Author: shqiperia

Mungesa e ujit të pijshëm ka detyruar banorët e Hoxharës së re në Fier të ngrihen në protestë paraditen e sotme. Ata pohojnë të indinjuar se përgjatë gjithë muajve të verës në  çesmat e tyre ka patur vetëm 30 minuta ujë në ditë , situatë kjo e papranueshme në këto temperatura përvëluese. Ata pohojnë gjithashtu se kjo është një situatë e përsëritur teksa theksojnë se për nevojat e tyre kanë marrë ujë nga kanali vaditës që përshkon zonën. Mungesa e këtij elementi jetik thonë banorët është absurde pasi kemi qënë taksapagues të rregullt pavarësisht nëse furnizohen vetëm gjysëm ore ujë…

Lexo më shumë

Vijon misteri i mbytjes së jahtit luksos në rigjet e Siçilisë dy netë më parë, teksa u gjend në mes të një stuhie. Në bordin e jahtit Bayesian ishin 22 persona, duke përfshirë Mike Lynch, një manjat teknologjik britanik dhe gruan e tij, e cila zotëron jahtin. Roja bregdetare italiane e ka shpëtuar gruan dhe 14 të tjerë; Një pasagjer u gjet i vdekur dhe gjashtë mbeten të zhdukur, duke përfshirë zotin Lynch dhe vajzën e tij adoleshente. Dëshmitarët thonë se anija masive 56 metra e gjatë u zhyt në pak minuta. Bayesian duket se ka qenë viktimë e motit…

Lexo më shumë

Policia e Shkodrës dhe gjetur dhe asgjësuar 2848 bimë cannabisi në kuadër të operacionit “Territor i pastër”. Autori i dyshuar i kultivimit të 74 prej këtyre bimëve është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit: -shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin Gj. Sh., 48 vjeç, pasi dyshohet se ka kultivuar 74 bimë cannabisi, në vendin e quajtur “Lugu i thive”. Punohet për kapjen e 48-vjeçarit. Gjithashtu, këto shërbime gjetën dhe asgjësuan në territoret e njësive administrative Pult, Shosh dhe Postribë, 1986 bimë të tjera cannabisi; -shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi…

Lexo më shumë

Tre shqiptarë janë dënuar nga autoritetet britanike me 9 vite burgim, pasi kishin kthyer një ndërtesë në fermë kanabisi, vlera e të cilës arrinte deri në 200 mijë paund. Xhafer Furriku dhe dy të tjerë, Hajri Musa dhe Gerald Daci, ndodheshin në Britani në mënyrë ilegale. Furriku kishte udhëtuar në MB me një vizë legjitime për të vizituar djemtë e tij të rritur në Huddersfield. Por ai qëndroi pasi viza mbaroi për të përfituar shërbim dentar falas përpara se të udhëtonte në Forfar për të ushtruar aktivitetin e tij me kultivimin e kanabisit. Avokati David Kinloch, duke e mbrojtur, i…

Lexo më shumë

Një shqiptar është arrestuar nga policia spanjolle pasi akuzohet se ka goditur një person me thikë. Ngjarja ka ndodhur në Eixample të Barcelonës. Mossos d’Esquadra kanë arrestuar shqiptarin, i cili sipas medieve në spanjë ka goditur me thikë në këmbë një person. I lënduari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Si ndodhi ngjarja Viktima kishte parkuar makinën përballë lokalit në rrugën Entença dhe kishte hapur derën. Shqiptari iu afrua papritur automjetit dhe e ka goditur me thikë në këmbë, siç kanë sqaruar burime policore për këtë medium. Mossos d’Esquadra ka marrë njoftimin në orën 23:08 dhe ka shkuar në vendngjarje, ku ndodhej edhe personi i plagosur. Pak minuta më…

Lexo më shumë

“Ne u larguam nga Maqedonia e Veriut me përshtypje pozitive, patëm bashkëpunim të shkëlqyer, jemi të kënaqur që ndihmuam dhe ishim të dobishëm për njerëzit”, theksoi Andreas Antoniou, shef dhe koordinator i misionit qipriot që mori pjesë në shuarjen e zjarreve në RMV, dhe në të njëjtën kohë shprehu shpresën se atmosfera e krijuar pozitive do të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Në periudhën prej 7 deri më 14 gusht, dy avionë të tipit “Air Tractor” me katër anëtarë ekuipazhi dhe pesë personel mbështetës tokësor nga Qiproja, në kuadër të asistencës nga mekanizmi i BE-së për mbrojtjen…

Lexo më shumë

Erlind Cekaj, i shpallur në kërkim për mashtrim është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë dhe vendosjen në dispozicion të organeve të drejtësisë. “Nga bashkëpunimi i “Interpol Tirana” me “Interpol Abu Dhabi” është bërë e mundur më datë 20.08.2024 arrestimi i personit në kërkim ndërkombëtar Erlind Cekaj. Ndaj tij, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin penal të datës 18.10.2023, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprat penale të “Mashtrimit”, “Forma të veçanta të bashkëpunimit, grupi i strukturuar…

Lexo më shumë

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e ndodhur në Tiranë ku efektivi i policisë Erjon Goxhara plagosi me armë zjarri inxhinierin e ERE, Lorenc Kosta. Në materialin hetimor të Policisë së Tiranës që  është dërguar në Prokurori evidentohet një takim mes efektivit të Policisë, bashkëshortes së tij dhe nipit të policit shtetasit L.B. Takimi ka ndodhur mëngjesin e 19 gushtit, ditën kur ka ndodhur ngjarja, në periferi të Tiranës ku është shoqëruar me tensione dhe debate. Në dosje thuhet se në momentin kur ka përfunduar ky takim, bashkëshortja e Goxharas ka goditur veten me grushta, ndërsa kjo e fundit…

Lexo më shumë

Nëntë ilaçe, duke përfshirë ata për presionin e lartë të gjakut, sëmundjet e zemrës, depresionin dhe demencën, bëhen pjesë e listës pozitive. Siç informon sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, bëhet fjalë për nëntë xhenerikë të përfaqësuar nga 87 barna. “Bëhet fjalë për 87 barna në forma, forca dhe paketa të ndryshme që kanë regjistrim aktiv në vendin tonë, nëntë xhenerikë të përfaqësuar nga 87 barna. Këtu përfshihen barnat për tensionin e lartë, sëmundjet e zemrës, antiagregantët, ilaçet për trajtimin e depresionit, si dhe për demencën”, theksoi Taravari. Ministri theksoi se në këtë proces janë punësuar ekspertë të cilët kanë…

Lexo më shumë

Skënder dhe Bledar Hajdini, babë e bir janë arrestuar nga policia pasi akuzohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e 72-vjeçarit Faik Hajdini. Autor i dyshuar i ngjarjes është Berti Kanushi, i cili është shpallur në kërkim. Skënder Hajdini, 72 vjeç, banues në fshatin Zhapokikë 2, akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Ndërsa djali i tij, Bledar Hajdini, 43 vjeç, akuzohet për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 71-vjeçari ka organizuar dhe ka qenë…

Lexo më shumë