Author: shqiperia

Vendi ynë ditën e sotme pritet të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashkohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në mesditë dhe pasdite. Përgjatë relieveve malore të vendit reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoj shpejtësi deri në 14m/sek. Valëzmi në dete i forcës 1-3 ballë. Temperaturat parshikohen: në zonat malore 12 deri 30°C në zonat e ulëta 16 deri…

Lexo më shumë

Është identifikuar trupi i pajetë i gjetur pranë jahtit luksoz që u fundos në brigjet e Siçilisë. Sipas mediave të huaja, besohet se turpi i pajetë i përket shefit të kuzhinës të jahtit, Recaldo Thomas. Shtetasi kanadezo-antiguan ishte një nga 22 personat në bordin e Bayesian kur u mbyt gjatë një stuhie të dhunshme të hënën. Ndërkohë, raportohet se zhytësit po përpiqen të arrijnë në kabinat e anijes së fundosur ndërsa kërkojnë për gjashtë pasagjerët e zhdukur, përfshirë sipërmarrësin britanik të teknologjisë Mike Lynch dhe kryetarin e bankës Morgan Stanley International, Jonathan Bloomer.  Çfarë ka ndodhur? Për shkak të motit…

Lexo më shumë

Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti sonte në Çeçeni, Republika Ruse e Kaukazit e udhqëhequr nga aleati i tij i ngushtë, Ramzan Kadyrov. Kjo është vizita e parë e Putinit në Çeçeni që nga viti 2011. Kadyrov ka njoftuar ardhjen e presidentit rus në një postim në Telegram. “Në kuadër të kësaj vizite është planifikuar një program i pasur”, tha ai. Televizioni publik rus shfaqi pamjet e Putinit duke mbërritur me helikopter. Kadyrov dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë e pritën atë në aeroport. “Njerëzit do të jenë të lumtur. Ata do të jenë të lumtur që presidenti erdhi në Republikë. Për ne…

Lexo më shumë

Sjellje agresive, kërcënime dhe sulm të policëve janë regjistruar sot në tre raste të ndara. Siç informoi MPB, në rastin e parë, T.I.(54) – polic i gjykatës nga Shkupi dje, në orën 11:00, në SPB Shkup paraqiti se rreth orës 10 ishte sulmuar në vendin e tij të punës. Sulmi ndodhi në Gjykatën themelore civile. Personi ishte sulmuar fizikisht nga S.H. (65) nga Shkupi. Në rastin e dytë, ndërkaq, mbrëmë, në orën 23:30 në Shtip, nëpunës policorë pranë SPB Shtip e kanë privuar nga liria F.S.(42) nga Shtipi sepse fizikisht e ka sulmuar një nëpunës policor, i cili ka kryer…

Lexo më shumë

Ushtria ruse thotë se ka pushtuar një qytet të vogël në Ukrainën lindore të quajtur Niu-York, në rajonin e Donetskut. Ushtria e Ukrainës nuk e ka konfirmuar humbjen e Niu-York, duke thënë vetëm se forcat ruse po sulmojnë afër qytetit dhe zonave të tjera. Edhe pse vetëm një vendbanim i vogël, kontrolli i Niu-York do të përfaqësonte një hap tjetër drejt dy qendrave të Donetskut, Toretsk dhe Pokrovsk. Presidenti Volodymyr Zelensky e përshkroi situatën në lindje si të vështirë, por tha se trupat ukrainase po bënin gjithçka që mundeshin për të shkatërruar forcat ruse. Shefi ushtarak tha në një konferencë…

Lexo më shumë

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski thotë se zgjidhja më e shpejtë për problemet në Shkup është që kryetarja e qytetit, Danella Arsovska të fillojë ta kryejë punën, të propozojë plan adekuat, të harmonizuar me këshilltarët në Qytet dhe ai të miratohet. Qeveria mund të ndihmojë, shtoi, por, fillimisht ajo duhet ta kryejë punën. Ai nuk e përjashton mundësinë për marrje të ingerencave, por, theksoi se ai është proces më i gjatë dhe derisa ai zgjatë, qytetarët edhe më tej do të përballen me probleme. “Ne si Qeveri vlerësojmë se problemet e qytetarëve të Shkupit mund të zgjidhen që nesër,…

Lexo më shumë

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallad tha sot se lufta po zhvendoset gradualisht nga Rripi i Gazës në frontin verior, ndërsa Izraeli përgatitet për një përshkallëzim të madh në konfliktin me Hezbollahun libanez. “Qendra jonë e gravitetit po zhvendoset nga jugu në veri, ne jemi në një ndryshim gradual. Ne kemi ende punë në jug, kemi pengje që duhet t’i kthejmë, ne jemi duke negociuar për këtë dhe mendoj se do të arrijmë të marrim rezultate, është diçka shumë e rëndësishme”, tha Gallad gjatë inspektimit të Divizionit të 36-të, në veri të Izraelit. “Ne duam t’i kthejmë banorët (të zhvendosur)…

Lexo më shumë

Hamasi ka lëshuar një deklaratë të re duke hedhur poshtë akuzat se po bllokojnë një marrëveshje armëpushimi. Grupi theksoi se është i etur për të arritur një marrëveshje dhe mbetet i përkushtuar ndaj kornizës së armëpushimit të mbështetur nga ShBA dhe OKB, të paraqitur në qershor. Hamasi thotë se SHBA po i përkulet presionit nga Izraeli në negociatat e armëpushimit dhe ngecjet kryesore mbeten pas një plani të paraqitur nga Presidenti Biden. “Propozimi i Biden thotë se Izraeli do të tërhiqej tërësisht në dy faza dhe një armëpushim të plotë. Ndërsa kërkesat izraelite përfshijnë vetëm një armëpushim të përkohshëm për…

Lexo më shumë

Moti i keq “goditi” shumë rajone të Greqisë mesditën e sotme, 20 gusht. Në shumë vende banorët janë përballur me breshër, stuhi dhe përmbytje, ndërsa në disa zona janë shfaqur edhe vetëtima. Volos: Stuhi e fortë dhe vetëtima e vazhdueshme Një stuhi shumë e fortë ka përfshirë Volosin dhe periferitë gjatë mbrëmjes së sotme. Stuhia e cila nisi në orën 21:25 (me orën lokale), karakterizohet nga reshje shumë të dendura shiu, erë e furishme dhe vetëtima të vazhdueshme, të cilat e kanë kthyer qiellin nga nata në ditë. Rrugët e Volosit nga reshjet e dendura të shiut janë kthyer në lumenj, ndërsa në pallate…

Lexo më shumë

Luani Luanët mund të bëjnë miq, partnerë ose punëdhënës të shkëlqyeshëm, por ata nuk janë aq të mirë për të shprehur ndjenjat e tyre ose për të përballuar situata të pakëndshme. Zakonisht, kur gjërat bëhen të vështira në marrëdhënie, ata largohen (jo gjithmonë në mënyrë të qartë). Ata nuk mund të përballojnë emocionet e tyre të forta dhe bllokojnë, duke i dhënë fund marrëdhënies sepse e kanë më të lehtë. Akrepi Akrepat nuk kanë turp t’ju mbajnë dorën në publik dhe do t’ju prezantojnë me kënaqësi me miqtë dhe familjen. Megjithatë, ka raste që i trembin dhe largohen përfundimisht nga…

Lexo më shumë