Author: shqiperia
Dashi Nivelet tuaja të energjisë do të jenë të larta. Vendosjet planetare të sotme mund të mos jenë më të favorshmet për ju për sa i përket parave, kështu që tregohuni vigjilent ndaj financave tuaja. Do të jeni krenarë për arritjet e fëmijëve tuaj. Mund të takoni dikë nga i cili do të tërhiqeni menjëherë. Demi Mundohuni të mos e humbni qetësinë, veçanërisht në një kohë krize. Sot mund të jeni dëshmitarë të fitimeve të moderuara në aktivitetet e biznesit. Një sipërmarrje ekzistuese e biznesit mund të jetë në prag të arritjes së lartësive të reja. Një vizitë nga një…
Aksident i rëndë në Gramsh, 4 të lënduar
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bulçar të Gramshit. Si pasojë e përplasjes së mjetit, 4 persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar për në spitalin e Gramshit ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Por gjendja e njërit prej të plagosurve është e rëndë dhe pritet të transportohet me helikopter për në Tiranë. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila po kryen veprimet përkatëse./vizionplus.tv
Fuqia e lëngut të kumbullës për tretjen e mirë dhe shëndetin e stomakut, si ta përgatisni në shtëpi
Lëngu i kumbullave të thata ka bërë për vete shumë njerëz në botë falë aftësisë që ka për të zgjidhur problemin e mundimshëm të konstipacionit. Ky lëng ngjyrë vjollcë është i pasur me antioksidantë dhe substanca të tjera që përmirësojnë shëndetin nga këmbët tek koka. Nëse jeni në kërkim të një mënyrë natyrale për të përmirësuar tretjen, dendësinë kockore, zorrën e trashë, shëndetin e zemrës e të tjerë, atëherë duhet të konsumoni më shumë nga ky lëng. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për të gjitha vlerat që ofron lëngu i kumbullave të thata. Si përgatitet lëngu i…
Hamasi njoftoi se negociatorët e tij arritën sot në Kajro për t’u informuar mbi raundin e fundit të bisedimeve që synojnë arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Rripin e Gazës, disa orë pasi OKB-ja paralajmëroi për përkeqësim të kushteve në enklavën palestineze. Sulmet izraelite në Gaza vranë 50 persona sot, njoftuan autoritetet shëndetësore palestineze. Viktimat e përleshjeve dhe viktimat e 48 orëve të fundit mbeten në rrugë, ku luftimet vazhdojnë, ose të bllokuar nën rrënojat, shtuan ata. Ministria e Shëndetësisë e qeverisë së Hamasit njoftoi sot se 40,344 persona janë vrarë që nga fillimi i luftës, me të paktën 69 të…
Amarildo Hoxhallari, 34 vjeç u vra me thikë mbrëmjen e sotme në “Astir”. Dyshohet se viktima i kishte ngacmuar të dashurën Darment Kelit, 25 vjeç, i cili e goditi 4 herë me thikë, 2 goditje në gjoks dhe 2 në këmbë. Si pasojë e plagëve të marra, Hoxhallari ndërroi jetë në spitalin e Traumës. Amarildo Hoxhallari është një emër i njohur për policinë. Në vitin 2015 ai u arrestua si organizator i atentati ndaj Pajtim Serjanit, i njohur dhe si miku i Shullazit. Në atentatin e 5 janarit 2015 mbeti i plagosur polici Roland Mete dhe Pajtim Serjani. “Arrestohen në…
Një 38-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë” është arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia e Fierit. Në kuadër të operacionit “Wanted” në lagjen “1 Maji”, Fier, është lokalizuar, kapur dhe ndaluar, në banesë shtetasi A. Sh., 38 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”. 38-vjeçari, në vitin 2021, në Berat, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri një shtetas. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 aparat celular që ky…
Vetëm disa ditë pasi i kërkoi rikthim, Blero u kap “mat” së fundmi me ish të dashurën e përfolur të cilës i referohet si “Bebi”. Siç raporton Gazeta 10, këngëtari u pikas bashkë me ‘Bebin’ në një kafene në Prishtinë, takim prej secilit publikuan edhe një fotografi. Nuk dihet nëse Blero ka rregulluar raportet me ish të dashurën apo kjo çfarë kemi parë ka qenë vetëm një takim miqësor. Vetëm pak ditë më parë, këngëtari i kërkoi publikisht një rikthim, përmes një postimi me një mal me rreshta në Instagram. Pak ditë pasi i kërkoi rikthim, Blero…
Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë pasditen e sotme (24 gusht). Klajd Kapidani, 40 vjeç është goditur me kaçavidë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Besim Alla” në Tiranë. Nuk dihet gjendja e të plagosurit dhe motivet e ngjarjes. Ditën e sotme, rreth orës 18:45, u vra me thikë 34-vjeçari Amarildo Hoxhallari. Autor i dyshuar i ngjarjes është Darment Keli 25 vjeç, i cili u arrestua. Ngjarja ndodhi në “Astir”. Dyshohet se Hoxhallari i kishte ngacmuar të dashurën Kelit dhe për këtë arsye ky i fundit e goditi 4 herë me thikë. Dy goditje në gjoks dhe dy…
Gjermani – Organizata e Shtetit Islamik mori sot përgjegjësinë për një sulm me thikë në qytetin perëndimor gjerman të Solingenit që la të vdekur tre persona të premten. Më herët, prokurori Markus Kaspers, i cili po heton sulmin me thikë në Festivalin e Sollingenit, në të cilin humbën jetën tre persona dhe u plagosën tetë të tjerë, njoftoi se nuk shihte “asnjë motiv tjetër përveç terrorizmit” pas sulmit. Gjatë një konference për shtyp për rastin, drejtori i policisë Torsten Fleiss konfirmoi gjithashtu informacionin se sulmuesi kishte synuar në mënyrë specifike qafën e viktimave të tij, gjë që fillimisht ishte mohuar. Fleiss…
Ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski u shpreh se nga sot në MPB hapet aksion i posaçëm që fokusohet në sigurinë e Shkupit dhe paralajmëron prani të madhe të policisë në terren. Ai thekson se kjo vjen për shkak se MPB dëshiron ta kthejë sigurinë ashtu siç duhet të jetë. “Nga sot zyrtarisht u shpallim luftë kriminelëve të cilët nga qeverisja e kaluar u lejua aq shumë të bëjnë si në Shkup, ashtu edhe në territorin e Maqedonisë”, u shpreh ai. Sipas tij, nuk do të ketë persona me privilegje dhe secili që ka shkel ligjin do të përgjigjet para drejtësisë./Telegrafi/…













