Author: shqiperia

Janë publikuar pamjet nga fundosja e jahtit luksoz në në detin e Porticello para se të fundosej. Një video e transmetuar nga  Rai Sicilia tregon sekondat e fundit të jahtit Bayesian. Këto janë pamje vërtet dramatike të marra nga kamerat e vëzhgimit të një shtëpie që ndodhet 200 metra larg vendit të mbytjes së anijes. Shiu dhe era godasin zonën, por anija me vela spikat në distancë me direkun e saj të mrekullueshëm dhe të ndriçuar. “Tërbimi” i stuhisë e bën videon më pak të qartë. Pronari i vilës tha: Vetëm gjashtëdhjetë sekonda mund të shihni që varka zhduket. Ju…

Lexo më shumë

Vrasjet e fundit që po ndodhin në vend kanë ngjallur reagime mes partive politike në vend, ku më të theksuara janë mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së. Qytetarët janë të shqetësuar dhe nuk ndjehen të sigurt, thonë nga LSDM dhe akuzojnë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Toshkovskin se nga siç thonë ata paaftësia e tyre nuk arrijnë të gjejnë autorët dhe të zbardhin rastet. Ata shtuan se nuk ka skandal që ndodh në këto 3 muajt fundit thonë ata, e që nuk ka lidhje me MPB –në dhe Toshkovskin dhe me këtë rast kërkuan dorëheqjen e tij. LSDM “Për rikujtim, në…

Lexo më shumë

Rreshje të shumta të shiut shoqëruar me erë te fortë kanë përfshirë  fshatrat e Bashkisë së Devollit. Rreshj të shumta janë regjistruar gjithashtu në qytetin e Bilishtit. Nga stuhia ka pasur shkëputje të herëpashershme të energjise elektrike. Momentalisht pa energji elektrike ka mbetur vetëm fshati Vidohovë. Nje grup pune i OSSHE po punon per rikthimin e energjisë elektrike./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Ministria e Punëve të Brendshme, në buletinin ditor ka treguar detaje të reja nga të shtënat me armë që ndodhën mbrëmë në lagjen Çento të Shkupit, ku si pasojë mbeti i plaogosur N.A.(43) nga Austria, me qëndrim të përkohshëm në Shkup, transmeton TV21. Ai nuk ka qenë vetë në veturë, me të ka qenë edhe një 30-vjeçar, i cili për fat të mirë nuk është prekur nga plumbat. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja plumbash të armës së zjarrit të kalibrit 9 milimetra. “Më datë 19.08.2024 rreth orës 20.50 në SPB Shkup është denoncuar se në bulevardin “Aleksandar Makedonski”…

Lexo më shumë

Presidenti Volodymyr Zelensky e përshkroi situatën në vijën e frontit në Ukrainën lindore, si “të vështirë”. Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase përmes një postimi në Facebook njoftoi se që nga fillimi i ditës janë raportuar 14 përleshje luftarake në rajonin e Toretsk dhe 34 në sektorin e Pokrovsk. Presidenti ukrainas tha gjithashtu se nevojitet një ekuilibër midis procesit të mobilizimit dhe funksionimit të ekonomisë së shkatërruar nga lufta. Duke iu përgjigjur pyetjes së një punëtori gjatë një vizite në një fabrikë industriale në Kropyvnytskyi në Ukrainën qendrore, Zelensky tha se pagimi i vendeve të punës është jetik për pagat e ushtarëve dhe përpjekjet…

Lexo më shumë

Depresioni është një faktor rreziku kryesor për shumë sëmundje dhe çrregullime serioze, duke përfshirë varësinë nga substancat, vetëvrasjen, diabetin dhe sëmundjet e zemrës. Disa të sëmurë nga depresioni përjetojnë simptoma shumë të rënda dhe kërkojnë ndihmë. Por të tjerët kanë simptoma më të lehta, të cilat nuk lidhen me depresionin. Për shembull, ata që vuajnë nga i ashtuquajturi “depresioni i buzëqeshur” mund të kenë një jetë shoqërore dhe të përmbushin në mënyrë adekuate detyrimet e tyre profesionale ose të tjera, edhe pse vuajnë nga brenda. Përveç simptomave klasike të depresionit, si humori i ulët dhe pamundësia për të përfituar kënaqësi…

Lexo më shumë

Rap-artisti i njohur shqiptar, Stresi, i ka dedikuar një postim të ëmës në rrjete sociale. Ai i ka kërkuar falje për të gjitha këto që i kanë ndodhur së fundmi, ndërsa iu bën thirrje të tjerëve që të mos merren më me familje. I njëjti thotë se edhe pse i ka pranuar në shtëpi e janë përkujdesur për ta, e kanë ofenduar vazhdimisht. Postimi i plotë i Stresit: “Ndërsa për ty nëna ime të kërkoj 1000 herë falje, më fal që të solla shumë njerëz në shtëpi më fal që ti u përkujdese për ta si për mua. Më fal…

Lexo më shumë

Komisioni për Sëmundjet Infektive në mbledhjen e fundit konstatoi se ka pasur rritje të rasteve pozitive me Kovid-19 në krahasim me javën e kaluar, dhe me këtë rast i rikujton qytetarët që të respektojnë masat e përgjithshme për parandalimin e infeksioneve respiratore, njoftuan pasdite nga Ministria e Ekonomisë. “Të shmangen grupimet dhe qëndrimin e zgjatur në dhoma të mbyllura, ajrosjen e rregullt të dhomave, larjen më të shpeshtë të duarve dhe shmangien e kontaktit të ngushtë me personat e sëmurë”, theksohet në kumtesë. Nga Ministria theksjnë se vaksinimi është mënyra më efektive për të mbrojtur kundër një forme të rëndë…

Lexo më shumë

Policia italiane ka arrestuar një 33-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për “shpërndarje droge” dhe “mbajtje të armëve të ftohta pa leje”. Shqiptari u ndalua pranë qendrës historike në Città di Castello për një kontroll teksa drejtonte makinën e tij. Gjatë kontrollit efektivët gjetën 15 gramë kokainë të ndarë në doza të ndryshme në xhepat e pantallonave, ndërsa në ndarjen e dorezës iu gjet një thikë. Gjithashtu nën tapetin e makinës policia gjeti të fshehura edhe 1400 €, që besohet se janë të ardhura nga aktivitetet e trafikut të drogës. Kërkimet u shtrinë më pas në shtëpinë e të riut, ku…

Lexo më shumë

Klea Prenga, e cila u dhunua ditë më parë nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, ka publikuar disa foto të gjendjes së saj. Në fotot e publikuara nga Klea duket se gjendja është përmirësuar goxha edhe pse shenjat duken ende aty dhe po kurohet. “Asnjë armë e krijuar kundër jush nuk do të ketë sukses”, shkruan ajo duke shkëputur një frazë nga bibla. Kujtojmë se ditën e djeshme policia ka sekuestruar dy automjete, makinën që motrat Berisha kanë pasur natën e ngjarjes dhe makinën që kanë lëvizur më pas. Zyrtarisht sipas TIMS nuk rezulton se nuk janë larguar jashtë vendit…

Lexo më shumë