Author: shqiperia

Qeveria në mbledhjen e sotme të 13-të solli vendim në pajtim me ribalancin e miratuar të Buxhetit t’u paguhen të gjitha rrogat e mbetura të punësuarve në Pyjet nacionale, me çka, siç informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, zgjidhet problemi i 2.000 të punësuarve në Pyjet nacionale. Në mbledhje, Qeveria solli disa vendime dhe zgjidhje, mes të cilave edhe për përpunimin e dokumentacionit projektues për ndërtim të qarkores në Kavadar, zbatimin e procedurës për ndarje të marrëveshjes për vendosje të Partneritetit publiko-privat për ndërtim të garazhave montuese në Qendrën klinike universitare – Kompleksi i klinikave “Nëna Terezë” Shkup dhe disa…

Lexo më shumë

Një i ri shqiptar ka ndërruar jetë në Francë pas një aksidenti tragjik të ndodhur pesë ditë më parë. Leonard Gashi me origjinë nga Mitrovica qëndroi për katë ditë në koma, ndërsa ditën e djeshme si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë. Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka njoftuar se është duke qëndruar në Francë, pranë familjes së Leonardit për ta ndarë dhimbjen me ta. “Ju falënderojmë nga zemra të gjithëve që u lutët dhe shpresuat për shërimin e tij. Lutjet tuaja na kanë dhënë forcë dhe ngushëllim në këtë kohë të vështirë. Zoti e deshi më shumë se…

Lexo më shumë

Policia iraniane ka mbyllur Institutin e Gjuhës Gjermane Teheran – Das Deutsche Sprachinstitut Teheran (DSIT) – për gjoja “shkelje të ligjeve të vendit”, duke e shtyrë Berlinin të thërrasë në takim ambasadorin e Iranit. Në një postim në rrjetin social X të martën, agjencia e lajmeve e gjyqësorit të Iranit, Mizan tha se dy degë të “qendrave të paligjshme të lidhura me Qeverinë gjermane” janë mbyllur për shkak të “disa veprimeve të paligjshme dhe shkeljeve të shumta financiare”. Mirzan shtoi se gjyqësori ka “marrë raporte për shkelje nga qendra të tjera të lidhura me Gjermaninë”, duke mos shpjeguar më shumë.…

Lexo më shumë

Kryeministri Hristian Mickoski sot deklaroi se është konsultuar me ekipin e tij juridik dhe paralajmëroi se do të inicojë padi kundër ish-ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska. “Me keqardhje e lexova atë status të saj. Nuk është hera e parë që Sllavjanka Petrovska të më godasë mua dhe familjen time në mënyrë të këtillë të ulët, me shumë gënjeshtra, trillime, konstruksione. Ajo për fat të keq më akuzoi mua në mënyrë monstruoze, por unë da t’ia lë këtë ndërgjegjes së saj dhe nderit. Nuk do të dëshiroja të hyj në thellësinë e mendimit të saj derisa e ka krijuar dhe publikuar…

Lexo më shumë

Pushteti gjyqësor dhe ekzekutiv nuk duhet të shihen si kundërshtarë, por përkundrazi, duhet të shihen si bashkëpunëtorë sepse ai bashkëpunim i ndërsjelltë institucional është shumë i rëndësishëm për hapat e ardhshëm, rezultatet e ardhshme, e tëra me qëllim të kthimit të besimit të qytetarëve. Qytetarët meritojnë, ndërsa ne jemi konsekuentë të sigurojmë drejtësi joselektive në shtet, dhe kjo mund të zbatohet vetëm me bashkëpunim ndërinstitucional me qëllim të detektimit të dobësive në institucione të caktuara, e më pas ndërmarrjen e tyre në suaza të kompetencave të veta. Këtë sot e deklaroi kryetarja e Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva pas takimit në…

Lexo më shumë

Nisur nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, si dhe rritja e ndjeshme e trafikut rrugor në të gjitha akset rrugore kombëtare, Policia Rrugore u ka bërë thirrje shoferëve të bëjnë më shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve, motomjeteve dhe biçikletave, veçanërisht me shenjat dalluese gjatë natës, por edhe gjatë lëvizjes si këmbësorë duke kaluar nga njëri kah i rrugës në tjetrin, pasi rreziku për t’u përfshirë në aksidente rrugore është i madh. Kjo për shkak të lagështirës në rrugë, rënies së gurëve dhe inerteve nga rrjedhjet e shiut, si dhe si pasojë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, që kryesisht…

Lexo më shumë

Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të martën se lija e majmunit, pavarësisht nëse është lloji i ri apo i vjetër, nuk është COVID-i i ri, pasi autoritetet dinë të kontrollojnë përhapjen e tij. “Ne mund dhe duhet ta trajtojmë këtë sëmundje së bashku”, tha Hans Kluge, drejtor i OBSH-së për Evropën, në një konferencë për shtypin. “Pra, a do të vendosim të ngremë sisteme për të kontrolluar dhe eliminuar linë e majmunit globalisht, apo do të përballemi me një cikël tjetër paniku dhe neglizhence? Mënyra se si do të përgjigjemi tani dhe në vitet në vijim, do…

Lexo më shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka marrë vendime për caktimin e zgjidhjeve të reja kadrovike në disa institucione. Siç thuhet në kumtesën e shërbimit për shtyp të Qeverisë, me konkluzion të arritur në seancë, Qeveria i propozoi Kuvendit të EVN Elektroekonomizim në Maqedoni, Shoqëria Aksionare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, Shkup, nga detyra e anëtarit të Këshilli Mbikëqyrës si përfaqësues i Qeverisë të thërasë Zlatko Laziqin dhe në vend të tij të zgjedhë Bojan Nikollovskin. Në pozitën e u.d. drejtor i Drejtorisë për Polici Financiare emërohet Sllobodan Ivanovski. Ivanovski, theksohet, është magjistër…

Lexo më shumë

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në Sarandë i dhanë ndihmë një turisteje nga Ukraina që kishte mbetur në disa shkëmbinj gjatë notit dhe nuk mund të kthehej në breg për shkak të dallgëve. “Pas njoftimit nga një shtetas ukrainas, i cili ishte shqetësuar pasi bashkëshortja e tij kishte hyrë për të notuar në plazhin e Pasqyrave, Manastir dhe nuk po kthehej në breg, Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare në Sarandë u nisën menjëherë drejt vendit të dhënë dhe organizuan veprimet së bashku me patrullat tokësore. Si rezultat i këtyre veprimeve, u lokalizua shtetasja ukrainase në veri…

Lexo më shumë

Greqi – Një 19 vjeçar ka gjetur vdekjen në një park argëtimi në Halkidiki. Të afërmit e tij kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësit e aksidentit. I riu ishte për vizitë me nënën dhe dy vëllezërit e tij në Halkidiki dhe u ngjit në një karusel pa e ditur se çfarë e priste. Sipas rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore, 19-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga rënia. Karrigia plastike në të cilën ai ishte ulur u shkëput dhe 19-vjeçari ra nga karuseli, siç tha i shokuar vëllai i tij, i cili në atë moment ndodhej në sediljen tjetër dhe pa tragjedinë të shpalosej para syve…

Lexo më shumë