Author: shqiperia
Një zonë banimi, me kushte e standarde bashkëkohore, do u japë mundësinë 300 familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Kombinat, të nisin një jetë të re në apartamente me kushte shumë herë më të mira. Duke inspektuar punimet që janë drejt përfundimit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se do të ndiqet e njëjta metodë në hedhjen e shortit, si në rastin e banesave në zonën e “5 Majit”. Ai siguroi se pavarësisht betejave penguese nëpër gjyqe nga partitë politike dhe problematikat e hasura me bllokimin e punimeve, Bashkia e Tiranës nuk e ka ndaluar…
Janevska: Përveç për gjuhët e huaja, librat tjerë do të jenë nëpër shkolla nga 1 shtatori
“Përveç teksteve për gjuhë të huaja, në fillim të vitit shkollor në shkolla do të ketë tekste për të gjitha lëndët tjera”, theksoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska. Lidhur me kontrollin në arsimin e lartë, për të cilin me vendim të Qeverisë do të krijohet organ i veçantë, Janevska informoi se është duke u formuar dhe se tashmë nga Inspektorati i Arsimit është kërkuar që të inspektojë punën e disa universiteteve. “Të gjitha tekstet që premtoi kjo qeveri do të mbërrijnë këtë vit në fillim të vitit shkollor. Tashmë kemi bërë të ditur se shpërndarja ka filluar,…
Një aksident i rëndë që mund të kishte përfunduar në tragjedi ka ndodhur paraditen e sotme. Vizio Plus mëson se shoferi i një mjeti tip furgon mallrash ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumin Shkumbin. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Murras përgjatë aksit Elbasan-Peqin. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit./vizionplus.tv
Çifti Obama sulmon Trump, kërkojnë mbështetje për zgjedhjen e Kamala Harris si presidente
Ish-presidenti amerikan Barack Obama dhe zonja e tij Michele dominuan natën e dytë të konventës së Partisë Demokratike që po mbahet në Çikago ndërsa Kamala Harris u shpall zyrtarisht kandidate për president. Mes thirrjeve ‘Po, ajo mundet’, Obama u ngjit në skenë dhe iu kërkoi votuesve të mbështesin Kamala Harris. “Ne nuk kemi nevojë për katër vite të tjera rrëmuje, trazirash dhe kaosi. Ne e kemi parë atë film më parë dhe të gjithë e dimë se vazhdimi është zakonisht më i keq. Amerika është gati për një kapitull të ri. Amerika është gati për një histori më të mirë.…
Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane, William Burns, ka mbërritur në rajon për disa vizita në Bosnjë Hercegovinë dhe në Serbi. Në ditën e parë Burns ishte në Sarajevë, ku zhvilloi takime me kolegët nga komuniteti i inteligjencës, anëtarët e presidencës së Bosnje e Hercegovinës si dhe me ministrin e Jashtëm. Ndër të tjera, qëllimi i vizitës së shefit të CIA-s në Sarajevë ishte retorika dhe veprimet shqetësuese separatiste të presidentit pro rus të entitetit të republikës Srpska, Millorad Dodik dhe qeverisë së tij. Ndërsa këtë të mërkurë, William Burns viziton Beogradin. Nuk dihet ende më kë do të takohet…
Tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë në një gjimnaz në Bosnjë dhe Hercegovinë. Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur rreth orën 10:15 minuta të kësaj të mërkure, kur autori hyri në ambientet e shkollës i armatosur dhe u mori jetën 3 punonjësve. Pas ngjarjes, ai ka tentuar të vrasë veten, por ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. “Të shtënat kanë qenë në orën 10:15. Një person mashkull i paidentifikuar ka përdorur një armë zjarri automatik për të vrarë tre punonjës të shkollës. Pas kësaj,…
Tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë në një gjimnaz në Bosnjë dhe Hercegovinë. Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur rreth orën 10:15 minuta të kësaj të mërkure, kur autori, i cili ishte roje në gjimnaz, hyri në ambientet e shkollës i armatosur dhe u mori jetën 3 punonjësve. më konkretisht, të vrarë kanë mbetur drejtori i shkollës së bashku me një mësues dhe sekretarin. Pas ngjarjes, ai ka tentuar të vrasë veten, por ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. “Të shtënat kanë qenë në…
Ngjarja e Velipojës me dy të vrarë dhe një të plagosur ishte e paralajmëruar. Dy viktimat Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha dy muaj më parë ishin konfliktuar me vëllezërit Frroku, pronar të “Hotel Holiday” deri në nxjerrjen e armës, pas një debati mes kamerierit dhe kuzhinierit të këtij hoteli. Zanafilla e ngjarjes është pikërisht sherri mes kuzhinierit Andrea Filipi dhe kamerierit Elsid Hoxha për orarin e ushqimit, ku gjatë konfliktit Andrea Filipi e ka goditur me grusht Hoxhën. Në tentativë për të qetësuar gjakrat, babai i kuzhinierit Filipi ka ndërhyre duke i pajtuar të rinjtë, por më pas në mbështetje…
23 persona në gjyq për drogë, SPAK mbyll hetimet, grupi kriminal kultivonte dhe trafikonte kanabis
23 persona u vunë nën akuzë nga Prokuroria Speciale për prodhim e kultivim të bimëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. SPAK vuri në sekuestro një sasi të madhe bimësh kanabisi prej 32 mijë rrënjësh dhe një pjesë tjetër që ishte diferencuar, e tharë dhe e bërë gati për tu shitur: një sasi prej 332 kilogramësh në total. Operacioni është i ndarë në dy faza, e para, ajo e 17 qershorit të 2022 kur u gjetën dhe u asgjësuan bimët narkotike, ndërsa episodi i dytë është ai i datës 12 tetor i po të njëjtit vit ku u…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka bërë të ditur sot se në mbledhjen e qeverisë është diskutuar për gjetjen e një zgjidhjeje që do t’u mundësojë mjekëve nga shëndetësia private të kthehen në shëndetësi publike, duke qenë se ka interes. Siç sqaroi Taravari, kjo ka të bëjë për ekspertët me mbi 10 vite përvojë pune, të cilët do të punësohen në spitalet ku ka mungesë të stafit. “Ne si qeveri do të kërkojmë zgjidhje, ekspertë të caktuar që kanë mbi dhjetë vjet përvojë si specialistë dhe subspecialistë në ato klinika dhe spitale ku ka mungesë të personelit për t’i rikthyer…










