Author: shqiperia
Ministria e Infrastukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Turizmit e Mjedisit kanë reaguar në një deklaratë të përbashkët në lidhje me çështjen e 816 tonëve mbetje që dyshohet se janë toksike, e të cilat kanë dalë nga porti i Durrësit me destinacion Tajlandën. Në deklaratë thuhet se që prej momentit të parë të sinjalizimit të këtyre dyshimeve muajin e kaluar, ka nisur një hetim i përbashkët me Zyrën e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimit. “Në të dyja rastet e përfolura të transportit, nga Elbasani drejt Tajlandës dhe nga Kosova drejt Kinës, mallrat e deklaruara si okside/hidrokside hekuri apo koncentrat zinku, janë transportuar…
Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, i është përgjigjur akuzave të LSDM-së dhe BDI-së lidhur me rastin e ish ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani, pas arratisjes së tij në Kosovë. Në një pronocim për gazetën LAJM, Mexhiti, tha se gjatë qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së, janë arratisur kriminel që kanë vjedhur miliarda, duke përmendur edhe rastin arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. “Është punë teknike, e njëjta ka ndodhur edhe në të kaluarën me rastet tjera. Ka ndodhur, bile kanë ndihmuar edhe njerëz që kanë vjedhur miliarda në Maqedoni si në çështjen e Gruevskit dhe të tjerëve, prandaj e kanë në mendjen…
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në fshatin Malinat të bashkisë Berat. Zjarri që mendohet se ka qënë i qëllimshëm, u përhap me shpejtësi drejt zonës kodrinore të mbjellë me vreshtari e pemtari, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Drejt zonës shkuan 20 zjarrfikës nga Berati, 10 nga Poliçani dhe forca policie. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur futjen e mjeteve zjarrëfikëse drejt zonës së zjarrit dhe për këtë arsye u punua me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u bë i mundur izolimi i zjarrit, duke u shmangur…
Një 33-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Kretë si pasojë e një aksidenti me motor ditën e djeshme. Sipas medieve greke, 33-vjeçari humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me një shtyllë betoni. Fatkeqësisht ai humbi jetën në vendin e ngjarjes. Sipas dëshmitarëve, shqiptari po kthehej nga një festival. Shqiptari ishte rritur në Greqi dhe banonte në zonën e Vatolakkos./vizionplus.tv
Disa shkolla fillore kanë shfrytëzuar pushimet verore për të rikonstruar objektet e tyre. Në komunën e Haraçinës janë kryer aktivitete ndërtimi në tre objekte shkollore, “Skënderbeu”, “Abdyl Frashëri” dhe shkolla periferike e fshatit Orllancë. Kreu i komunës, Ridvan Ibrahimi tha se të gjitha aktivitet ndërtimore janë kryer me investim të Ministrisë së Arsimit, komunës dhe donatorëve. “Në këto tre objekte të shkollave kemi shfrytëzuar në maksimum pushimin e gjatë ose pushimin veror dhe kemi punuar në shumë fusha, në shumë segmente për ta transformuar një gjendje shumë të mirë, të kohës dhe modern. Shkolla fillore “Abdyl Frashëri” me një kapacitet…
Noizy për Ledri Vulën: Një dhe i vetmi
Reperi kosovar Ledri Vula po vazhdon me koncertet e shumta të verës. Ai mbrëmë ka performuar në një nga klubet më të njohura në Dhërmi. I pranishëm ishte edhe reperi Noizy, i cili e ka cilësuar Ledrin, “si një dhe të vetmin” në mesin e artistëve shqiptarë. Noizy për Ledri Vulën: Një dhe i vetmi / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Të konsumosh ushqime të shëndetshme është shumë e rëndësishme për të mbajtur larg lloje të ndryshme sëmundjesh. Me përparimin e shkencës është arritur që shumë ushqime të përpunohen me qëllim që të jetojnë dhe të përdoren për një kohë më të gjatë. Këto lloj ushqimesh janë të thjeshta për t’u përdorur, pasi shumë prej tyre duan pak kohë për t’u përgatitur. Për më tepër, shumë fëmijë por edhe të rritur, janë të dhënë pas ushqimeve të përpunuara, të cilat ngadalë po dëmtojnë shëndetin e tyre. Prandaj është e rëndësishme të dini të bëni dallimin midis ushqimeve të shëndetshme dhe atyre…
Muajt korrik dhe gusht janë vala e sezonit veror në Strugë dhe Ohër. Duke qenë se jemi në fund të muajit gusht, atmosfera në këto dy qytete ka filluar të qetësohet dhe turistët po largohen. Megjithëse muaji shtator nuk premton shumë, sepse një pjesë e madhe e turistëve largohen, hotelierët thonë se edhe ky sezon veror ishte mjaft i suksesshëm dhe numri i mysafirëve ishte shumë i lartë. Ata thonë se edhe pse çmimet e shërbimeve hotelierike në Strugë dhe Ohër janë rritur, përsëri vendi ynë mbetet një nga destinacionet më të lira, në krahasim me vendet e rajonit. “Në…
Policia nuk sheh “asnjë motiv tjetër përveç terrorizmit” për momentin, tha prokurori Markus Kaspers, i cili po heton sulmin me thikë në Festivalin e Solingenit, në të cilin tre persona vdiqën dhe tetë të tjerë u plagosën. Gjatë një konference për shtyp, drejtori i policisë Torsten Fleiss konfirmoi se sulmuesi kishte synuar në mënyrë specifike qafën e viktimave të tij, gjë që fillimisht ishte mohuar. Duke iu referuar viktimave dhe të plagosurve, Fleiss deklaroi se të vdekurit janë një burrë 67-vjeçar , një burrë 56-vjeçar dhe një grua 56-vjeçare , ndërsa katër po luftojnë për jetën dhe se autori do të përballet me akuzat për të paktën tre vrasje. GRAPHIC: Mass stabbing attack at the Music…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) u është përgjigjur pozitivisht dy prej tri kërkesave që Kuvendi i studentëve të Universitetit të Shkupit ia ka parashtruar dy ditë më parë. Ministrja Vesna Janevska tha sot se ato janë zgjidhur “shprehimisht brenda një dite”, ndërsa për të tretën duhet edhe pak kohë. Në kërkesën e Unionit të studentëve të USHCM-së që të vazhdohet afati për aplikim për shujtën e studentëve edhe pas 5 shtatorit në mënyrë që të aplikojnë edhe studentët brucoshë, gjegjësisht të mos konkurrojnë për këtë të drejtë një muaj më vonë, Janevska tha se studentët të cilët regjistrohen në…










