Author: shqiperia

Ditën e nesërme  vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës. Përgjatë relieveve malore në verilindje të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu. Në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore pritet të ketë prezencë të mjegullës së dendur. Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoj shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzmi në dete i forcës 1-3 ballë. Temperaturat parashikohen: në zonat…

Lexo më shumë

Audi Sport ka përforcuar shqisat e RS 31, 2. Me përmirësimin, top modeli kompakt, i cili përfaqëson performancën maksimale, do të bëhet edhe më sportiv. Kjo është e dukshme në shikim të parë: linjat e forta në pjesën e përparme, rrotat në dizajnin e sportit motorik dhe ulëset RS përmirësojnë vizualisht dinamikën, e theksuar në mënyrë akustike nga zhurma e thellë e motorit me pesë cilindra me sekuencën e tij të veçantë të ndezjes. 2.5 TFSI, i kombinuar me konfigurimin e optimizuar të shasisë dhe gomat e reja, e bën RS 3 edhe më të fuqishëm në kthesa. Rekordi i…

Lexo më shumë

Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë njoftoi të mërkurën se i ka shtyrë zgjedhjet lokale të caktuara për shtator në shtatë qarqe në rajonin e Kurskut, pasi pjesë të këtij rajoni janë nën kontrollin e ushtrisë ukrainase prej fillimit të gushtit. “Procesi i përgatitjeve dhe mbajtja e zgjedhjeve do të rifillojnë kur të garantohet siguria e plotë e votuesve”, tha komisioni në një komunikatë në Telegram. Sipas të dhënave më të fundit të autoriteteve ruse, 31 njerëz janë vrarë dhe 143 të tjerë janë plagosur në këtë rajon prej kur forcat ukrainase e nisën inkursionin në rajonin e Kurskut. Presidenti ukrainas,…

Lexo më shumë

Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami thotë se “Rruga e butiqeve” do të shndërrohet në rrugë me identitet artizanal. Ai në rrjetet sociale ka publikuar fotografi se si pritet të duket kjo rrugë. “Nga një rrugë me begatona të thyera, ku pluhuri dhe gropat me ujë i kanë ngjarë një rruge të shkatërruar dhe jo rrugës së butiqëve, tani e tutje këtë rrugë do e transformojmë në rrugë me identitet artizanal. Rruga e butiqeve do të rikonstruohet dhe ridejzinohet për nevojat e zejtarëve dhe për të ringjallur këtë rrugë të rëndësishme të qytetit”. “Kalldërma, ndriçim publik, gjelbërim, ulëse dhe…

Lexo më shumë

Edon Zhegrova e pati një natë magjike mbrëmë. Ylli kosovar ishte prapë protagonist në ekipin e tij, Lille. 25 vjeçari e realizoi golin e dytë të skuadrës franceze në fitoren me rezultat 2:0 ndaj Slavia Pragës, në ndeshjen e “play-offit” të Ligës së Kampionëve. Me këtë rast, ekipi francez e bëri një hap gjigant drejt kualifikimit në fazën e grupeve të garës më prestigjioze të futbollit evropian, teksa golin e parë për vendësit e shënoi David. E pas lojës, përfaqësuesin kosovar e ka lavdëruar faqja zyrtare e ligës franceze – Ligue 1 përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan “Gazeta…

Lexo më shumë

Jastëku i mbuluar, me qime, dyshemeja e veshjet po ashtu ? Me siguri që gjëja e parë që ju shkon ndërmend është se sa shumë flokë ju bien! Por përpara se të alarmoheni duhet të dini se rënia e flokëve është një proces sa biologjik po aq dhe i natyrshëm. Një person humbet mesatarisht 60 deri në 100 fije flokë të ditë. Nuk duhet të gënjeheni nga gjatësia e flokëve e të mendoni se po humbni shumë flokë, ndonëse në periudha të caktuara kjo gjë ndodh. Sa gjenetike, kjo gjë përcaktohet nga stili i jetesës dhe shumë faktorë të tjerë.…

Lexo më shumë

Grupi i kontrollit të territorit i policisë vendorë në Shkodër është qëlluar me armë zjarri ditën e sotme. Policia ka sqaruar se ngjarja është regjistruar rreth orës 10:00, në vendin e quajtur “Bjeshka e Parus”. Autorët ende nuk janë identifikuar. “Shtetas ende të paidentifikuar kanë qëlluar në ajër, me armë zjarri, kur kanë parë shërbimet e Policisë të cilat po kryenin kontroll të territorit në njësinë administrative Shkrel, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike”, thuhet në njoftimin zyrtar. Menjëherë në ndihmë të Policisë vendore janë nisur forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Forca…

Lexo më shumë

Shpërndarja e Këshillit Gjyqësor dhe atij të Prokurorëve, nuk është ide e qëlluar, pasi mund të krijohet precedent që çdo qeveri e ardhshme të kërkojë shpërndarjen e këtyre këshillave, të cilat janë të pavarura nga pushteti ekzekutiv. Kështu vlerëson Ivana Petkovska nga Koalicioni Të gjithë për Gjykim të Drejtë, në lidhje me paralajmërimet e qeverisë për reforma në gjyqësor, shkruan Alsat. “Këtu rol kyç duhet të ketë edhe Kuvendi, veçanërisht në pjesën e ngritjes së interpelancës për anëtarët e Këshillit Gjyqësor të cilët vijnë nga radhët e juristëve të shquar, gjegjësisht ata që zgjedhën nga radhët e Kuvendit dhe me…

Lexo më shumë

OBRM-PDUKM nuk do ta përkrahë interpelancën e kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, tha kryetari i kësaj partie Hristijan Mickoski. Sipas Mickoskit, Gashi sillet ndryshe nga paraardhësi i tij Talat Xhaferi, prandaj nuk do ta mbështesin interpelancën. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vënies së gurthemelit për ndërtimin e tregut të qytetit në Negotinë, ai tha se partia nuk sheh arsye për të mbështetur interpelancën ndaj kryeparlamentarit Afrim Gashi. “Mënyra se si sillet si kryetar në Kuvend, si i udhëheq seancat dhe gjithçka që ndodh atje paraqet një sjellje seriozisht të ndryshme nga ajo që ka bërë paraardhësi i tij”,…

Lexo më shumë

Sergei Chemezov, një ndihmës i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, thotë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë rrezikojnë të provokojnë një luftë botërore nëse Uashingtoni vazhdon të “provokojë” konfliktin në Ukrainë dhe të lejojë që Kievi të sulmojë tokën ruse. Vërejtjet e tij për Reuters ofrojnë një pasqyrë të rrallë në mendimet e rrethit të brendshëm të Putinit pas pushtimit të befasishëm të Ukrainës në rajonin rus të Kurskut, për të cilin presidenti ka premtuar një përgjigje “të denjë”, por ende nuk ka thënë se çfarë do të sjellë. Chemezov, shefi ekzekutiv i grupit Rostec që furnizon shumë…

Lexo më shumë