Author: shqiperia
Kredia për biznesin u rrit me 12%, ekspertët: Ndikim investimet në turizëm dhe infrastrukturë
Kredia për biznese në gjashtëmujorin e parë të vitit ka pësuar rritje me 12%, shifër që sipas Bankës së Sqhipërisë, tregon për një rritje rekord gjatë dekadës së fundit. Gjatë kësaj periudhe, bankat kanë kredituar kryesisht biznesin e madh, pas një stanjacioni që kredia për këtë grup shfaqi në dy vitet e fundit. “Faktorët se pse janë disa: Pjesa e investimeve që po bëjnë biznezet private, kryesisht në sektorin e turizmit. Faktor tjetër janë investimet publike që janë dhënë me forma të ndryshme të PPP, projeket infrastrukturore. Faktor tjetër kemi më pas edhe krizën që kaluam. Pas asaj krizës së…
Aktivistja Evi Kokalari ka sulmuar këngëtaren Bleona Qereti. Ajo ka ngritur pikëpyetje të shumta në raport me lidhjet e diplomatit të politikës, Richard Grenell, me këngëtaren shqiptare Bleona Qeretin. Statusi i Kokalarit: Po te futesh ne internet fjalet ‘Bleona nude pics’ skandalizohesh përtej çdo norme. Deri përpara disa vitesh, punonte si këngetare/kërcimtare në KABAREN e hotelit Faena ne Miami. Dhe sërisht, personalisht nuk e kam dëgjuar kurrë të këndojë ‘live’ dhe me sa kam kuptuar nuk kendon dot sepse stonon fatalisht. Vet-prezantohet si ‘diva’ dhe Madonna shqiptare, por e tillë nuk konkludon. Nderkohe që hap thashetheme të turpshme për të…
Justin Bieber dhe Hailey janë zyrtarisht prindër. Muzikanti, 30 vjeçar, dhe gruaja e tij modele-sipërmarrëse, 27 vjeçare, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku. Justin e konfirmoi lajmin të premten, më 23 gusht. “Mirë se vjen në shtëpi JACK BLUES BIEBER”, ka shkruar Justin në një postim në Instagram. Hailey postoi të njëjtën foto në Instagram Stories menjëherë më pas me emrin e fëmijës dhe një arush lodër. /Reporteri.net/ Justin dhe Hailey Bieber bëhen prindër të një djali / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në ‘arrest me burg’ Blerti Kanushin, 23 vjeçarin e arrestuar si autor të vrasjes së Faik Ajdinit më 19 gusht në fshatin Zhapokik 2 të Memaliajt. Po ashtu togat e zeza kanë vendosur të lënë në ‘arrest shtëpie’ Darovi Ajdini, gruan e Skënder Ajdinit. 23 vjeçari gjatë gjithë seancës gjyqësore ka qëndruar i heshtur, ndërsa është mbrojtur nga avokati Malo Sadikaj. Gjyqtarja Entela Selmanaj pranoi kërkesën e prokurorisë për masat e sigurisë duke rrëzuar kërkesën e avokatëve për një masë më të butë sigurie./vizionplus.tv
Policia e Shqipërisë arrestoi dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, një burrë dhe një grua për vjedhje në qytetin e Sarandës. “Dy personat me shtetësi të Maqedonisë të identifikuar si David Shapuriq dhe Sandra Neshkovska janë arrestuar nga policia në Sarandë”, shkruajnë mediat në Shqipëri. Sipas policisë, këto persona në plazhin e quajtur “Druri i thatë”, i kanë vjedhur shtetases greke çantën ku ka pasur dy telefona, syze dhe para. “Si rezultat i administrimit të shpejtë dhe denoncimit të shtetases greke, më 17 e këtij muaji, stacioni policor në Sarandë mundësoi identifikimin, zbulimin dhe arrestimin e dy të dyshuarve për…
