Author: shqiperia
Në karrierën e tij politike, Bujar Osmani gjithmonë është kujdesur vetëm për pozicionin dhe avancimin e tij personal, por kurrë për interesat e qytetarëve, akuzojnë sot nga VLEN. Nga atje thonë se nuk jemi të vetmit që e pohojmë këtë, kjo konfirmohet edhe nga institucionet zyrtare të shtetit. Enti Shtetëror i Revizionit ka përgatitur disa raporte negative për punën e tij, përfshirë raportin për kohën kur ai ishte Ministër i Shëndetësisë (2008–2011). “Në vitin 2010, ESHR publikoi një raport për Ministrinë e Shëndetësisë për vitin 2009, për periudhën në të cilën Osmani ishte Ministër. Raporti konstatonte: Përdorim i paligjshëm i…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të rritur. “Për shkak të pushimeve verore, ka një frekuencë të shtuar të automjeteve, në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Dojran koha e pritjes është rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e vendit nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM. Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verilindor. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri 19, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 33 deri 39 gradë celsius. Në ditët në vijim moti pritet të jetë me diell dhe me temperatura të larat./Telegrafi/ Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.
Sparta Praha ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Sigma Olomouc. Më meritori për këtë fitore ishte sulmuesi kosovar Albion Rrahmani i cili realizoi golin e vetëm që i dha tre pikët skuadrës së tij. Rrahmani golin e fitores e shënoi në minutën e 56-të të takimit. Me këtë fitore Sparta shkon në kuotën e 10 pikëve dhe mban pozitën e tretë në tabelë, por me pikë të barabarta me Zlin dhe Slavia Praha që ndajnë dy pozitat e para. Për Rrahmanin, kjo ishte ndeshja e tretë radhazi në kampionat që gjen rrjetën duke konfirmuar formën…
Rezultatet e publikuara të Maturës Shtetërore tregojnë një rritje të dukshme të nivelit të suksesit të maturantëve në krahasim me vitin e kaluar. Sipas zëvendësdrejtorit të Qendrës Shtetërore të Provimeve, Ali Abdullai, nota mesatare e përgjithshme në të gjitha lëndët qofshin ato të detyrueshme apo zgjedhore ka arritur në 3.69, nga 3.26 që ishte vitin e kaluar, duke shënuar përmirësim pothuajse në çdo lëndë. “Këtë vit për dhënien e provimit të maturës janë paraqitur 15 mijë maturant, 3 përqind prej tyre nuk u paraqitën në ditën e provimit. 5966 maturantë ishin nga shkollat e mesme të gjimnazit, 8816 ishin nga…
Zëvendëskryeministri i parë shqiptarë, tani më kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, ka prezantuar sot projektin për ndërtimin e një parku të ri modern në këtë komunë, të cilin e ka cilësuar si një nga projektet më të mëdha dhe më të rëndësishme për të ardhmen e zonës. Sipas Mexhitit, projekti është përzgjedhur pas përfundimit të Thirrjes Publike dhe do të realizohet menjëherë pas marrjes së detyrës nga kryesia e re e Qytetit të Shkupit, në kompetencë të të cilit është ky park. “Parku i Ri do t’i japë frymëmarrje të re jo vetëm…
Kandidatët e pavarur për kryetar bashkie dhe listat e anëtarëve për këshillat bashkiake nuk do të jenë të detyruar të mbledhin nënshkrime për zgjedhjet e teta lokale të ardhshme që do të mbahen më 19 tetor, raundi i parë, dhe më 2 nëntor, raundi i dytë, pas nënshkrimit të vendimit nga Kryetari i Dhomës Legjislative, Afrim Gashi. Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Boris Kondarko, duke u mbështetur në nenin 60 të Kodit Zgjedhor, thotë se nuk ka të drejtë t’ia mohojë askujt të drejtën e garantuar kushtetuese për të marrë pjesë në zgjedhje, për të votuar dhe për t’u…
“Në fushatën për zgjedhjet lokale, unë do të ofroj zgjidhje për problemet e qytetarëve, të cilët janë të ngopur nga fushatat e zeza”, shprehet në intervistë për MIA Orce Gjorgjievski, kreu aktual i Komunës së Kisella Vodës dhe kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit, nga OBRM-PDUKM dhe koalicioni. Gjorgjievski është optimist se do të fitojë zgjedhjet lokale në Shkup me një epërsi të dyfishtë ndaj kandidatëve të tjerë në raundin e parë të zgjedhjeve, ndërsa përsërit se ajo që do të bëjë së pari në qytet është “pastrim të përgjithshëm”, sepse qytetarët meritojnë qytet të pastër. “Politika është garë…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari, në një konferencë për media ka shpalosur Pikën 5 të Platformës Kombëtare, e cila fokusohet në mbrojtjen e mjedisit, ekologjinë dhe zhvillimin e infrastrukturës moderne në komunat shqiptare. Taravari theksoi se kjo pikë synon pastrimin e deponive ilegale, krijimin e sistemeve të riciklimit, mbrojtjen e ujërave dhe burimeve natyrore, si dhe përdorimin e energjive të ripërtëritshme. Në planin e infrastrukturës, ai paralajmëroi investime në rrugë të rikonstruktuara me ndriçim LED, parkingje të organizuara, transport publik për nxënës e studentë, si dhe përmirësim të qasjes në zonat rurale. Taravari gjithashtu përmendi ndërtimin e…
Dy orë pritje në Qafë Thanë. kolona e gjatë në kufirin Maqedoni-Shqipëri në temperatura përvëluese Qindra qytetarë po përballen me pritje të gjata deri në dy orë në pikën kufitare të Qafë Thanës, mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kolona të gjata mjetesh janë krijuar në kufirin Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri, ndërsa temperaturat e larta mbi 35°C po e rëndojnë edhe më shumë situatën për udhëtarët. Qytetarët kërkojnë nga autoritetet zgjidhje sa më të shpejtë të problemit të madh, të pritjeve të gjata. Dy orë pritje në Qafë Thanë në të nxehtin përvëlues appeared first on Telegrafi.