Author: shqiperia
Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin nacional Pogradec – Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë. Një automjet me targa greke ka rreshkitur dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës. Shkak i aksidentit sipas drejtuesit të mjetit dyshohet të ketë qenë prania e vajit në rrugë, e cila ka bërë reshkitjen e makinës, e cila është rrotulluar disa herë në rrugë duke përfunduar në anë të saj. Në automjet kanë qene duke udhëtuar 4 anëtare të një familje të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar vetëm me disa dëmtime të lehta. Policia pritet të niset drejt…
Bjellorusia ka njoftuar se ka dërguar avionë, forca të mbrojtjes ajrore dhe armatime në kufirin e saj me Ukrainën, disa ditë pasi presidenti Alexandër Lukashenko tha se kishte dislokuar gati një të tretën e forcave të armatosura të vendit të tij në rajon. “Grupi është rritur ndjeshëm dhe aktualisht është në shërbim në kufirin jugor të vendit tonë,” i tha rrjetit shtetëror CTV komandanti i forcave ajrore dhe mbrojtjes ajrore të Bjellorusisë, Andrei Likyanovich. Forcat ajrore dhe forcat e mbrojtjes kundërajrore u vendosën në kufi, vuri në dukje Licjanoviç, sipas faqes së internetit të CTV. Pas inkursionit të papritur të forcave ukrainase në territorin rus, Lukashenko,…
Roja bregdetare italiane ka dhënë më shumë detaje për fundosjen e jahtit luksoz që u mbyt në brigjet e Siçilisë në orët e para të mëngjesit të së hënës. Ai thotë se personat ende të zhdukur nga Bayesian mund të jenë të bllokuar brenda anijes së fundosur. Zëdhënësi Vincenzo Zagarola tha se ata mund të mos kenë pasur kohë të zbresin nga anija pasi ajo u fundos shumë shpejt. Një zëdhënës i brigadës italiane të zjarrfikësve tha se zhytësit po kërkonin mënyra alternative për të hyrë brenda anijes pasi mobiljet bllokonin hyrjen në kabina. Çfarë ka ndodhur? Për shkak të…
Seanca plenare për interpelancën e kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, caktohet më 3 shtator
Interpelanca për kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi është në rend dite në seancën e 13-të plenare të caktuar më 3 shtator. Kërkesën për interpelancën e kryetarit të Kuvendit e dorëzuan gjashtë deputetë të së Majtës duke theksuar se Gashi që nga fillimi i emërimit të tij punon në mënyrë të pabindur, joprofesionale, të pandërgjegjshme dhe “mbi të gjitha të paligjshme dhe antikushtetuese”. Siç citohet, Gashi e ka cenuar laicitetin e shtetit kur në seancë kuvendore për shënimin e gjenocidit në Srebrenicë së bashku me të tjerët e pranishëm ka kryer lutje fetare në grup. Si arsye të dytë për kërkimin…
Eva Buzo ia doli të bëhet atletja e parë grua që kalon me not kanalin e Otrantos. Shqiptaro-australiania përfundoi sfidën e saj duke përshkuar me not 90 km nga brigjet e Lecces në Itali, në gadishullin e Karaburunit për 35 orë e 17 minuta. Sfida nisi pasditen e 17 gushtit 2024 nga shkëmbijtë e San Foca, pranë Lecces-s, dhe përfundoi rreth orës 05:00 të mëngjesit të 19 gushtit, kur preku tokën shqiptare në afërsi të kepit të Gjuzës, në një nga gjiret e Karaburunit. Pas përfundimit të sfidës, Eva ka rrëfyer emocionet dhe vështirësitë me të cilat u përball gjatë…
Ukraina vazhdon të çojë përpara inkursionin e vet në rajonin kufitar rus, Kursk dhe tani kontrollon qindra kilometra katrorë të territorit, mirëpo me veprimet e saj synon të krijojë një zonë neutrale dhe jo të pushtojë toka ruse, ka thënë udhëheqja ukrainase. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë më 19 gusht se forcat ukrainase kanë marrë kontrollin e 92 vendbanimeve në rajonin Kursk të Rusisë dhe tani kontrollojnë më shumë se 1.250 kilometra katrorë të territorit të armikut, në vetëm dy javë prej nisjes së inkursionit të befasishëm në anën tjetër të kufirit. Zelensky ka thënë se forcat ukrainase janë…
Rreth 9 mijë euro në ditë nga arka e shtetit shpenzohen për karburant për tre air-traktorët gjatë shuarjes së zjarrit këtë verë. Megjithatë, në këtë shumë nuk përfshihen shpenzimet e pagave të punonjësve, rregullimi i automjeteve dhe karburanti i përdorur nga helikopterët nga Serbia, Turqia, Sllovenia, Rumania dhe Qiproja që ndihmuan në shuarjen e zjarreve. Sipas të dhënave të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, gjatë muajve korrik dhe gusht, kur kemi pasur numër të madh të zjarreve të hapura në vend, gjashtë orë për çdo ditë kanë ndërhyrë për fikje tre air-traktorë, dy prej të cilëve drejtohen nga pilotë të…
Partia Demokratike kërkon hetim ndërkombëtar për çështjen e 100 kontejnerëve me lëndë toksike të eksportuara nga Shqipëria. Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë nga banesa e tij, ka theksuar se duhet një hetim i plotë për 2 anijet me lëndë të rrezikshme që janë nisur nga porti i Durrësit. Sipas Berishës, figurat më të larta të qeverisë janë përfshirë në këtë çështje, ndaj do të ishte i nevojshëm një hetim nga strukturat e NATO-s dhe OKB-së. “Një gjë është e sigurtë, se ato nuk janë ngarkuar kurrë pa dijeninë e plotë të autoritetit portal, Piro Vengut dhe Lubi…
Njerëzit e ndrojtur, apo siç është bërë zakon të quhen, njerëzit introvertë, jetojnë në marrëdhënie toksike, sepse ata nuk kërkojnë shumë. Njerëz të tillë nuk presin që personi tjetër t’i nxjerrë në takime për dreka apo darka romantike, apo t’i përgjigjet mesazheve të tyre në mënyrë të shpejtë. Ata janë të lumtur me gjëra më të thjeshta. Mirëpo disa persona përfitojnë nga diçka e tillë. Disa persona e përdorin mirësinë e njerëzve introvertë si një arsye për të mos bërë shumë për ta. Introvertët jetojnë në marrëdhënie toksike, sepse përherë dhurojnë nga vetja pa pritur gjë në këmbim. Janë dëgjues…
Kryetari i Lëvizjes ZNAM Maksim Dimitrievski, ka folur për partnerin e koalicionit VLEN, duke thënë se është gabim që ata ta emitojnë BDI-në. Dimitrievski këto komente i bëri pas mospajtimeve për Balancuesin. “Mendoj se është gabim që VLEN-i ta emitojë BDI-në, sepse është vepër e parë tashmë dhe një e kaluar. Mendoj se partneri ynë në pushtet, edhe pse ZNAM është partner me OBRM-PDUKM-në në këtë pushtet dhe në asnjë moment ne nuk kemi biseduar si parti politike për çfarëdo lloj koalicioni ose mbështetje të ndërsjellë në nivel qendror, por, megjithatë ata janë partner i partnerit tonë, e respektojmë këtë,…











