Author: shqiperia

Personi më i vjetër në botë, spanjollja Maria Branias Morera, ka vdekur. Ajo lindi në Shtetet e Bashkuara, i mbijetoi një epidemie të murtajës dhe dy luftërave botërore dhe jetoi 117 vjet. “Maria Branias na la. Ajo vdiq ashtu siç deshi: në gjumë, e qetë dhe pa dhimbje”, shkruan familja e saj në llogarinë e tyre X. “Ajo do të mbahet mend gjithmonë për këshillat dhe mirësinë e saj”, thanë ata. Branias jetoi dy dekadat e saj të fundit në shtëpinë e të moshuarve Santa Maria del Tura në qytetin verilindor spanjoll të Olot dhe festoi ditëlindjen e saj të…

Lexo më shumë

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe strukturat e saj të specializuara të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe hetimit të krimeve vazhdojnë të jenë të përqendruara në vendosjen përpara drejtësisë të personave në kërkim ndërkombëtar. Duke rritur ndjeshëm shkëmbimet e informacionit dhe përdorimin e të gjithë formave dhe metodave të punës policore është mundësuar kapja dhe sjellja në Shqipëri, me qëllim vënien përpara drejtësisë, e shumë personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Vetëm në 7 muajt e parë të vitit 2024 janë arrestuar me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë 80 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga të cilët 74 shtetas…

Lexo më shumë

Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndihmë juridike falas hyn në procedurë kuvendare, informojnë nga Ministria e Drejtësisë. Me ndryshimet të cilat do të miratohen në procedurë të shkurtër bëhet harmonizim me Ligjin për ekspertizë dhe me këtë shfrytëzuesit e ndihmës juridike falas do të kenë qasje në shërbime nga person ekspert. Siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, me nenin 1 nga Propozimi i ligjit ndryshohet neni 13 paragrafi 6 nga Ligji për ndihmë juridike falas në mënyrë që të përcaktohet se në vend të Byrosë për ekspertizë gjyqësore, ekspertizat për nevojat e shfrytëzuesve të ndihmës…

Lexo më shumë

MPB Maqedoni njofton se janë arrestuar dy persona, në lidhje me vrasjen e sotme në qendrën tregtare “Mavrovasja”, ndërsa shtojnë se në kërkim është edhe një i dyshuar tjetër, i cili ndodhet në arrati. Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së sotme do të ketë prani të shtuar policore, deri në zbardhjen e rastit, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Sot (20.08.2024) në SPB Shkup është raportuar për një krim për vrasje në parkingun përballë qendrës tregtare “Mavrovasja” në Shkup, me ç’rast një person është qëlluar me armë zjarri dhe ka ndërruar jetë në vend. Policia ka marrë menjëherë masat operativo-taktike, duke mbyllur…

Lexo më shumë

Gazetari i Vizion Plus Bepin Kolvata ka siguruar foton e dy vëllezërve, Gëzim dhe Edmir Frroku, të cilët kryen vrasjen e dyfishtë mbrëmjen e djeshme jashtë hotelit që ata kanë në pronësi në Velipojë. Nga të shtënat me armë, mbetën viktimë dy të rinj Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi. Vëllezërit Frroku vijojnë të jenë në arrati, ndërsa policia vijon kontrollet për kapjen e tyre. Deri më tani, në pranga kanë rënë shtetasi M.P dhe Zyber Zagradi, kamarieri që u plagos mbrëmjen e kaluar me një plumb në këmbë. Të dy janë përfshirë mbrëmë në përplasjen fizike që përfundoi me dy…

Lexo më shumë

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska u pyet sot për kaosin në NQP, respektivisht mungesën e autobusëve dhe premtimin e saj për 250 autobusë të rinj. Arsovska tha se premtimet i ka bërë bashkë me Hristijan Mickoski, ndërkaq tani e akuzon Këshillin e Qytetit të Shkupit për mos-përmbushjen e këtij premtimi. “A nuk i premtonte Mickoski pranë meje, bashkë? Ashtu, unë jam kryetare por shkupjanët kanë votuar 45 këshilltarë, që tani çdo muaj marrin nga 500 euro për mbledhje dhe nuk votojnë asgjë. Pse mendoni se të gjithë fajin do ta hidhni te unë, kur unë, po të mundesha…

Lexo më shumë

Një superhëna ndodh kur një hënë e plotë lind në pikën e saj më të afërt në orbitën e saj me Tokën. Ky fenomen magjepsës ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe fotografë nga e gjithë bota kanë qenë të zënë me kapjen e një shfaqjeje dritash hënore. Gjatë një superhëne, hëna duket deri në 14% më e madhe dhe 30% më e ndritshme krahasuar me atë kur është më larg. Më poshtë gjeni fotot mahnitëse nga vende të ndryshme të botës, ku hëna ka ndriçuar më shumë se gjithmonë./vizionplus.tv Galata Tower, Stamboll Irak Rio de Janeiro Paris, France Portugali Kulla…

Lexo më shumë

Një 72-vjeçar i identifikuar si Faik Ajdini është gjetur i pajetë në fshatin Zhapokike 2, në Memaliaj. “Rreth orës 06:40, në lagjen “Canometaj”, në fshatin Zhapokikë 2, është gjetur i pajetë, nga familjarët, në një përrua në afërsi të fshatit, shtetasi F. A., 72 vjeç”, njoftoi policia. Por burime nga grupi hetimor për gazetaren e Vizion Plus Merzo Selimi bëjnë me dije se vdekja e 72-vjeçarit nuk ka qenë natyrale, por vrasje. Nga konstatimi i trupit të pajetë janë konstatuar dy goditje në qafë dhe në kokë, ku plaga në qafë ka shkaktuar hemorragji, çka ka shkaktuar vdekjen. Goditjet kanë…

Lexo më shumë

Presidenti amerikan Joe Biden ka ringjarllur shpresat e Partisë Demkratike për zgjedhjet presidenciale një muaj pas tronditjes që shkaktoi vendimi i tij për tu tërhequr nga gara. Kreu i shtëpisë së bardhë u shfaq në natën e partë të Konventës në Chikago me një fjalim emocionues duke i shprehur mbështetjen e plotë Kamala Harris. Biden iu këkroi votuesve të votojnë Harris si të vetmen mundësi për të shpëtuar demokracinë ndërsa kujtoi momentet kur ai erdhi në Shtëpinë e Bardhë. “Besoja atëherë dhe besoj tani, se progresi ishte dhe është i mundur, ashtu siç është i arritshëm dhe se ditët tona…

Lexo më shumë

Pas vrasjes që ndodhi pak orë më parë në parkingun e qendrës tregtare “Mavrovasja”, policia tanimë është vënë në kërkim të autorit edhe me helikopter. Poashtu, policia ka mbyllur të gjitha rrugët, nëpër Saraj, Nerez, Gazi Babë dhe disa lagje tjera, njofton Alsat. Lexo po ashtu Vritet një person në parkingun e një qendre tregtare në Shkup Sipas disa informatave, në kërkim është edhe një makinë “Audi” e zezë pa targa. Ndërkaq, sipas informacioneve jozyrtare, viktima është një avokat. Bllokohet gjysma e Shkupit, policia edhe me helikopter në kërkim të autorit të vrasjes së sotme appeared first on…

Lexo më shumë