Author: shqiperia

Dy javë deri në fillimin e vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit Vesna Janevska siguron se nga shtatori nuk do të ketë asnjë problem me tekstet shkollore. Thotë se nxënësit do të mësojnë nga tekstet e shtypura edhe në lëndët e historisë dhe shoqërisë për klasat 5 dhe 6, historia për klasën e 7-të dhe gjeografia për klasën e 7-të. “Tani fëmijët do të kenë para tyre libra të shtypura në letër, të prodhuara si materiale mësimore nga Byroja e Arsimit dhe autorë individual”, tha Vesna Janevska- ministre e Arsimit. Pas reagimeve të shumta të prindërve dhe mësimdhënësve për…

Lexo më shumë

Presidenti i Bjellorusisë Alexandër Lukashenko ka paralajmëruar se nuk ka ndërmend të ndalojë emigrantët që kalojnë përmes Bjellorusisë dhe kanë si destinacion vendet anëtare të Bashkimit Evropian. “Më vendosni një lak në qafë në formën e sanksioneve dhe më pas kërkoni që unë të mbroj BE-në nga flukset e emigrantëve? Kjo nuk do të ndodhë”, deklaroi Lukashenko në një intervistë të dhënë për televizionin rus. Bashkimi Evropian dhe qeveria e Polonisë kanë akuzuar presidentin rus Vladimir Putin dhe homologun e tij bjellorus Alexander Lukashenko për shtyrje të qëllimshme të emigrantëve të parregullt në BE nga viti 2021, duke i pajisur me viza…

Lexo më shumë

Italia ka lëshuar alarmin e verdhë në 10 rajone, pasi do të përfshihet nga reshje shiu dhe stuhi, në zonat qendrore-jugore të Adriatikut dhe në pjesën e poshtme të detit Tirren. Kjo është bërë e ditur nga Departamenti i Mbrojtjes Civile i cili ka lëshuar një paralajmërim të mëtejshëm për kushtet e pafavorshme atmosferike, duke zgjatur paralajmërimet e lëshuara ditët e fundit Paralajmërimi parashikon reshje dhe stuhi mbrëmjen e sotme mbi Kalabri dhe Siçili. Reshjet do të shoqërohen me vetëtima, stuhi lokale breshëri dhe me erëra të forta, sqaron Mbrojtja Civile. Në bazë të fenomeneve të pritshme dhe të vazhdueshme,…

Lexo më shumë

Grupet e armatosura të Hamasit dhe Xhihadit Islamik e kanë marrë përgjegjësinë për shpërthimin e një bombe në afërsi të një sinagoge në Tel Aviv, i cili u përshkrua si sulm terrorist nga policia izraelite dhe agjencia izraelite e inteligjencës, Shin Bet. Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Një burrë që po e bartte bombën u vra dhe një kalimtar rasti u plagos gjatë incidentit të dielën vonë, sipas policisë izraelite. Zëdhënësi i Qeverisë së Izraelit, David Mencer, tha se burri po e bartte një çantë shpine të mbushur me eksplozivë, e cila shpërtheu…

Lexo më shumë

Drejtori i Ndërmarrjes Publike të Rrugëve Shtetërore, Koce Trajanovski, tha se konsorciumi Behtel dhe Enka ende nuk i ka filluar punimet në korridorin 8 dhe 10D, sepse duhet të bëhet shpronësimi i tokës dhe dislokimi i linjave elektrike të vendosura në trase. Për këtë shteti do të duhet të sigurojë mjete shtesë në shumën aktuale prej 1.3 miliardë euro. “Ne jemi duke bërë përpjekje intensive dhe muajin e fundit po bëjmë një përpjekje të madhe sa i përket shpronësimit sepse nëse nuk e zgjidhim shpronësimin nuk mund të hyjnë. Pra hyjnë pasi të pastrohet toka, do të thotë të shpronësohet,…

