Author: shqiperia

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska i shpreh se Qeveria e OBRM-PDUKM-së u kap në skandal me keqpërdorimin e institucioneve dhe kufirit shtetëror. Sipas tyre, Blerim Ramadani nuk u arratis, por ka qenë lirim i organizuar për në Kosovë nga funksionarë të lartë në MPB dhe institucione tjera. “PTHP nuk duhet të heshtë dhe duhet nisë hetim. Nëse PTHP nuk e bën këtë, ne do ta konsiderojmë se mban anën e MPB-së dhe mbulon këtë skandal”, tha Kuzeska. Ajo theksoi se Mickoski dje dha deklaratë skandaloze dhe në vend se të kërkojë përgjegjësi dhe hetim të brendshëm për rastin në fjalë,…

Lexo më shumë

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski në pyetjen nëse ende qëndron në deklarimin se ka njerëz që dëshirojnë ta destabilizojnë shtetin u shpreh se ata që dëshirojnë ta destabilizojnë shtetin janë më të fuqishëm kur ka jostabilitet, ndërsa demokracia nënkupton institucione stabile dhe do të bëjmë gjithçka që t’i mbrojmë këto institucione. “Informacionet për destabilizim janë të atilla çfarë janë. Të gjithë ata që u bënë milionerë dhe qeverisnin në 7 vitet e fundit, kanë interes ta destabilizojnë shteti për shkak se janë më të fuqishëm kur ka jostabilitet. Por ne si shtet dhe si qeveri do të luftojmë për shtet…

Lexo më shumë

Mjekët kanë filluar testimin e vaksinës së parë në botë për kancerin e mushkërive mRNA tek pacientët. Shpresa të mëdha po rriten nga fillimi i provave klinike të fazës së parë për një vaksinë mRNA dhe ekspertët e përshkruajnë si revolucionar dhe të aftë për të shpëtuar mijëra jetë . Kanceri i mushkërive, shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri në botë, është përgjegjës për epideminë e 1.8 milionë njerëzve çdo vit. Shkalla e mbijetesës në fazat e avancuara të sëmundjes, dhe veçanërisht në ata pacientë që kanë pësuar metastaza, është veçanërisht e ulët dhe nuk i kalon 10%. E njohur…

Lexo më shumë

Kandiati i pavarur për president, Robert Kenedi u tërhoq nga gara dhe doli në mbështetje të kandidatit republikn, ish presidentit Donald Trump. Disa orë pas konfirmimit të lajmit përmes një konference për shtyp, nip ii presidentit legjendar Xhon Kenedy, u shfaq krah Donald Trump në një aktivitet në Arizona. “Ne jemi takuar dhe kemi rënë dakord për çështje si siguria kufitare, liria e fjalës dhe përfundimi i luftërave. Ka ende shumë çështje dhe qasje për të cilat ne vazhdojmë të kemi dallime shumë serioze. Por ne jemi në të njëjtën linjë për çështje të tjera kyçe”, tha Kennedy. “Kandidatura e tij…

Lexo më shumë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në një intervistë për gazetën Fokus ka folur për pretendimet e BDI-së se qeveria aktuale nuk ka legjitimitet, si dhe njoftimet e Kryeministri Hristijan Mickoski se kjo parti (BDI) po përgatit destabilizimin e shtetit. I pyetur rreth legjitimitetit të kësaj qeverie, Gashi tha se si kryetar i Kuvendit, fokusi i tij është që të sigurojë që të gjitha mendimet të dëgjohen dhe të vazhdojnë të punojnë drejt qeverisjes gjithëpërfshirëse që reflekton vullnetin e qytetarëve dhe se kjo qeveri është e bazuar në dy shtylla: ligjshmërinë dhe legjitimitetin. “Ndonëse respektoj pikëpamjet e ndryshme, është e rëndësishme…

Lexo më shumë

Njësia speciale e policisë SEK ka arrestuar një të dyshuar të mundshëm për sulmin e mbrëmshëm me thikë në Solingen, i cili rezultoi me vdekjen e tre personave dhe plagosjen e tetë të tjerëve. Sipas gazetës BILD, SEK arrestoi një burrë në orët e hershme të mëngjesit në banesën e prindërve të tij, pas një informacioni nga një dëshmitar që e njohu të dyshuarin nga një krim i mëparshëm. Megjithatë, ende nuk dihet nëse ky është me të vërtetë autori i sulmit të djeshëm. Në një postim në platformën X, kancelari Olaf Scholz tha se kishte kontaktuar me kryetarin e…

Lexo më shumë

Disa predha luftarake të paplasura janë pikasur në vendin e quajtur Fusha e Shkrirjes në fshatin Komsi të Bashkisë së Matit. Gazetari i Vizion Plus, Dritan Kurti bën me dije se predhat janë në vend të hapur, ndërsa janë pikasur nga banorë të zonës të cilët kanë qenë në mal. Ato janë kontastuar rastësisht, por zona njihet si e ndotur për shkak se aty dikur bëhej demontimi i municioneve luftarake që ndodheshin në repartin ushtarak i cili ndodhet në vendin e quajtur “Pylli i Kadiut”. Prania e municioneve është rrezik për banorët e zonës të cilët e aksesojnë malin me…

Lexo më shumë

Mëngjesin e sotshëm në afërsi të urës tek “Vero Jumbo”, gjegjësisht në udhëkryqin e bulevardeve Krste Misirkov dhe Koço Racin një veturë përmes gardhit të urës së Revolucionit ka rënë në lumin Vardar. Nuk ka të dhëna për gjendjen e shoferit dhe nëse në veturë ka pasur pasagjerë të tjerë. Policia ndodhet në terren dhe po kryen kontrrollet në vendin e aksidenti. Vetura bie në lumin Vardar nga ura në Shkup appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

The Economist  Përktheu: Vizionplus.tv  “Më vjen keq Dave, kam frikë se nuk mund ta bëj këtë.” hal 9000, kompjuteri vrasës në “2001: A Space Odyssey” është një nga shembujt e shumtë në “fiction” mbi shkencën shkencore kur inteligjenca artificiale tejkalon krijuesin e saj njerëzor me pasoja vdekjeprurëse. Progresi i fundit në AI, veçanërisht futja në përdorim e Chatgpt, e ka shtyrë para sensibilizimin mbi “rrezikut ekzistencial” në axhendën ndërkombëtare. Në mars 2023, një mori kompanish dhe individësh të famshëm të teknologjisë, përfshirë Elon Musk, kërkuan një ndalimprej të paktën gjashtë muajsh në zhvillimin e AI për shkak të shqetësimeve mbi…

Lexo më shumë

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, përmes një foto të publikuar në Facebook ka njoftuar se KFOR-i amerikan ka qenë për vizitë në stërvitjen gjatë Kampit ndërkombëtar në Pejë, shkruan Reporteri.net. “Vizitë e këndshme Kfori Amerikan në vizitë në stërvitjen gjatë Kampit ndërkombëtar në Pejë!”, ka shkruar Kuka. KFOR-i amerikan viziton Kampin e xhudos në Pejë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë