Author: shqiperia
Mbi 800 vatra zjarresh janë active në Kanada, 223 prej të cilave janë jashtë kontrollit, sipas raportit të fundit të Qendrës Kanadeze e Zjarrit Ndërinstitucional të Pyjeve (CIFFC). Shkencëtarët thanë se zjarret e këtij viti janë jashtëzakonisht të përhapura, duke prekur rajone nga Bregu Perëndimor deri në provincat e Atlantikut në Kanadanë lindore dhe veriore. Nga flakët është përfshirë edhe Parku Kombëtar Jasper në perëndim të Kanadasë. “Për shkak të aktivitetit të zjarreve, parku kombëtar, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Malet Shkëmbore Kanadeze, është aktualisht i mbyllur për vizitorët”, thuhet në faqen e internetit të parkut. Të…
Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) njoftoi sot se ka arrestuar një shkencëtar në Moskë nën dyshimin për tradhti. FSB nuk e ka përmendur emrin e shkencëtarit. Shërbimi rus i sigurisë thotë se shkencëtari kishte dërguar para për ushtrinë ukrainase, si dhe kishte mbledhur mbi forcat e armatosura ruse. Nuk dihet se kur është arrestuar. Mediat ruse publikuan një video të momentit të arrestimit të shkencëtarit. Ostrorozhno Novosti, një kanal Telegram që mbulon politikën ruse, e identifikoi shkencëtarin si Artyom Horosilov, një fizikant i cili, njoftoi më herët agjencia shtetërore e lajmeve RIA, u arrestua me dyshimin për organizimin e sulmeve DDoS në…
Qeveria mbetet në qëndrimin për nevojën për reforma rrënjësore në jurisprudencë dhe për shpërbërje të Këshillit gjyqësor dhe Këshillin për prokurorë publik. Është e hapur për ide, të cilat nëse janë më të mira se programi qeveritar do t’i zbatonim, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski pas takimit me kryetaren e Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva. “Ne dolëm me qëndrim se nevojiten ndryshime rrënjësore në gjyqësi, por nuk e mendojmë vetëm ne këtë, e mendojnë edhe qytetarët sepse sipas të gjitha matjeve të mendimit publik, besimi i qytetarëve në organet e drejtësisë është në nivel katastrofik të ulët. Nëse nuk keni shtet juridik,…
Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm mund të ndihmojë në kontrollin e oreksit gjatë ditës, duke parandaluar mbingrënien ose zgjedhjet e gabuara ushqimore më vonë. Tri nga alternativat më të mira të mëngjesit janë këto fruta: Mollët: Energjia dhe mbështetja e sistemit imunitar mollët janë një zgjedhje ideale për mëngjes, jo vetëm për shkak të shijes së tyre të këndshme por edhe për përfitimet shëndetësore që ofrojnë. Ato janë të pasura me fibra, të cilat ndihmojnë në kontrollin e oreksit dhe parandalojnë zgjedhjet e keqija ushqimore…
Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi tha në një takim me Sekretarin e Shtetit të SHBA Anthony Blinken se armëpushimi i pritshëm në Gaza duhet të jetë fillimi i njohjes më të gjerë ndërkombëtare të shtetit palestinez dhe zbatimit të një zgjidhjeje me dy shtete, e cila është garantuesi bazë i stabilitetit në rajon. Kabineti i Sisit raportoi se ai paralajmëroi për rrezikun e përhapjes së luftës në Gaza në rajon në një mënyrë që është e vështirë të imagjinohet. Sipas Reuters, Blinken në Kajro kërkon të kontribuojë në përparimin drejt një armëpushimi në Gaza dhe lirimin e pengjeve. Negociatat e…
Zbulohen detaje të reja në lidhje me plagosjen e inxhinierit të ERE Lorenc Kosta. Në momentin që autori Erjon Goxhara e ka qëlluar me 6 plumba, në pjesët e këmbëve dhe ato intime më pas ka nxjerrë celularin ku e ka filmuar. “Të mësosh që mos të futesh më në familjet e të tjerëve dhe as ti hash djersën e tjetrit”, i ka thënë ai. Këto janë fjalët që Goxhara i ka thënë Kostës, për të cilin kishte dyshime se kishte lidhje intime me bashkëshorten e tij. Referuar këtyre fjalëve, grupi hetimor ka dyshime që Goxhara të ketë abuzuar dhe…
Një studim i Universitetit të Floridës dhe të Harvardit, ku bazohet, ka ngritur shumë pikëpyetje dhe ka shkaktuar shumë polemika mbi rolin e kafesë tek gjumi. Deri më tani besohej se pirja e kafesë në mbrëmje shkaktonte probleme me gjumin, por ky studim i ri i publikuar më herët në gusht thotë të kundërtën. Në studim morën pjesë 785 njerëz. Ata u mbikëqyrën për plot 5164 ditë dhe net. Studiuesit mbajtën shënim përdorimin e kafesë, alkoolit dhe nikotinës. Pjesëmarrësit në studim u pajisën me një pajisje elektronike që u vendos në kyçin e dorës, falë së cilës, studiuesit mund të…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot e ka mbajtur seancën e 13-të, në të cilën janë marrë disa vendime dhe zgjidhje, mes të cilëve edhe për zbatimin e procedurës për ndërtimin e garazheve montuese në kate në Qendrën klinike – universitare, Kompleksi i klinikave “Nëna Terezë” Shkup, me çka do të zgjidhet kaosi i trafikur në Qendrën klinike. Siç informojnë nga pres-shërbimi qeveritare, Qeveria miratoi informacion për formimin e Komisionit për zbatimin e procedurës për ndarjen e kontratës për vendosje të Partneritetit publik-privat për ndërtimin e garazheve montuese me kate në Qendrën klinike – universitare, Kompleksi i klinikave “Nëna Terezë”…
Nicola Loro 19 vjeç, me origjinë nga Italia humbi jetën në spitalin e Shkodrës, pas përplasjes së dy Jet Ski-ve në plazhin e Velipojës. Loro kishte ardhur për pushime me të dashurën e tij dhe vëllanë e të dashurës. Ky i fundit u arrestua nga policia e Shkodrës për “vrasje nga pakujdesia”. Lidhur me tragjedinë ka folur e dashura e 19-vjeçarit, Giusy Di Tella, njëkohësisht dhe motra e të arrestuarit, Salvatore Di Tella, e cila thekson se ata nuk ishin as nën efektin e alkoolit dhe as të drogës. “Ishte thjesht një aksident tragjik”, deklaroi ajo për Ansa. “Autoritetet shqiptare…
“Çmendet” moti në Dibër, shiu përmbyt urën e lartë të rrugës së Arbrit, rrezik për aksidente
Reshje të dendura shiu kanë përfshirë pasditen e sotme qarkun Dibër. Për shkak të intensitetit të lartë janë krijuar probleme në rrugët nacionale. Ura 158 metra e lartë në fshatin Fshat të Klosit pjesë e rrugës së Arbrit që ndodhet mes tuneleve 3 dhe 4 u përmbyt nga uji i cili vinte nga tunelet 2 dhe 3 të fshatit Shkallë të Xibrit. Për shkak të sasisë së madhe të ujit dhe bllokimit të shkarkuesve mbi urë u krijua pellg i madh duke vënë në rrezik drejtuesit e mjeteve që vinin nga Tirana në drejtim të Qarkut Dibër. Probleme në këtë…









