyrës. “K. Gj., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij; – A. G., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, gjatë shoqërimit në komisariat, ka goditur për shkak të detyrës një punonjës Policie. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3…

Lexo më shumë