Author: shqiperia
Kjo fundjavë ka sjellë një trafik të rënduar pranë urës së re të Kukësit, e cila ende nuk është hapur. Shkak për këtë është bërë dyndja e madhe e qytetarëve nga Kosova, të cilët kanë zgjedhur që këtë të dielë ta kalojnë në plazhin e Shëngjinit dhe Velipojës. Në pamjet e siguruara nga gazetari i Vizion Plus Altin Mema, shihet se mijëra makina qëndrojnë në radhë, në pritje për të mbërritur në destinacionin e tyre. Qytetarët e Kosovës vijojnë të jenë turistët më besnik të Shqipërisë, të cilët çdo vit zgjedhin plazhet tona për të kaluar jo vetëm fundjavën, por…
Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka siguruar videon nga momenti kur efektivi Erjon Goxhara filmoi Lorenc Kostën, pasi e plagosi në zonën e Komunës së Parisit. Në video, Goxhara dëgjohet t’i thotë Kostës se ai ka hyrë në mes të familjes së tij dhe i ka mbajtur peng bashkëshorten për 4 vite. “Kështu e pësojnë të gjithë ata që u hyjnë njerëzve në hak, që u hynë në familje. Ti të më mbash mua nusën peng, ti hash lekët! S’e ha dot ti djersën e familjes time. Nuk hy dot në familjen time”, thotë ai. Lorenc Kosta u godit…
Gjatë ditës së djeshme, të shtunën, kishte gjithsej 24 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave 2 janë aktiv, nën kontroll është një dhe 21 janë të shuar. Nga Qendra për Menaxhim e Kriza njoftojnë se zjarret aktive janë Resnjë, Galiçicë dhe në Çashkë.] Nën kontroll janë zjarret në Komunën e Demir Hisarit. Nga QMK theksojnë se zjarret në Saraj, Karposh, Aerodrom, Gazi Babë, Shuto Orizare, Haraçinë, Vasillevë, Bosillovë, Resnjë, Tetovë, Gostivar, Vrapçisht, Dollnen, Vinicë, Likovë, Kumanovë dhe Makedonski Brod./Telegrafi/ Sërish zjarr në Galiçicë, dy zjarre aktive appeared first on Telegrafi.
Mbi 1 mijë gjoba në ditë, Policia Rrugore bën bilancin e një jave: Kemi bllokuar edhe 7 automjete
Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e punës për një javë, ku janë vendosur me mijëra gjoba për shkelje të qarkullimit rrugor. Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore: Arrestime dhe procedime penale: 9 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. 2 persona për pa leje drejtimi. 14 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit. 3 largim nga vendi i aksidentit. Masat administrative: 9.318 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,331 në ditë. 24 masa për xhama të zinj. 618 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara. 325 masa për…
Është arrestuar në Francë Pavel Durov themeluesi dhe CEO i shërbimit të mesazheve të koduara Telegram. Ai u vu në pranga në aeroportin Le Bourget, afër Parisit. Kjo u raportua nga transmetuesi Tf1. Tridhjetë e nëntë vjeçari francezo-rus shoqërohej nga truproja e tij dhe një grua. Ndaj Durov, i cili ishte nisur nga Azerbajxhani me avionin e tij privat, kishte një mandat arresti francez I lëshuar nga policia gjyqësore franceze në bazë të një hetimi paraprak. Prokuroria beson se mungesa e moderimit, mosbashkëpunimi me forcat e rendit dhe mjetet e ofruara (numri amerikan dhe getta, shkëmbimi i kriptomonedhës etj.) e…
Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm mund të ndihmojë në kontrollin e oreksit gjatë ditës, duke parandaluar mbingrënien ose zgjedhjet e gabuara ushqimore më vonë. Tri nga alternativat më të mira të mëngjesit janë këto fruta: 1.Mollët Energjia dhe Mbështetja e Sistemit Imunitar Mollët janë një zgjedhje ideale për mëngjes, jo vetëm për shkak të shijes së tyre të këndshme por edhe për përfitimet shëndetësore që ofrojnë. Ato janë të pasura me fibra, të cilat ndihmojnë në kontrollin e oreksit dhe parandalojnë zgjedhjet e keqija ushqimore…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Gjatë pasdites në zonat malore do të ketë kushte për reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu. UV=7. Temperatura minimale do të jetë 12 gradë celsius, ndërsa maksimalja 38 gradë celsius. Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.
Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin “dënim” për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala “negativ” tregon largimin. Pra, nga këndvështrimi i prindërimit, një ndëshkim negativ nënkupton marrjen e diçkaje që fëmijët tuaj e pëlqejnë, për t’i detyruar ata të ndërpresin një sjellje. Vazhdojnë të grinden fëmijët tuaj? Ju ua hiqni kohën para ekranit. A vazhdon adoleshenti juaj të sillet keq pas paralajmërimeve të shumta? Ata nuk mund të shoqërohen me miqtë e tyre të premten në mbrëmje. Por a mund ta përdorin prindërit ndëshkimin negativ në mënyrë efektive? Dhe nëse është…
Që në fëmijëri na është thënë nga prindërit të tregohemi të kujdesshëm teksa hamë ose kur bëjmë detyrat, pasi për çdo njollë do të kishte një dënim. Por mesa duket njollat janë të pashmangshme. Përveçse të pashmangshme, ndonjëherë edhe të vështira për t’u hequr. Harxhojmë pafund para për të blerë produktet larëse dhe jo gjithmonë gjejmë zgjidhje. Zbuloni në Living disa truke interesante që mund t’ju shërbejnë në çdo kohë. • Qumësht dhe miell misri Njolla në tapet? Mos u shqetësoni, me vetëm pak qumësht mund t’i hiqni ato lehtësisht. Mjafton të përzieni qumështin me pak miell misri, derisa të…
Një makinë është përfshirë nga flakët orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.Ngjarja aksidentale ka ndodhur rreth orës 2:30 minuta në autostradën e Vlorës,në vendin e quajtur Kripa. Makina ka qenë në ecje kur është përfshirë nga flakët. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa mjeti është shkrumbuar plotësisht. Fatmirësisht nuk ka të lënduar./vizionplus.tv











