Author: shqiperia

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, qëndron më 21 gusht në Moldavi, ish-republikën sovjetike që gjendet në kufi me Ukrainën dhe e ndien kërcënimin nga pushtimi i nisur nga Rusia ndaj shtetit fqinj. Scholz do të takohet me presidenten e Moldavisë, Maia Sandu, dhe kryeministrin moldav, DorinRecean, në Kishiniev. Bisedat do të fokusohen kryesisht në ndikimin e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës në këtë shtet të vogël me 2.6 milionë banorë. Qeveria e Moldavisë, që synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, ka akuzuar Rusinë për dezinformim dhe destabilizim. Që nga vitet ’90, ushtarët rusë janë të stacionuar në rajonin e shkëputur të…

Lexo më shumë

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas uniformave blu, një 42-vjeçar është arrestuar për vjedhje, ndërsa një 34-vjeçar akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Një i ri u arrestua për thyerje të arrestit të shtëpisë, dhe një tjetër për një aksident të shkaktuar, teksa drejtonte makinën në gjendje të dehur. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin O. B., 42 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. T.,…

Lexo më shumë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka mgyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim 23 persona të cilët akuzohen për  veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Bëhet fjalë për shtetasit Arian Popa, Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Samet Dahati, Besar Lejthiza, Izmir Dahati, Ermis Sela, Afrim Dahati, Liljana Çopani, Vajdije Allamani, Pjetër Gjoni, Roland Gjoni, Fabion Gjoni, Danjela Hasani, Valbona Haka, Mimoza Hoti, Elida Doku, Hurme Bafti,…

Lexo më shumë

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët – pjesë e Frontit Europian, Elmi Aziri ka dalë me reagim pas zhvillimeve të takimit mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kryetares së Qytetetit të Shkupit, Danella Arsovska. Aziri nëpërmjet një shkrimi, hedh dyshime se në këtë takim, kryeministri i ka propozuar Arsovskës që mjetet e parapara për magjistralen prej në Shkup deri në Stankovec, të ridestinohen për zgjidhjen e problemit me ndërmarrjen publike të Shkupit. “Me ribalancin e buxhetit para pak ditësh mjetet për korridorin 8 u shkurtuan për 11 miliard denarë, nga 15 në 4 miliard denar! Mjetet për Spitalin e Kërçovës u shkurtuan…

Lexo më shumë

Një aksident me vdekje është regjistruar rreth orës 00:50 të ditës sësotme në rrugën dytësore “Plepa-Kavajë”. Sipas policisë, dyshohet se një automjet, shoferi i të cilit ende nuk është identifikuar ka aksidentuar shtetasin këmbësor, L. D., 63 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një interviste për Reuters ka deklaruar se nëse do të fitojë, do t’i ofrojë një post në qeveri ose një rol këshillues në administratën e tij manjatit Elon Musk. Trump shtoi se ky propozim do të kishte vlerë vetëm nëse Musk do ta dëshironte një gjë të tillë. Nga ana tjetër përgjigja e Musk nuk vonoi shumë. Me anë të një postimi në platformën X Musk tha se ishte i gatshëm për këtë post. “Unë jam gati të shërbej”, ka thënë pronari i X dhe Tesla-s.…

Lexo më shumë

Një autobus që transportonte pelegrinët pakistanezë është përmbysur në Iran, duke vrarë të paktën 28 ​​pasagjerë, raportojnë mediat shtetërore iraniane. Përplasja ndodhi të martën në mbrëmje në provincën qendrore iraniane Yazd. Aksidenti ndodhi për shkak të një defekti në sistemin e frenimit, raporton Reuters. 23 pasagjerë të tjerë u plagosën, shtatë prej tyre në gjendje kritike, tha drejtori i menaxhimit të krizave të provincës për televizionin shtetëror. Pelegrinët po udhëtonin nga provinca Sindh në Pakistan për në qytetin e shenjtë të Irakut, Qerbela, për të përkujtuar një nga ngjarjet më të mëdha në kalendarin shiit. Rreth 53 persona besohet se kanë…

Lexo më shumë

Pasi kryetari i ZNAM, Maksim Dimitireski tha për VLEN-in që “ta korrigjojnë veten, mos ta emitojnë BDI-në”, ka reaguar VLEN. Këta të fundit thonë se nuk është e patjetërsueshme që partnerët qeverisës të pajtohen për të gjitha dhe se secili ka të drejtë të ndërtojë identitetin e tij bazuar në bindjet që ka. VLEN i bënë thirrje ZNAM që siç thotë, të mos i bëjë pa vetëdije qefin BDI-së ndërkohë që tha se udhëheqja e tyre kriminale dëshiron tensione në të gjitha fushatë”. “Çdo subjekt politik ka të drejtën demokratike për të ndërtuar identitetin e tij bazuar në bindjet e…

Lexo më shumë

Magnezi është një prej mineraleve më të dobishme për organizmin. Bashkë me kalçiumin dhe kaliumin, magnezi luan një rol thelbësor për shëndetin e zemrës, muskujt dhe kockat. Ai ndihmon kundër pagjumësisë, depresionit, migrenës. Përpara se t’i drejtoheni farmacisë për të marrë suplementë, lexoni listën me ushqimet më të pasura me magnez të cilat duhet të jenë pjesë e regjimit tuaj ushqimor. Tërshëra Përfitimet e tërshërës janë të panumërta. Ajo është e pasur me proteinë, fibër dhe disa vitamina të kompleksit B. Një gjysëm racioni me tërshërë plotëson 32% të sasisë së rekomanduar ditore të magnezit. Spinaqi Kjo barishte e shëndetshme…

Lexo më shumë

Presioni i lartë i gjakut konsiderohet si një “vrasës i heshtur”, sepse sëmundja nuk shkakton asnjë problem shëndetësor në fillim. Shumë njerëz kanë probleme me presionin e lartë të gjakut, i njohur edhe si hipertension. Kjo sëmundje konsiderohet si një “vrasës i heshtur”, sepse pacientët fillimisht nuk kanë absolutisht asnjë problem shëndetësor dhe zbulohen vetëm kur shfaqen disa komplikime shëndetësore. Nëse keni problem me presionin e lartë të gjakut, sigurohuni që t’i kushtoni vëmendje dietës tuaj, por është gjithashtu e rëndësishme se cilat pije konsumoni. Duhet t’i shmangni patjetër këto pak. Kafe E para në listë është kafeja sepse është…

Lexo më shumë