Ndarja nga ‘bebi’, afërsia e sërishme me të, dedikimet publike, tatuazhi, e kanë bërë të jetë viral e ‘meme’ në rrjet këngëtarin Blero. Këtë situatë me doza humori ka vendosur ta trajtojë Gani Gërmia. Gani Gërmia ka postuar një fotografi gjatë qëndrimit të përbashkët në shtëpi krah Bleros ku shprehet: ‘Tu nejt afër Bleros me ju ra në sy femrave’. View this post on Instagram A post shared by Kryetari Gani Germia (@vissardermaku) Ndarja e ribashkimi me “bebin”, Gania Germia “tallet” me Bleron / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Këngë e valle në festën e Mokrës, banorët dhe vizitorët bëhen bashkë në aktivitetin e përvitshëm
Mes valleve, këngëve, ushqimeve tradicionale, shfaqjeve artistike nën malin e Kozicit është mbajtur për të 5-in vit Mokra n’Fest. Ajo bën bashkë banorë të zonës dhe vizitorë të huaj. Po aq festa rikthen në vendlindje edhe të ikurit ndër vite. Gjatë 5 viteve Mokra n’Festë është organizuar në fshatra të ndryshëm të krahinës së njohur në juglindje të vendit. Këtë herë ndalesën e pati në Potkozhan ku përmes një ekspozite u kujtuan figurat e njohura të tij. Një nga figurat më të njohura të këtij fshati është Maro Mokra ose siç njihet nga banorët e zonës,”Gruaja e Hekurt e Mokrës…
Shtatori mund të jetë plot mundësi për disa shenja, por për disa të tjera mund të sjellë disa pengesa dhe sfida. Nëse i përkisni një prej shenjave të mëposhtme, bëhuni gati të përballeni me disa tronditje. Virgjëresha Të dashur Virgjëresha, shtatori mund t’ju sjellë disa sfida, veçanërisht në punë dhe çështje shëndetësore. Nevoja juaj për përsosmëri mund të shkaktojë stres dhe zhgënjim. Mundohuni të mos jeni shumë të rreptë me veten dhe menaxhoni më mirë presionin e jetës së përditshme. Akrepi Shtatori sjell disa pengesa për Akrepët, veçanërisht në çështjet e marrëdhënieve dhe parave. Mund të lindin keqkuptime ose vështirësi…
VLEN: BDI e zhytur në korrupsion është pengesë për drejtësinë e vërtetë në rastin e Llaskarcës
Koalicioni VLEN e përshëndet vendimin e vonuar, por sipas tyre të domosdoshëm të Prokurorisë së Shkupit për të paraqitur ankesë kundër dënimit të papranueshëm dhe skandaloz të ulët të shqiptuar për rastin e Llaskarcës me pasoja tragjike. “Ne përkrahim fuqimisht kërkesën për dënime më të rrepta ndaj të gjithë përgjegjësve të tjerë të përfshirë në këtë tragjedi. Kjo ngjarje e tmerrshme, e cila u përpoq të relativizohej dhe minimizohej nga regjimi i kaluar me kuadrin e korruptuar të BDI-së, kërkon drejtësi të plotë dhe të paanshme. Por pyetjet që shtrohen janë të pashmangshme. A është ky një rast tjetër ku…
Arkivi i ushtrisë bëhet pjesë e DPA, procesi pritet të përfundojë në janar të vitit të ardhshëm
Mijëra materiale që i përkasin arkivit të Forcave të Armatosura do të jenë pjesë e Arkivit Qendror të Shtetit. Procesi ka nisur dhe pritet të përfundojë deri në nje janar 2025. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili vizitoi nga afër mjediset e arkivit, ku u njoh edhe me proceset e punës. Integrimi i arkivit të Forcave të Armatosura në Arkivin Qendror Shtetëror është një mundësi për të përmirësuar digjitalizimin dhe aksesueshmërinë për studiuesit dhe ekspertët e çështjeve të sigurisë. Ndërkohë vijon puna për përpunimin e disa kilometrave linearë materiale arkivore, ende të patrajtuara…










