Author: shqiperia
Më datë 20.08.2024, pas një bashkëpunimi intensiv dhe shkëmbimi informacioni mes Interpol Tirana dhe Interpol Athina u realizua arrestimi dhe ekstradimi nga Greqia i shtetasit Kujtim Demiri. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më datë 06.01.2018, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin e datës 01.02.2010, e ka dënuar me 15 vjet burg, për veprën penale “Trafikikimi të miturve”, parashikuar nga neni 128/b/2 , i Kodit Penal. Sipas vendimit, shtetasi Kujtim Demiri ka marrë nga Shqipëria në Greqi fëmijën e mitur H.S dhe e ka shfrytëzuar për të lypur në Greqi…
Ukraina sulmon Moskën me dronë, kryebashkiaku: Sulmi më i madh, 45 mjete ajrore pa pilot u rrëzuan
Kryebashkiaku i Moskës njoftoi në orët e para të ditës së sotme se kryeqyteti rus ishte objektivi i një sulmi me dron ukrainas, “një nga më të mëdhenjtë”, tha ai që ishte nisur “ndonjëherë” kundër zemrës së fuqisë ruse. “Dy dronë të tjerë që fluturonin në drejtim të Moskës u rrëzuan,” raportoi Sergei Sabianin në orën 04:43 (koha lokale), pas një sërë postimesh të ngjashme në platformën Telegram. Mbrojtja ajrore “me shumë shtresa e Moskës na lejoi të zmbrapsnim me sukses të gjitha sulmet.” “Forcat e mbrojtjes kundërajrore kanë rrëzuar 10 drone”, siguroi i zgjedhuri. What kind of Czar can’t stop a neighboring country from raining…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në mëngjes do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite do të ketë dukuri lokale me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima sidomos në zonat malore. Do të fryjë erë mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 20, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 27 deri në 34 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. Pasdite do të ketë kushte për reshje të shiut dhe bubullima. Temperatura minimale do të zbresë deri në…
Yjet e Hollivudit, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po divorcohen pas dy vitesh martesë. Sipas mediave ndërkombëtare, këngëtarja ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë të Los Angeles dokumentet, ku kërkon të zyrtarizojë ndarjen nga aktori i njohur. Dyshja, e quajtur Bennifer nga tabloidët, u martua zyrtarisht në Las Vegas në korrik 2022 dhe mbajtën një ceremoni të madhe në Georgia një muaj më pas. Romanca e tyre filloi pasi u takuan teksa punonin në xhirimet e filmit “Gigli” në vitin 2003. Ata fillimisht kishin planifikuar të martoheshin atë vit, por e ndërprenë lidhjen e tyre në fillim të vitit 2004.…
Dashi Do të bini në konflikt me dikë që është shumë i rrënjosur në mënyrat e tij ose të saj. Mbani në mend se jo gjithçka është aq e thjeshtë dhe racionale sa mund të sugjerojë ky person. Ka faktorë të papritur që duhet të merrni parasysh të dy. Demi Ka të ngjarë të jeni mjaft të zhgënjyer me ngjarjet që kanë të bëjnë me punën. Asgjë që po bëni nuk duket se e rregullon situatën, duke ju bërë edhe më të mërzitur me njerëzit dhe rrethanat që ju rrethojnë. Relaksohuni dhe mos u shqetësoni. Situata do të përmirësohet. Binjaket…
Vendi ynë ditën e sotme pritet të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashkohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në mesditë dhe pasdite. Përgjatë relieveve malore të vendit reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoj shpejtësi deri në 14m/sek. Valëzmi në dete i forcës 1-3 ballë. Temperaturat parshikohen: në zonat malore 12 deri 30°C në zonat e ulëta 16 deri…
Fundosja e jahtit luksoz në Itali, identifikohet trupi i pajetë i gjetur pranë mjetit lundrues
Është identifikuar trupi i pajetë i gjetur pranë jahtit luksoz që u fundos në brigjet e Siçilisë. Sipas mediave të huaja, besohet se turpi i pajetë i përket shefit të kuzhinës të jahtit, Recaldo Thomas. Shtetasi kanadezo-antiguan ishte një nga 22 personat në bordin e Bayesian kur u mbyt gjatë një stuhie të dhunshme të hënën. Ndërkohë, raportohet se zhytësit po përpiqen të arrijnë në kabinat e anijes së fundosur ndërsa kërkojnë për gjashtë pasagjerët e zhdukur, përfshirë sipërmarrësin britanik të teknologjisë Mike Lynch dhe kryetarin e bankës Morgan Stanley International, Jonathan Bloomer. Çfarë ka ndodhur? Për shkak të motit…
Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti sonte në Çeçeni, Republika Ruse e Kaukazit e udhqëhequr nga aleati i tij i ngushtë, Ramzan Kadyrov. Kjo është vizita e parë e Putinit në Çeçeni që nga viti 2011. Kadyrov ka njoftuar ardhjen e presidentit rus në një postim në Telegram. “Në kuadër të kësaj vizite është planifikuar një program i pasur”, tha ai. Televizioni publik rus shfaqi pamjet e Putinit duke mbërritur me helikopter. Kadyrov dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë e pritën atë në aeroport. “Njerëzit do të jenë të lumtur. Ata do të jenë të lumtur që presidenti erdhi në Republikë. Për ne…
Sjellje agresive, kërcënime dhe sulm të policëve janë regjistruar sot në tre raste të ndara. Siç informoi MPB, në rastin e parë, T.I.(54) – polic i gjykatës nga Shkupi dje, në orën 11:00, në SPB Shkup paraqiti se rreth orës 10 ishte sulmuar në vendin e tij të punës. Sulmi ndodhi në Gjykatën themelore civile. Personi ishte sulmuar fizikisht nga S.H. (65) nga Shkupi. Në rastin e dytë, ndërkaq, mbrëmë, në orën 23:30 në Shtip, nëpunës policorë pranë SPB Shtip e kanë privuar nga liria F.S.(42) nga Shtipi sepse fizikisht e ka sulmuar një nëpunës policor, i cili ka kryer…
Ushtria ruse thotë se ka pushtuar një qytet të vogël në Ukrainën lindore të quajtur Niu-York, në rajonin e Donetskut. Ushtria e Ukrainës nuk e ka konfirmuar humbjen e Niu-York, duke thënë vetëm se forcat ruse po sulmojnë afër qytetit dhe zonave të tjera. Edhe pse vetëm një vendbanim i vogël, kontrolli i Niu-York do të përfaqësonte një hap tjetër drejt dy qendrave të Donetskut, Toretsk dhe Pokrovsk. Presidenti Volodymyr Zelensky e përshkroi situatën në lindje si të vështirë, por tha se trupat ukrainase po bënin gjithçka që mundeshin për të shkatërruar forcat ruse. Shefi ushtarak tha në një konferencë…











