Author: shqiperia

“Shtetet e Bashkuara janë në kontakt të rregullt me ​​zyrtarë qeveritarë për çështje me interes të ndërsjellë”, thonë nga Departamenti i Shtetit për Zërin e Amerikës, në pyetjen nëse Shtetet e Bashkuara kanë informacion për destabilizimin në Maqedoninë e Veriut, siç paralajmëroi kryeministri Ministri Hristijan Mickoski, si dhe a kanë biseduar për këtë temë me Qeverinë e Maqedonisë. “Deri sa ne përgjithësisht nuk ofrojmë komunikime nga takimet diplomatike, ne jemi në kontakt të rregullt me ​​zyrtarë qeveritarë për një gamë të gjerë çështjesh me interes të përbashkët”, thonë nga zyra e shtypit e Departamentit të Shtetit. Mickoski, gjatë vizitës së…

Lexo më shumë

Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës. Sipas bluve, i riu teksa drejtonte një motorr pa leje drejtimi ka përplasur një fëmijë të mitur 9-vjeç. Ky i fundit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “A. Sh., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar një ciklomotorin pa leje drejtimi, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës ka aksidentuar një të mitur 9 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. I mituri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, i vranët dhe i paqëndrueshëm, në disa vende me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Proceset lokale do të jenë në formë stuhie me reshje të dendura shiu (mbi 20 l/m2), erë të fortë dhe breshër. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 15 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 25 deri në 32 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme dhe jostabile me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshëm dhe bubullimë, ndërsa në pjesë të luginës do të ketë kushte për…

Lexo më shumë

Xherdan Shaqiri u prezantua para tifozëve të Baselit të hënën mbrëma. “Përshëndetje shikues, përshëndetje Bazel”, ishin fjalët e para të Shaqirit. Ai më tutje shtoi se klubi i Baselit ishte opsioni i tij i vetëm. “Vetëm Baseli dhe asnjë tjetër”, vazhdoi Shaqiri. Ai ishte i kënaqur me pritjen e ngrohtë nga tifozët e Baselit. “Pritja këtu ishte shumë e veçantë për mua. Mezi po pres të shoh të gjithë përsëri. Do të provoj të ndihmoj ekipin që nga dita e parë. Nuk jam më 20-vjeçar, por këmba ime e majtë është ende efektive. Kam mentalitetin e një fituesi. Ndeshja ime…

Lexo më shumë

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash e kthjellimesh kryesisht në jug në orët e paradites. Më pas mot me vranësira e kthjellime të herëpasherëshme. Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të ditës kryesisht në veri. Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët e hera-herës mesatar shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Më pas reshjet pritet të prekin pjesën më të madhe të territorit, reshjet pritet të jen me intensitet të ulët ndërsa përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje…

Lexo më shumë

DASHI Në dashuri është më mirë të mos bëni hapa fals dhe përpara se të ndërprisni një lidhje të gjatë është më mirë të mendoni gjatë dhe më pas të merrni një vendim. Në punë, një bashkëpunim i mirë do të mbërrijë në muajt në vijim, përfitoni! Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit. Përveshni mëngët. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 20 gusht 2024), një problem në lidhje me shtëpinë mund t’ju pushtojë më shumë se sa pritej. Në punë, kushtojini vëmendje financave edhe nëse Mërkuri, i cili tashmë është në një aspekt të mirë,…

Lexo më shumë

Katër të vrarë dhe dy të plagosur është bilanci i kësaj të hëne gushti. Rreth orës 14:07 të ditës së sotme (19 gusht), në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, punonjësi i policisë Erjon Goxhara plagosi me armë zjarri 45 vjeçarin Lorenc Kosta. Ngjarja ndodhi për motive të dobëta, pasi autori dyshonte se Kosta kishte lidhje me bashkëshorten e tij. Efektivi i policisë qëlloi 6 herë në drejtim të 45 vjeçarit dhe plumbat e kapën në këmbë e një në bark. Pasi e plagosi ai e filmoi dhe më pas u largua, dyshohet në drejtim të…

Lexo më shumë

Mirlind Daku nuk ka konkurrent në kampionatin rus. Sulmuesi nga Gjilani ka gjetur golin e katërt në 5 ndeshje të luajtura, duke i sjellë një fitore në limitet e kohës, Rubinit të Kazanit. Bomberi kuqezi dërgoi topin në rrjetë në minutën e 90-të të takimit. Topi ngeci në zonë mes rrëmujës pas një krosimi dhe Daku ishte ai që u gjend në vendin e duhur, për ta shtyrë drejt portës. ГОООООООЛ! 2:1! Все-таки затолкал мяч в ворота Мирлинд Даку #АкронРубин 1⃣:2⃣ pic.twitter.com/hrqvathycR — «Рубин» Казань (@fcrk) August 19, 2024 Ky ishte goli i dytë dhe i përmbysjes për skuadrën nga…

Lexo më shumë

Ersild Ishmi, 33 vjeç dhe Arsid Hoxha 22 vjeç u vranë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Velipojë. Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa autorë të dyshuar të ngjarjes janë vëllezërit Gëzim dhe Eduart Frroku. Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata mëson se ka ngjarja ka mbetur i plagosur Zyber Zagradi, i cili ka marrë një plumb në këmbë. 22 vjeçari Arsid Hoxha ka marrë dy plumba, një në gjoks dhe një në bark, ndërsa 33 vjeçari ka marrë tre plumba, dy në gjoks dhe një në bark. Si ndodhi ngjarja  Ka qenë ora 21:00…

Lexo më shumë

Pjepri është një nga frutat e verës të preferuar për shumë njerëz, pasi përveçse është i shijshëm, është edhe veçanërisht i freskët. Megjithatë, ai është edhe i dobishëm për trupin dhe siç do ta shihni më poshtë, nuk është quajtur rastësisht thesari “i artë” i verës. Pjepri ka pak kalori, me vetëm 64 kalori për filxhan dhe është i pasur me vitamina dhe minerale. Ky frut i veçantë është gjithashtu i pasur me vitaminë C, një vitaminë antioksiduese që luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha indeve të trupit. Ndihmon në shërimin e plagëve dhe…

Lexo më shumë