Author: shqiperia

Një anije që po bartte emigrantë, të cilët po tentonin të kalonin nga Serbia në Bosnje e Hercegovinë është fundosur në lumin Drina gjatë natës, tha ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq më 22 gusht. “Mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, policia kufitare në Llubovi u informua nga autoritetet kufitare të Bosnje e Hercegovinës, por edhe nga qytetarët, që gjatë natës një anije me emigrantë është fundosur në Drina. Ata po tentonin ta kalonin lumin nga Serbia nga qyteza Dërllaça në komunën e Llubovisë dhe Orliçit në komunën Zvornikut”, tha Daçiq, sipas njoftimit. Menjëherë pas këtij njoftimi,…

Lexo më shumë

5 trupa të pajetë janë gjetur deri më tani nga fundosja e jahtit luksoz, ngjarje kjo e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 19 gushtit. Jahti ishte në pronësi të miliarderit britanik Michael Richard Lynch 59-vjeç, i cili humbi jetën së bashku me vajzën e tij 18-vjeç. Michael Richard Lynch konsiderohej si “Bill Gates i Britanisë”. Manjati britanik hodhi idenë për të realizuar udhëtimin në Mesdhe me familjen dhe miqtë e tij të ngushtë për të festuar lirimin e tij nga një çështje korrupsioni. Beteja ligjore shumëvjeçare e Lynch, e shkaktuar nga shitja e Autonomy, konsiderohet si një…

Lexo më shumë

Dea Mishel është një prej personazheve më të komentuar në rrjete sociale. Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 së fundmi ka komunikuar me fansat përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram. Njëra nga pyetjet që iu parashtrua kishte të bënte me jetën private, konkretisht nëse ka pasur ndonjë lidhje që ia ka vlejtur. “A ke pasur ndonjë lidhje për të cilën ia vlente të luftoje?”, ka qenë pyetja. Ndërkohë ajo i është përgjigjur “Largqoftë, po më patë ndonjëherë duke luftuar për një burrë më shtroni në psikiatri, sepse nuk do të jem unë kurrë kjo”. Më parë, prezantuesja zbuloi se ka…

Lexo më shumë

Këto ditë mund të shënojnë fundin e verës, një stinë e preferuar për shumëkënd, por të paktën tre shenja po hyjnë nga dita e sotme, 22 gusht dhe për tridhjetë ditët e ardhshme (deri më 22 shtator ), një nga periudhat më të bukura të vitit. të cilat Ai ka rezervuar shumë dhurata për ta. Çfarë janë këto? Virgjëresha Nëse ndiheni si fëmija i përkëdhelur i universit, jeni vërtet, pasi muaji i lindjes do t’ju ndihmojë të realizoni ëndrrat dhe qëllimet tuaja. Vetëm kini kujdes që të mos lejoni që zëri juaj i brendshëm i vetëkritikës t’ju sabotojë. Sidomos ata…

Lexo më shumë

Inspektorët e doganës dhe nëpunësit e doganës gjatë ditëve të kaluara kanë parandaluar disa tentativa për tregti të paligjshme të produkteve të brenduara, kontrabandë të cigareve dhe eksportimit ilegal të devizave. “Është parandaluar tregti e paligjshme me produkte të falsifikuara me firma të markave të njohura të modës, ku në disa kontrolle janë sekuestruar gjithsej 10.618 copë, mes të cilave rroba dhe çanta “Lui Viton”, “Armani”, “Guçi” dhe orë “Roleks”. Produktet janë konfiskuar, kundër autorëve janë paraqitur kallëzime kundërvajtëse, ndërsa është ngritur procedurë për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale”, informojnë sot nga sot Drejtoria e Doganave. Në vendkalimin…

Lexo më shumë

Tendiniti është një inflamacion që mund të përfundojë me formimin e kalcifikimeve në zonën e inflamuar. Kalcifikimet janë pikërisht shkaku i dhimbjeve të forta në shpatull. Zakonisht shfaqet tek femrat rreth moshës 40 deri në 50 vjeç dhe zakonisht në dorën dominuese (dorën të cilën e ushtroni më tepër), edhe pse, jo gjithmonë ndodh domosdoshmërisht kështu. Çfarë janë kalcifikimet e shpatullave dhe si t’i kurojmë ato? Kalcifikimet e shpatullave, të njohura gjithashtu si tendiniti i kalcifikuar, ndodhin kur depozitat e kalciumit grumbullohen në tendinat e shpatullës. Kalciumi shkakton acarim të tendinave të manshetës rrotulluese, gjë që mund të çojë në…

Lexo më shumë

Zbulohen detaje në lidhje me skemën e prostitucionit. Shtetasja kineze arrinte të rekrutojnë vajza të reja nga Kina  dhe nga Filipinet. Për këto të fundit u duhej vizë punë për të ardhur në Shqipëri dhe leje qëndrimi nga policia kufitare. Sektori për Hetimin e trafiqeve po hetojnë nëse dokumentacioni bëhej nëpërmjet vizave të rregullta pune apo përmes dokumenteve false. Burime bëjnë me dije ëpr gazetarin e Vizion Plus Esido Barkaj se Yang ishte ajo e cila i priste vete vajzat në Rinas dhe më pas I dërgonte në një ambient që e kishin marrë me qira në afërsi të Prokurorisë…

Lexo më shumë

Dramat në jetën personale të këngëtarit të njohur shqiptar, Blero, duket se nuk kanë të ndalur. Pasi ai ndau me publikun disa ditë më parë një postim emocional ku shprehte dhimbjen për largimin e ish-të dashurës, artisti ka vendosur të shprehë ndjenjat e tij në një mënyrë krejtësisht të veçantë. Në postimin e tij të mëparshëm, Blero zbuloi se që kur nuk është më me të dashurën e tij, të cilën e quan ‘bebi’, ai nuk ka mundur të gjejë paqe. “S’po më hahet buka prej që ti ke ik, nuk po kam gjumë duke të parë natë për natë…

Lexo më shumë

Ljubomir Fërçkoski është tërhequr nga posti i ambasadorit dhe përfaqësuesit të përhershëm të Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara (OKB) në Nju Jork. Fërçkovski dorëheqjen ia dorëzoi presidentes Gordana Siljanovska-Davkova dhe për vendimin e tij e njoftoi Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ). Së fundmi ai është thirrur në një bisedë në MPJ për parregullsi financiare të dyshuara në funksionimin e zyrës së përfaqësimit. Ndërkaq, biseda me shefin e diplomacisë, Timço Mucunski, nuk është realizuar për arsye shëndetësore të Fërçkoskit. Në një deklaratë për Libertas, Fërçkoski vlerëson se dorëheqja nuk mund të ndikojë në funksionimin e Misionit në aspektin…

Lexo më shumë

Dy turistë italianë janë arrestuar në ishullin Antipaxo në Greqi. Sipas informacioneve të mediave fqinje bëhet fjalë për kapitenët e varkave që ndezën një zjarr në plazhin e Pigit të Antipaxos. Zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje dhe është kujdesur që flakët të mos përhapen. Dy të huajt janë dënuar me 2250 euro gjobë, ndërsa sot pritet të dërgohen në prokurori. Njoftimi i policisë: Dy të huaj u arrestuan sot, më 22 gusht 2024, në kuadër të procedurës spontane, nga oficerët, pasi në kundërshtim me legjislacionin ekzistues kanë ndezur zjarr në një plazh pranë një zone pyjore, në zonën e Pigit,…

Lexo më shumë