Lexo më shumë

Gjatë udhëtimit me avion me siguri që të gjithë jemi përballur me bllokimin e veshëve. Në terma mjekësor, ndryshe ky fenomen quhet “barotrauma e veshit”.  Zhurma e dhimbshme e veshit që ndonjëherë ndodh kur avioni është në ngjitje ose në zbritje. Nëse për disa persona kjo është një ndjesi irrituese, për të tjerë është shqetësim që zgjat edhe pas daljes nga avioni. Për të shmangur këtë auditologia Sarah Lundstrom shpjegon më shumë rreth këtij fenomeni. Çfarë është “barotrauma e veshit”? “Kjo ndodh kur “veshi mbyllet për shkak të ndryshimeve të presionit të ajrit gjatë fluturimit”, shpjegon mjekja Lundstrom. Lajmi i…

Lexo më shumë

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka mësuar detaje të reja nga plagosja e rëndë e Lorenc Kostës pasditen e sotme në Tiranë. Autor i dyshuar i ngjarjes është efektivi i policisë, Erion Goxhara. Kosta ka qenë duke ecur në këmbë ndërsa autori ka ndaluar makinën. Pasi ka dalë Goxhara e ka qëlluar me plumba në pjesën e këmbëve për t’a dëmtuar rëndë. Më pas, efektivi i policisë i ka bërë fotografi. Dyshohet se Kosta kishte lidhje me bashkëshorten e efektivit, dyshim çka ka bërë që autori të ndërmarrë veprimin ekstrem. Pas ngjarjes Goxhara është larguar me mjetin e tij, ka…

Lexo më shumë

Pasi Gjykata Themelore Penale – Shkup, sot, përmes një njoftimi ia ka drejtuar përgjegjësinë MPB-së për arratisjen nga arresti shtëpiak të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski njoftoi se Gjykata Penale ka vendosur që mbikëqyrjen e arrestit shtëpiak ta kryejë MPB-ja, por nuk e ka përcaktuar mënyrën e kryerjes së mbikëqyrjes, për të cilën Toshkovski thotë se është obligim ligjor i Gjykatës. Në një postim në profilin e tij në Fejsbuk, Toshkovski thekson se sipas Ligjit për procedurë penale, “gjykata mbikëqyr arrestin shtëpiak, dhe mbikëqyrjen mund t’ia besojë policisë, duke përcaktuar mënyrën e ekzekutimit…

Lexo më shumë

Manjati i teknologjisë në Mbretërinë e Bashkuar, Mike Lynch (shumë i referohen atij si Bill Gates i Britanisë) është mes personave të zhdukur pasi jahti i tij luksoz u përmbys në brigjet e Siçilisë gjatë një stuhie të fortë. Biznesmeni 59-vjeçar, themelues i Autonomy Corporation, është një nga gjashtë personat e zhdukur sipas Guardian, ndërsa gruaja e tij, Angela Bacares, u shpëtua. BREAKING: British tech tycoon Mike Lynch is missing after a superyacht sinking off the coast of Sicily, multiple news agencies are reporting — Sky News (@SkyNews) August 19, 2024 Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme Britanike tha: “Ne jemi në kontakt me autoritetet lokale pas…

Lexo më shumë

Na ndodh shpesh kur dalim pa ngrënë nga shtëpia në mëngjes, të marrim një banane si zgjidhje për të mos ikur me stomakun bosh. Mirëpo, sipas nutricionistëve, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Edhe pse janë të pasura me kalium, fibra dhe magnez, bananet nuk janë një opsioni më i mirë për vaktin e parë të ditës. Nëse nuk është shoqërohet me një ushqim tjetër që përmban yndyrna të shëndetshme, banania do t’ju ngopë përkohësisht dhe më vonë do t’ju bëjë të ndiheni të përgjumur dhe të lodhur. Bananet përmbajnë shumë…

Lexo më shumë