Author: shqiperia
Anemia si pasojë e mungesës së hekurit në organizëm manifestohet me një sërë simptomash. Ndjesia e lodhjes pas gjumit, e të ftohtit të vazhdueshëm, ethet dhe plogështia janë disa prej tyre. Njeriu mund të ketë mungesë hekuri në organizëm për shkaqe nga më të ndryshmet, ku përfshihet ushqyerja e keqe, sëmundjet kronike, mosha dhe gjinia. Trupi e përdor hekurin për të prodhuar hemoglobinë. Hemoglobina transferon oksigjenin në të gjithë trupin. Mungesa e hekurit nënkupton më pak oksigjen në organizëm dhe fillimin e anemisë. Njerëzit më të rrezikuar nga anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit Gratë – Gratë janë më…
Mexhiti: Nuk ka ende një vendim përfundimtar që koalicioni “Vlen” të bëhet subjekt i vetëm politik
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe kryetar i Lëvizjes Demokratike, pjesë e Koalicionit Vlen, Izet Mexhiti tha se tashmë është hapur çështja Koalicioni “Vlen” të shkrihet në një subjekt politik, por siç tha ai, ende nuk kanë marrë vendim përfundimtar. “Kjo çështje është e hapur brenda “Vlen”-it, si para zgjedhjeve, ashtu edhe pas zgjedhjeve, është diskutuar me kundërargumente, tashmë është një çështje e hapur. Mendoj se konkluzioni i përbashkët është se brendi “Vlen” është ajo që bëri një ndryshim në kampusin shqiptar, arritëm në një fitore dhe një ndryshim, kur u bashkuam…
Zëvendës Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm për Çështjet Politike dhe Zëvendës Shefja e Misionit (UNSMIL), Stephanie Kouri, ka reaguar lidhur me situatën në Libi, duke informuar edhe Këshillin e Sigurimit për gjendjen aktuale. Ajo paralajmëroi se në dy muajt e fundit, situata në vend është përkeqësuar shumë shpejt sidomos sa i përket politikës, ekonomisë, sigurisë dhe stabilitetit. Më tej nënvizoi se veprimet e njëanshme nga politikanët libianë, ushtarakët dhe zyrtarët e sigurisë kanë rritur tensionet, kanë rrënjosur më tej ndarjet institucionale dhe politike dhe gjithashtu kanë komplikuar përpjekjet për të gjetur një zgjidhje nëpërmjet negociatave. Mes këtyre zhvillimeve, Kouri…
Rreth 24 persona humbën jetën pasi një varkë e mbingarkuar u përmbys në një lumë në provincën Ndombe të Kongos. Numri i të vdekurve pritet të rritet pasi shumë persona janë të zhdukur, tha të mërkurën një zyrtar lokal, raporton Reuters. Varka me rreth 250 deri në 300 pasagjerë u përmbys të dielën mbrëma pasi goditi trungjet e pemëve nën ujë, tha për Reuters administratori i territorit Kutu, Jacques Nzenza. Ai theksoi se mbingarkesa ishte shkaku kryesor i aksidentit. Udhëtimet në lumenj dhe aksidentet vdekjeprurëse me varka janë të zakonshme në vendin e Afrikës Qendrore, i cili ka pak rrugë…
Policia Detare ka shpëtuar dy turistë në plazhin e Drimadhës, të cilëve u ishte rrezikuar jeta për shkak të dallgëve ndërsa ndodheshin në gomone. Në njoftim bëhet me dije se dy pushuesit u nxorën në breg në gjendje të mirë shëndetësore. “Gjatë patrullimit me mjete lundruese në plazhin Drimadhë, Dhërmi, Njësia Policore Detare në këtë zonë konstatoi dy pushues me një mjet lundrues gomone, të cilët po rrezikoheshin nga dallgët dhe nuk mund të ktheheshin në breg. Shërbimet e Policisë ndihmuan dhe nxorën në breg dy pushuesit në gjendje të mirë shëndetësore së bashku me mjetin e tyre lundrues. Pushuesit…
Asgjë nuk kam gabuar për të dhënë dorëheqje. Nga ata që nuk votojnë në Këshill duhet të kërkoni dorëheqje. Qytetarët më votuan mua për ta udhëhequr Shkupin dhe i votuan edhe 45 këshilltarët të cilët për 500 euro duhet të paraqiten njëherë dhe të votojnë. Nëse duhet t’u kërkoj ta bëjnë këtë, ua kam kërkuar, jo një herë, por disa herë. Luten çdo muaj, por nuk ka asnjë reagim nga ana e tyre, tha kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Ajo sonte e ftuar në televizionin Sitel ka përmendur se kanë një program për mjedisin jetësor, një program për…
Psikologu klinik, Aria Campbell-Danesh, ka ndarë tre shenja kritika që tregojnë se është koha të largoheni nga ajo lidhje. Campbell-Danesh, i cili po ashtu është autor i librit “A Mindful Year”, ndan këshilla të shumta përmes llogarisë së tij në Instagram. Ai gjithashtu jep këshilla edhe për sa i përket relacioneve. “Shenja e parë është të nëse ndiheni vazhdimisht të mosrespektuar ose të nënvlerësuar. Respekti i ndërsjellë është themeli i çdo marrëdhënieje të shëndetshme dhe pa të, lidhja ka të gjasa të shkaktojë më shumë dëm sesa dobi”, shpjegon psikologu. Shenja e dytë sipas ekspertit, është nëse vëreni mungesë përpjekje nga…
Kërpudhat e zjarrit janë vërejtur në malin Serta pas zjarreve, dëshmi se natyra po rimëkëmbet, njoftoi sonte Sashko Todorov, kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Natyrës “Ekovita” nga Negotina. “Gjatë monitorimit të malit Serta të djegur së fundmi, ekipi i Shoqatës së Qytetarëve Ekovita konstatoi praninë e kërpudhave Pironema, e cila njihet për aftësinë e saj për t’u shfaqur dhe lulëzuar në mjediset pas zjarrit. Pironema, një anëtar i familjes Pyronemataceae, është e njohur si “kërpudhat e zjarrit” për shkak të natyrës së saj pirofile. Është një nga organizmat e parë që shfaqet në tokën e djegur, duke e bërë…
Lufta në Ukrainë, Borrell: Heqja e kufizimeve të armëve do të ndihmonte përpjekjet për paqe
Kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell thotë se ofensiva e nisur nga Kievi në rajonin rus të Kurskut përfaqëson një goditje serioze ndaj narrativës së Vladimir Putin. Në një postim në rrjetin social X, Borrell shtoi se heqja e kufizimeve në përdorimin e kapaciteteve kundër ushtrisë ruse, do të kishte efekte të rëndësishme, duke përfshirë atë të ndihmës për përparimin e përpjekjeve për paqe. “Ofensiva e Ukrainës në Kursk është një goditje e rëndë për narrativën e presidentit rus Putin. Heqja e kufizimeve në përdorimin e kapaciteteve kundrejt ushtrisë ruse të përfshirë në agresion kundër Ukrainës, në përputhje me…
Një aksident rrugor është shënuar në Pogradec mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit pranë tuneleve panoramikë. Paraprakisht mësohet se drejtuesi i motorrit ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar duke u përplasur me bordurën e rrugës dhe për pasoj ka marrë plagë në pjesën e kokës dhe fytyrës. I plagosur i transportua në sptialin e Pogradecit ku po merr ndihmën e mjekëve. Policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /vizionplus.tv











