Author: shqiperia
Për shkak të turbulencave, një avion i nisur nga Korfuzi i Greqisë, me destinacion Londrën bëri një ulje emergjente në aeroportin Fiumicino të Romës. Si pasojë kanë mbetur të plagosura dy stjuardesa Avioni transportonte 181 persona, përfshirë 175 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit. Teksa fluturonte mbi hapësirën ajrore italiane më 19 gusht, ai u përball me probleme për shkak të motit të keq. Agjencia Kombëtare e Sigurisë së Fluturimeve (ANSV) po heton çështjen dhe e ka cilësuar ngjarjen si “aksident”. /vizionplus.tv
Pavarësisht kundërshtimeve të konservatorëve, Suedia ka dhënë leje për të vrarë 20% të popullsisë së ariut të murrmë të vendit, gjuetia për të cilin fillon sot. Autoritetet, siç raporton Guardian, kanë dhënë leje që 486 arinj të murrmë të vriteshin nga gjuetarët. Kjo është e barabartë me rreth 20% të popullsisë së përgjithshme, sipas shifrave zyrtare. Pas sezonit të gjuetisë, numri i arinjve të murrmë në Suedi do të bjerë në rreth 2000 kafshë, një rënie prej gati 40% që nga viti 2008. Gjuetia e ariut të murrmë pothuajse e kishte zhdukur kafshën në Suedi në vitet 1920, por falë…
Paga minimale në vend është më e ulët në rajon dhe prandaj menjëherë është e domosdoshme rritja e pagës minimale në vlerë prej të paktën 450 euro, theksoi kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) Sllobodan Trendafilov në konferencën e sotme për shtyp me rastin e shënimit të 78-të vjetorit të ekzistimit të Lidhjes dhe shtoi se shporta minimale sindikaliste nga dhjetori është rritur për 4.600 denarë, ndërsa inflacioni në gjashtë muajt e parë të vitit është 3,65 për qind. Katërqind e pesëdhjetë euro pagë minimale jo vetëm që është realitet, por edhe e domosdoshme, theksoi Trendafilov, sepse, siç…
Nga 12 deri 18 më gusht në vend janë regjistruar 271 raste të reja të pacientëve me Kovid-19, që paraqet një rritje prej 60,4 për qind krahasuar me javën e kaluar. Janë testuar gjithsej 608 materiale në laboratorët ku kryhen testime molekulare dhe antigjenike për praninë e SARS-CoV-2, me një rritje prej 33,3 për qind. “Në javën aktuale të sëmurë janë regjistruar në komunat e 17 qyteteve. Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruar janë nga Shkupi – 152, Kavadari – 25, Tetova – 23, dhe nga Ohri – 22, ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar në Kavadar”,…
Gjatë muajve të verës, ekspozimi ynë në diell është i lartë dhe veçanërisht gjatë pushimeve tona. Kjo rezulton që trupi ynë të jetë i ekspozuar ndaj rrezatimit diellor për shumë orë. Ky ekspozim i tepërt në diell mund të shkaktojë probleme për lëkurën tonë pasi rrit stresin oksidativ. Megjithatë, shkencëtarët raportojnë se sipas studimeve ka ushqime të pasura me antioksidantë që mund të na mbrojnë nga rrezatimi diellor. Sipas Organizatës Qendrore të Tregjeve dhe Peshkimit, ushqimi kryesor për të na mbrojtur nga dielli është domatja dhe salca e domates. Domatet janë të pasura me një substancë të quajtur likopen, e…
Prokuroria e Durrësit nis hetimet për Veprën Penale “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara” mbi ngarkesën e nisur nga Porti i Durrësit “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka regjistruar procedimin penal nr.1596, datë 16.08.2024, mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, parashikuar nga neni 171 i K.Penal në lidhje me një ngarkesë të nisur nga Porti i Durrësit. Gjithashtu në këtë institucion, është referuar materiali hetimor nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, për veprën penale…
Vetëm pak orë pasi Sashko Lafçiski u bë zyrtarisht Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut tre ditë më parë, Aleanca për Shqiptarët e vuri në dyshim zgjedhjen e tij duke thënë se ai mori në mënyrë të padrejtë dhe të paligjshme postin që i takonte një shqiptari. Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, ka hapur rast për emërimin e shefit të ri të Shtabit të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, Sashko Lafçiski, tha për “360 gradë” kryetarja e Komisionit, Tatjana Dimitrovska. “Ne kemi një çështje të hapur dhe i është caktuar një anëtari. Ka ardhur…
Dogana Shqiptare ka reaguar në lidhje me kontejnerët e dërguar në Kinë. Dogana e Shqipërisë përmes njoftimit zyrtar mohon lajmin e publikuar në disa media se në prill të këtij viti Shqipëria i ka dërguar Kinës 115 kontejnerë me mbetje toksike. Në këtë njoftim, bëhet me dije se eksporti nuk është bërë nga Shqipëria, por nga Kosova në bashkëpunim me një firmë zviceriane si dhe nuk është produkt me origjinë nga vendi ynë. Më tej, thekson se produkti është centrat zinku. “Nisur nga informacionet disinformuese që po shpërndahen prej ditësh në media dhe po përdoren për arsye politike dhe për…
Zhytësit kanë gjetur trupat e dy prej gjashtë pasagjerëve të zhdukur në mbetjet e jahtit luksoz që u fundos në brigjet e Siçilisë, tha një burim i afërt me çështjen të mërkurën. Jahti, në pronësi të gruas së sipërmarrësit britanik të teknologjisë, Mike Lynch, mbante 22 pasagjerë dhe ekuipazh dhe ishte ankoruar në portin e Porticello, afër Palermos, kur u fundos gjatë një stuhie të fortë para agimit të hënën. Ekipet e shpëtimit nuk dhanë menjëherë emrat apo gjininë e të mbyturve, të cilët janë viktima e dytë dhe e tretë e mbytjes së anijes që u gjetën. Trupi i…
Prokuroria Themelore Publike ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër të dyshuarit i cili në parkingun e Qendrës Tregtare “Mavrovasja” dje vrau një person. Siç informojnë nga PTHP Shkup, i dyshuari akuzohet për vepër penale vrasje, vrasje në tentim dhe përpunim të paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim me armë dhe materie shpërthyese. “Më 20 gusht, me një pistoletë të markës “GLOK” me kalibër 9 milimetra, që e ka poseduar pa leje, i dyshuari në hapësirën e parkingut në rrugën “Filip Vtori Makedonski” në Shkup, pas QT “Mavrovasja”, me paramendim dhe nga interesi i tij ka privuar nga jeta…









